Një gazetar opozitar bjellorus dhe aktivist kundër regjimit të Lukashenkos është ndaluar në aeroportin e Minskut, pasi i gjithë avioni që ishte nisur Nga Athina drejt Lituanisë është ndaluar në kryqytetin bjellorus për të arrestuar kritikun e presidentit të vendit.
Çfarë ka ndodhur? Një fluturim i kompanisë “Ryanair” që nisej nga Athina drejt Vilniusit të Lituanisë dhe që kalonte transit në hapësirën ajrore të Bjellorusisë, u detyrua nga autoritete e këtij vendi që të ulet në Minsk, për shkak të një “kërcënimi terrorist”. Pas kontrollit të avionit, përgjatë së cilit nuk u gjet ndonjë bombë apo objekt tjetër i rrezikshëm është bërë arrestimi i gazetarit Roman Protasevich.
Kush është Roman Protasevich? Ai është një gazetar dhe aktivist i njohur që ka kundërshtuar regjimin e Lukashenkos dhe ka qenë nga kritikët më të zëshëm të tij, përgjatë protestave 6-mujore në Bjellorusi pas zgjedhjeve që u manipuluan nga presidenti filo-rus që ka në pushtet që prej vitit 1991, çka i ka dhënë titullin mediatik “diktatori i fundit i Europës”.
Roman Protasevich
26-vjeçari ka qenë kryeredaktori i portalit “Nexta”, një platformë e cila ka hyrë në listën e grupeve ekstremiste në Bjellorusi për shkak të rolit që pati në protestat anti-qeveritare.
Për pasojë, Protasevich në vitin 2017 i akuzuar për shumë vepra penale është dënuar me vdekje dhe tani përballet me këtë dënim.
I menjëhershëm ka qenë reagimi ndërkombëtar, teksa NATO dhe Autoriteti Europian i Aviacionit e kanë konsideruar veprimin “një akt që cënon udhëtimet ndërkombëtare dhe rrënon sigurinë”.
Ndërkohë Ministria e Jashtme gjermane ka bërë thirrje për veprime të menjëhershme për të sqaruar situatën dhe për të liruar gazetarin.
Kujtojmë se përgjatë protestave të vitit të kaluar mbi 34 mijë njerëz u arrestuan në Bjellorusi në një nga represionet më të mëdha në lindjen e Europës pas rënies së bllokut komunist.
Shtetet evropiane kanë reaguar me zemërim, duke akuzuar Bjellorusinë për “terrorizëm shtetëror” dhe duke kërkuar dënim të rastit. Figurat politike në të gjithë Evropën tashmë kanë bërë thirrje që BE dhe NATO të ndërhyjnë.
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar Dominic Raab paralajmëroi se “veprimi i çuditshëm” do të kishte “pasoja serioze”.
Kretarja e opozitës në Bjellorusi Svetlana Tikhanovskaya, e cili u mund nga Alexander Lukashenko në sondazhet presidenciale vitin e kaluar të denoncuara gjerësisht si të manipuluara, ishte midis atyre që kërkuan lirimin e Protasevich.
Që nga zgjedhjet e gushtit, 66-vjeçari Lukashenko, i cili ka drejtuar vendin që nga viti 1994, ka goditur zërat kundërshtues. Shumë figura të opozitës janë arrestuar ose, si zonja Tikhanovskaya, që iku në mërgim.
Gazetari i arrestuar Roman Protasevich është dënuar me vdekje nga qeveria Lukashenko në 2017, dhe ndaj ka reagime për shkak të mundësisë së ekzekutimit./balkanweb
Komentet