“Zvicra? Shumë e bukur!” – ka përsëritur disa herë Trumpi.
VOAL – Alain Berset dhe homologu amerikan Donald Trump patën një takim pozitiv të premten (sot) në Davos në kuadrin e Forumit Ekonomik. Ka qenë rasti për të ripohuar miqësinë e madhe që i lidh dy vendet e për të konsoliduar lidhjet e forcuara kohët e fundit nga mbarëvajtja e Wall Streetit.
“I kam bërë zviceranët edhe më të pasur,” ka thënë kreu i Shtëpisë së Bardhë, gjatë atmosferës shumë të ngrohtë dhe pasi kishte deklaruar se ka respekt të madh për Konfederatën Zvicerane.
“Zvicra? Shumë e bukur!” – ka përsëritur disa herë Trumpi.
Presidenti i Konfederatës Zvicerane Alain Berset, ka lënë këtë shënim në Tweeter: “Takim i shkëlqyer me Presidentin Trump. Zvicra dhe SHBA janë në mesin e vendeve më novatore në botë. Dhe janë gati të forcojnë miqësinë e tyre të shkëlqyer.”
Në takim ishin të pranishëm edhe dy këshilltarët e tjerë federalë, kreu i Departamentit të Ekonomisë Johann Schneider-Ammann e ai i Departamentit të Jashtëm Ignazio Cassis.
Komentet