Në 2002 një bombë për pak sa nuk shpërtheu në redaksinë e “Bota sot” në Cyrih. Çuditërisht rasti është marrë përsipër nga një Gjykatë, shkruan “Tages Anzeiger“.
Në 27 shtator 2002, nga Posta e Oerlikonit është dërguar një paketë në drejtim të redaksisë. Brenda saj duhet të kishte shishe me verë dhe mes tjerash ishte shkruar ”E besueshme/ për biznes”.
Në fakt në paketë kishte një verë të mirë, por gjithashtu edhe diçka shumë të rrezikshme: “një granatë dore e artit rus të ndërtimit,” e gatshme për të shpërthyer. Kështu kishte shkruar gazeta “Bota sot” rreth lajmit të pranimit të paketës me bombë. Gazeta e cila botohet nga 1995 në Cyrih, shkruante se vetëm “nga rrethana fatlume nuk ishte aktivizuar mekanizmi i shpërthimit të bombës gjatë hapjes së paketës”
14 vite rasti mbeti i pasqaruar. Megjithatë Prokuroria ka akuzuar një të dyshuar, i cili në fund të janarit është arrestuar dhe është dërguar në burgun rajon të Bernit. Por gjërat përshpejtohen. Për shkak që disa nga paditë të mos vjetërsohen tani ka nevojë për një aktgjykim. Në shtator bëhen plot 15 vjet nga ajo ditë.
11 persona të kërcënuar
Në Zvicër vrasja vjetëroshet pas 30 vitesh. I dyshuari për dërgimin e bombës në redaksinë e “Bota sot” akuzohet për disa vepra penale si “vrasje të disafishtë të mbetur në tentativë”, “rrezikimin e jetëve njerëzore përmes lëndëve plasëse”, “përdorimin e gazrave toksik për qëllime kriminale” si dhe shkeljen e ligjit për armëmbajtje. Ai tani është dërguar nga burgu rajonal i Bernit në burgun e aeroportit të Cyrihut.
Zyrat e redaksisë së gazetës “Bota sot”, në Zurich, zyre në të cilën ishte dërguar një granatë dore e paketuar si dhuratë vëne në vitin 2001 nga posta e lagjës së Oerlikonit.
Rasti mund të dukej më keq : Dhurata me verë është dërguar në redaksinë e “Bota sot” në Cyrih, por botuesi i saj, Xhevdet Mazrekaj atë e ka hapur në Küsnacht, aty ku jetonte motra e tij. Sipas të dhënave të atëhershme, ai kishte pasur dyshimeve dhe njoftoi policinë.
Por nga një vendim anonim i ndërmjetëm i Gjykatës së Krimeve të Rënda janë dhënë disa detaje të reja: Sipas shkresës së aktakuzës nga shpërthimi i bombës do “plagoseshin për vdekje katër persona”,të cilët ndodheshin në terrasën e një apartamenti në Küsnacht. Aty ndodhej Mazrekaj, vëllai i tij, nipi dhe një person tjetër. Në vendbanim ndodheshin edhe shtatë persona tjerë. Sipas aktakuzës të gjithë ishin të rrezikuar nga “plagosja e lehtë deri te vdekja.”
Gazeta me shumë armiq
Autoritetet e drejtësisë dhe avokati i gazetës nuk kanë dashur të komentojnë rastin për shkak të ruajtjes së sekreteve.
Xhevdet Mazrekaj është i detyruar nga Prokuroria të heshtë. “Ne akuzojmë struktura kriminale në Kosovë, të cilët janë fuqizuar pas luftës,” tha Mazrekaj pas ngjarjes në një intervistë për TA. “Nuk e përjashtoj mundësinë e përzierjes së shërbimit sekret serb. Bëhet fjalë për një akt të qartë të motivuar politikisht.”
“Bota sot” kishte krijuar shumë armiq si gazetë e nacionalizmit shqiptar. Redaksia në Cyrih shpesh i kishte paraqitur serbët paushal si “kasapë”, “vrasës të mëdhej” dhe “vrasës të lindur”. Gjithashtu ajo akuzonte edhe politikanët e Kosovës si spiunë dhe kolaboracionistë serbë. OSBE, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Europian, e kishte akuzuar atë disa herë, shkruan “Tages Anzeiger”.
Gazeta kryesisht ishte kundër udhëheqësve të UÇK si Hashim Thaçi, Xhavit Haliti dhe Ramush Haradinaj. Ata akuzohen se pikë së pari kanë luftuar për pushtet në Kosovë dhe jo kundër terrorit të ushtruar serb. Thaçi sot është president, Halili është zgjedhur deputet në parlamentin e ri të Kosovës dhe Haradinaj është kandidat për kryeministër. Të tre kanë jetuar pjesërisht në Zvicër gjatë viteve 90-të. Agresori duhet të ketë qenë i afërt me ish udhëheqësit e rebelëve.
Mangësitë në aktakuzë
Pas atentatit të dështuar janë marrë në pyetje shumë persona dhe më vonë qetësohet rasti. Megjithatë nga janari Prokuroria ka filluar punën me vendosmëri. Për shkak që rasti të mos vjetërsohet ata punojnë me një tempo rekord. Gjykata ka gjetur disa mangësi në aktakuzë. Dhjetë personat e rrezikuar me jetë përmenden sipërfaqësisht, përveç botuesit Mazrekaj. Andaj Gjykata Penale nuk shihte arsye për të dënuar agresorin për “vrasje të disafishtë të mbetur në tentativë.” Gjithashtu janë vërejtur gabime të përllogaritjeve të shpenzimeve të deritanishme. Për këtë arsye Gjykata e kishte kthyer mbrapsht procedurën në fund të majit.
Në anën tjetër Prokuroria bën me dije se ndërkohë ka përgatitur një version tjetër. Ajo është e “sigurtë se gjykimi do ndodhë ashtu siç ishte planifikuar.” Terminet janë rezervuar për gusht./“Tages Anzeiger”.
PS
Kryeredaktor i Bota Sot asaj kohe ishte Skënder Buçpapaj, ndërsa Elida Buçpapaj kontribuonte si redaktore kolumniste
Komentet