Këngëtari i njohur italian Al Bano është shtruar mbrëmjen e djeshme në spital pas problemeve me shëndetin.
Sipas mediave italiane, 73 vjeçari pas interpretimit përpara publikut, mbrëmjen e së dielës 19 mars, në Porto Sant’Elpidio, rrugës për në shtëpi, ndjeu një dhimbje dhe bashkëpunëtorët e tij e shoqëruan në një poliklinikë në Bari.
Në muajin dhjetor të vitit që kaloi , përpara Sanremos, këngëtari iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale pas një ataku kardiak.
Sipas burimeve të spitalit bëhet fjalë për një ishemi kalimtare. Pas shtrimit në Bari, Al Banon e vizitoi edhe shoqja e tij Loredana Lecciso. Gjatë natës ai u dërgua në spitalin e Leçes në repartin e specializuar për kurimin e iktusit.
“Është nën observim të specializuar, kanë bërë me dije mjekët. Në tre ditët në vijim do të qendrojë në rapartin e neurologjisë, ku i është rekomanduar një qetësi maksimale”. “Gjendja e tij është duke u përmirësuar qartësisht dhe nuk është rasti për t’u shqetësuar sepse gjithçka është nën kontroll”.
Pas operacionit në zemër dhjetorin që shkoi, Al Bano, ka rifilluar menjëherë aktivitetin e tij, siç ishte edhe pjesmarrja e tij në Sanremo, duke e shmangur njüe periudhë pushimi siç do të ishte e këshillueshme./giornale di Sicilia
Komentet