U izolua një zonë përballë stacionit hekurudhor, një i arrestuar
VOAL – Policia ka izoluar në pasditën e së premtes zonën rrotull kishës së Shpirtit të Shenjtë, përballë stacionit hekurudhor të Bernës. Kjo është bërë e nevojshme për shkak të një alarmi për bombë.
Një i dyshuar është arrestuar, bënë të ditur forcat e rendit në Twitter, dhe janë gjetur “objekte të dyshuarae”.
Forcat e rendit, në numër të madh dhe të armatosur rëndë kanë mbërritur në vend. Me një megafon i kanë ftuar kalimtarët të largohen.
Funksionimi i stacionit ka vazhduar gjatë gjithë kohës nëpërmjet së quajturës Onda e nëpërmjet rrugës Neuengasse. Trafiku hekurudhor nuk ka pësuar ndalesa.
Komentet