voal.ch – Janë ca që të rregulluar dhe komod në kthinat e tyre të lluksit apo të rehatisë personale, mund të thonë se çfarë ‘ duhet opinionit publik një dokument ku shihet qartë firma e prokurorit të gjykatës ushtarake Nevzat Haznedari, i cili kërkon dënimin e Musine Kokalarit. Siç dihet pas kësaj regjimi kriminal e shembi jetën e Musinesë, nxënësen e Sami Frashërit, të lauruar në Sapienza, me temë diplome Naim Frashërin, shkrimtaren e parë grua të letërsisë moderne.
Më 12 nëntorin e 1944, Musinesë i kishin pushkatuar dy vëllezërit, Muntaz dhe Vejsim Kokalarin, ndërsa në qershorin e 1946, Musine Kokalari, 29 vjeçare, do të dënohej 20 vjet me burg dhe pastaj do të internohej, duke e detyruar të punonte si fshesare në rrugët e Rrëshenit!
A kanë ndërgjegje shqiptarët ?!

Foto e rrallë e Musine Kokalarit, dëshmisë tragjike të krimeve të diktaturës Hoxhiste Nga Agustin Miraka
Komentet