Paniku që ka zënë Europën per rrezikun e nje lufte,nuk është është vetëm e për shkak të ndryshimit radikal të qendrimeve dhe optikës së re të gjeopolitike të SHBA, por se ka kohe qe asaj i mungon lidershipi i nevojshem per ta udhehequr drejt sfidave te kohes. E fokusuar ne zbatimin e agjendave globaliste per vite te tëra, e duke shpenzuar shuma marramendese per to,ajo harroi gjene me kryesore ate te shpirtit luftarak dhe patriotizmit, nje domosdoshmeri per ruajtjen e ekuilibrave dhe rendit ne kontinent.
Kjo ishte kuptuar dhe shfrytezuar nga Rusia ,e cila qysh ne vitin 2014 (kur aneksoi gadishullin e Krimese )filloi të realizonte objektivat e saj gjeostrategjike, per realizimin e bashkimit te “botës ruse.”
Per fat te keq Europa e sotme per shkak të politikave te saj jo shumë efikase te mbrojtjes e sigurise ( mbeshtetur kryesisht ne potencialin e Natos, pra ShBA )eshte larg Europes së Çerçillit, De Gasperit, De Golit ,Adenauerit, por dhe Shirakut, Thatçerit, Kohlit apo Miterandit.
Kjo ben qe sot te behen samite te njepasnjeshme të sforcuara dhe te leshohet alarmi per miltarizimin e saj, gje qe duhej bere vite me pare. Me ne fund po kuptohet se siguria e Europes nuk mund te realizohet duke mbajtur me aspirina Zelenskin e korruptuar,ku pertej heroizmit te popullit ukrainas është krejtesisht e pamjaftueshme per te shmangur rreziqet e nje konflikti te mundshem.
Europes i duhet kohe, shume kohe per nje rivitalizim të energjive te saj ne fushen e sigurise dhe mbrojtjes dhe kjo kohe fitohet duke mbeshtetur pa rezerva procesin e paqes ne Ukrainë ,inicuar nga SHBA dhe jo duke i rene daulleve te vazhdimit te luftes e duke shumefishuar keshtu viktimat ne konfliktin ruso-ukrainas, gjë që mund ti kthehet ne bumerang, ne se vazhdohet me të njejten llogjike.
Kohet kane ndryshuar edhe ne ShBA ,por dhe ne Rusi . Ajo nuk eshte me Rusia e pijedashesit Yeltsin,ku ushtria ishte ne dekadence e tanket shiteshin rruges ,por e nacionalistit Putinit qe po deshmon forcë e agresivitet ,qe duhet vleresuar objektivisht e duhet marrë shumë seriozisht.
.Sigurisht situata e krijuar kerkon edhe zgjimin tonë kombetar dhe masat per te perballuar nje situatë të imponuar nga jashtë , veçanërisht nga armiqtë tanë shekullorë. E në se Kosova është në rrugën e duhur ( ku miratoi një buxhet prej 1 miliarde euro per mbrojtjen), per Shqipërinë s’di ç’të them , ( s’kam info),vetem se duhet të ngulitim ne mendje se vertete Nato anetar i së ciles jemi është një siguri, por ne duhet te armatosemi ,te rrisim kapacitetet operacionale te forcave te armatosura , per te qene ne gjendje te perballojme qysh në momentet e para nje situatë të vështirë që mund të na krijohet.