VOAL – Alain Delon po bëhet gjithnjë e më i mirë. Admiruesit e aktorit 83-vjeçar, i cili ishte shtruar në spital në Zvicër për disa javë, në klinikën Genolier, ku ishte transportuar pas një qëndrimi të gjatë në kujdesin intensiv në Paris për një goditje në tru, i qetëson i biri Alain-Fabien. Mbrëmjen e së dielës ai publikoi një fotografi të babait të tij në mediat sociale. Në foton e parë që nga shtrimi, Alain Delon ka një buzëqeshje të madhe.
“Faleminderit për mesazhet tuaja të shumta”, shkroi 25-vjeçari në mesazhin e tij të tretë për gjendjen e legjendës së kinemasë franceze të transmetuar nga fëmijët e tij brenda pak ditësh.
I pari që u shfaq ishte Anthony, më i madhi, 54-vjeçar. Të enjten ai njoftoi (duke konfirmuar atë që u zbulua nga mediat franceze ditë më parë) se babai i tij po “pushon” në Zvicër. Të Premten, ishte Anouchka, nga ana e saj, njësoj si Alain-Fabien, e lindur nga marrëdhëniet me Rosalie van Breemen (Anthony ndërkaq është djali i Nathalie Delon). 29-vjeçarja kishte bërë të ditur që legjenda e kinemasë franceze “tashmë po mendon për projektet e tij të ardhshme”.
Komentet