voal.ch – Aktori amerikan Tom Hanks i shkruan letër një fëmije tetë vjeçar australian të dhunuar në shkollë për shkak të emrit të tij: Corona.
Djali, Corona De Vries – raporton BBC – i kishte shkruar atij kur Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson ishin shtruar në spital në Queensland, Australi pasi u shpallën pozitiv nga virusi dhe aktori, i cili koleksionon makina shkrimi, i dhuroi djalit të vogël një vintage të Markës Corona.
“Kam dëgjuar lajmet që ju dhe gruaja juaj u sëmurët nga koronavirusi. A jeni mirë?”, i pyet djali i vogël, duke i treguar se në shkollë ai quhet ‘coronavirus’.
“Më vjen shumë keq kur nxënësit më thërrasin “coronavirus”quajnë”.
“E dashur mik Corona – i përgjigj Hanks – Letra juaj na ka mbushur me gëzim! Të falenderojmë që je një mik kaq i mirë. Miqtë i bëjnë miqtë të ndjehen mirë kur janë në tokë.”
Aktori dhe gruaja e tij u kthyen në Shtetet e Bashkuara pas tre javësh trajtim në Australi, ku kishin shkuar për xhirime. Bashkë me përgjigjen që u bë publike në të gjithë botën, aktori i dhuroi fëmijës edhe makinën e shkrimit./ANSA.it/EB

Komentet