Rreth një javë më parë, kryeministri Rama u shfaq në një video në Instagram i rrethuar nga një grup socialistësh duke thënë “Patronazhisti është ç’është, po aktivisti…”.
Me fjalën “aktivisti”, Edi Rama i referohet një aplikacioni në celular, që socialistët e kanë krijuar për ta bërë më të lehtë presionin dhe kontrollin e punonjësve të administratës shtetërore në shërbim të fushatës elektorale për 14 Majin.
Aktiv1st, aplikacioni i PS për kontrollin e aktivitetit të punonjësve publikë në rrjetet sociale
Aplikacioni quhet “Aktiv1st”.
Platforma elektronike, në dukje është një aplikacion i rëndomtë që bën bashkë anëtarët e një partie politike. Por realisht po përdoret për t’i detyruar punonjësit e administratës shtetërore të bëhen pjesë e aktivizmit politik të Partisë Socialiste nëpërmjet pëlqimeve, shpërndarjeve dhe komenteve në postimet e kryeministrit Rama, ministrave dhe kreut të bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj.
Më konkretisht, çdo punonjës i administratës fillimisht detyrohet të krijojë një profil për përdorimin e aplikacionit.
Në aplikacion janë të postuara në mënyrë kronologjike mesazhet më të fundit që Rama, Veliaj dhe ministrat kanë bërë në rrjetet sociale për të cilat kërkohet sa më shumë interaktivitet.
Në bazë të komenteve, të shpërndarjeve apo të pëlqimeve që një përdorues bën në postimet e Ramës, Veliajt dhe ministrave, ai vlerësohet nëpërmjet një sistemi pikëzimi.
Sa më shumë pëlqime, shpërndarje dhe komente, aq më shumë pikë fiton përdoruesi. Sa më shumë pikë në aplikacion, aq më shumë vlerësohet punonjësi në dikasterin e administratës ku punon.
“Aktiv1st mbështetet tek një sistem pikëzimi, i cili ndërveprimet me platformen on-line i përkthen në vlerësim të pasqyruar në “leaderboard”, sipas të cilit do të vlerësohen dhe individët, të cilët shfaqin më shumë iniciativë” thuhet në prezantimin e platformës në Google Play dhe App Store.
Pse duhet një sistem pikëzimi?
Nëse aplikacioni do të përdorej thjesht nga antarët e Partisë Socialiste, pëlqimet/shpërndarja dhe komentet do t’i liheshin vullnetit të tyre të lirë.
Por kjo nuk mjafton.
Sepse sistemi i pikëzimit duhet për të kontrolluar punonjësit e administratës shtetërore.
“Nëse pikët e grumbulluara në aplikacion janë të pakta, vjen një thirrje nga burimet njerëzore, shoqëruar me vërejtje verbale” tha për Lapsi.al një punonjës i administratës që kishte refuzuar deri tani përdorimin e aplikacionit.
Ndërkohë një tjetër, punonjës i Bashkisë së Tiranës rrëfeu se gjatë orëve të mbrëmjes merrte rregullisht mesazhe apo telefonata nga drejtues të ngarkuar me monitorimin e pëlqim/shpërndarje dhe komentet për postimet e Veliajt në rrjetet sociale.
Më parë monitorimi i punonjësve të administratës në rrjetet sociale bëhej manualisht. Tashmë aplikacioni “Aktiv1st” e bën më të thjeshtë presionin për të pabindurit, të cilët do të kenë pak pikë në aplikacion.
Me afrimin e fushatës zgjedhore, presioni është në rritje.
“Aktiv1st” është në vazhdën e sistemit të patronazhimit, një “Vëlla i madh” i modelit shqiptar i krijuar nga Partia Socialiste që tenton rikthimin e partisë-shtet, përmes ofrimit të shërbimeve shtetërore nga strukturat politike./Lapsi.al
Konsumimi i maxhorancës gjatë 12 viteve pushtet nga skandalet korruptive dhe mosreformimi i opozitës kanë krijuar kushtet që më 11 maj, një numër partish të vogla të kenë së paku shpres . . .
Mitrovicë e Veriut, komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe.
Sandra Cvetkoviq, Bekim Bislimi
Draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është . . .
Pas dashurisë shpirtërore të simpatizantëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për Ibrahim Rugovën fshihen grupet e interesit që bën plloje mbi trashëgiminë rugoviane, duke e shfrytëzu . . .
Fare pranë bregut të liqenit është një makinë me taraga franceze qw ka pas njw kabinw . Aty hyn dhe del një burrë i moshuar . Gabina është vendosur rreth 10 m larg bregut të li . . .
Analisti Fatos Lubonja mbron tezën se të gjithë forcat politike opozitare duhet të bashkohen për të kundërshtuar sistemin, pasi vendi thotë ai ka nevojë për rotacion.
Sipas Lubonjës . . .
Selia e Radios Evropa e Lirë në Pragë.
Radio Evropa e Lirë
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë të enjten se e njeh plotësisht rolin thelbësor të Radios Evropa e Lirë . . .
Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, duke mbuluar pushtimin rus të Ukrainës. Donjeck, prill 2022.
Radio Evropa e Lirë
Mes përpjekjeve të administratës së p . . .
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka zbërthyer skemën “5B” të Belinda Ballukut në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës.
Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi shk . . .
Kapja e shtetit, autokracia, ndikimi politik në administratën publike, gjyqësori, media e aktorët keqdashës global”, janë preokupimet e shërbimeve sekrete italiane ndaj vendeve të Ballk . . .
Me bëri përshtypje të jashtëzakonshme një vështrim, apo analizë komplementare dhe suplementare e Prof. dr. Elams Leci me titull: ” Rusia, rikthimi i gjeopolitikës komuniste dhe gjeopo . . .
Mikrofonë me logon e Radios Evropa e Lirë.
Radio Evropa e Lirë
Organizata me nam nga shumë vende të botës kanë lëshuar të mërkurën një deklaratë të përbashkët, përmes së cilë . . .
Pjesa e parë
Vasil Kokali, me origjinë nga fshati Aliko i Sarandës, ishte vetëm 21 vjeç, kur e internuan në vitin 1946 dhe ai jetoi në internim, deri më 1991, duke provuar kampet me tel . . .
Komentet