Zafke ka punuar si punëtor mjeksor në “kampin e ashtuquajtur të vdekjes” nga 15 gushti i vitit 1944 deri në shtator të vitit 1945
BERLIN – Nëntëdhjetë e pesë vjeçari Hubert Zafke muajin e ardhshëm do të dalë para Gjykatës gjermane ku akuzohet për 3.681 pika të aktakuzës për pjesëmarrje në vrasje në kampin famëkeq të përqëndrimit Auschwitz.
Zafke ka punuar si punëtor mjekësor në “kampin e ashtuquajtur të vdekjes” nga 15 gushti i vitit 1944 deri në shtator të vitit 1945. Në këtë periudhë në kampin e përqëndrimit kanë ardhur 14 trena me të burgosur në mesin e të cilëve ka qenë edhe adoloshentja Anna Frank.
Nga Gjykata gjermane bëhet e ditur se Zafke më 29 shkurt do të japë dëshmi para Gjykatës e cila konstatoi se ai është i aftë për proces gjyqësor.
Ai akuzohet për pjesëmarrje në vrasjen mizore të 3.681 personave. Përveç kësaj, nga Gjykata theksuan se Zafke ka qenë i vetëdijshëm për “qëllimet” e kampit. Rreth një million e 300 mijë hebrenj europianë humbën jetën në Auschwitz, kampin më të madh të përqëndrimit të Gjermanisë naziste. aa
Komentet