Detaje të reja vijnë nga aksidenti tragjik që ka ndodhur rreth orës 10:30 minuta të mëngjesit të sotëm në tregun e gjësë së gjallë në Milot.
Burime policore kanë bërë të ditur se, mësohet se janë 2 të vdekur dhe të paktën 6 të tjerë të plagosur, disa në gjendje të rëndë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërsa mësohet se edhe kanë mbërritur autoambulancat.
Dëshmitarët kanë thënë se një makinë u fut me shpejtësi në treg. Paraprakisht besohet se është një ngjarje aksidentale.
Komentet