Popullsia e Fthijes ku mbretëronte i ati i Ahiles, ishte pellazge atëherë Akili, që ishte biri i një mbreti të pellazgëve, patjetër që është pellazg.
MIKENA FLISTE SHQIP (4)
Perseu mbreti i Mikenës XV-XIV p.k.
Ishte djali i Danës dhe nipi i Akrizit, mbretit të Argos Pellazgjike; sa për babanë e tij nuk ka të dhëna, sepse pretendohet se e kishte me Zeusin. Në fakt Kreuzi e dëboi të bijën nga shtëpia, sepse ndoshta ajo duhet ta ketë pasur fëmijën jashtë martese, ndërsa burimet thonë se ai e dëbon të bijën, sepse thuhet se kishte parë në ëndërr që nipi kur të rritej, do ta vriste. Mendoj se varianti i parë është i saktë, duhet ta ketë dëbuar se e ka pasur fëmijën me ndonjë të dashur dhe për të qenë në rregull me të gjithë thoshte se e kishte me Zeusin.
Perseu mbahet si themeluesi legjendar i qytetit të Mykenës dhe kjo duhet të ketë ndodhur diku nga shekulli XV-XIV p.k. Në fakt nga të dhënat arkeologjike Mykena ka një qytetërim më të lashtë se këto shekuj me një kulturë të lartë e të sofistikuar siç paraqitet te maskat e arta që janë gjetur dhe varret monumentale që datojnë në shekullin XVI p.k. Perseu duhet të ketë qenë një nga mbretërit e Mikenës dhe themelues i dinastisë së Persejve që mbaron me Yllin, djalin e Herkulit kur Mikena pushtohet me luftë nga Pelopi, babai i Atreut. Emri Mykena ka lidhje me një lloj kërpudhe që quhej Myk. Në fakt myk i thonë edhe sot mykut në shqip, që është si një lloj kërpudhe, që mbin dhe rritet shpejt si ajo.
Ka autorë që thonë se djali i Perseut, Perseu është themelues i shtetit Pers, pasi dhe vet persët ia dedikonin krijimin e mbretërisë dhe të shtetit të tyre një të huaji.
Perseu ra në dashuri dhe u martua me Andromedën, vajzën e mbretit të Aethiopias, Kefeut dhe mbretëreshës Kasiope. Andromeda shkoi në vendin e burrit të saj në Tiryn në Argo dhe i dha atij disa fëmijë: Perseun, Alkeun, Heleu, Mestor, Sthenelu, dhe Eliktronin, gjyshin e Herkulit.
Atreu, Agamemnoni dhe Menelau
Atreu ishte babai i mbretit të Mykenës, Agamemnonit, i cili mbretëronte në atë vend gjatë kohës që u zhvillua Lufta e Trojës. Atreu ishte i biri i Pelopit frigas, apo trojan, që mori me luftë pushtetin në Mykenë, të cilën e qeveriste dinastia e Perseut. Nga trojani Pelop ka marrë emrin edhe gadishulli i Pelopit. Mykena njohu forcim ekonomiko-ushtarak gjatë qeverisjes së Atreut, por ajo kishte një rivale të fortë dhe të pasur, siç ishte Troja kryeqendra e Azisë së Vogël. Gjatë qeverisjes së Agamemnonit u zhvillua një luftë 10 vjeçare me Trojën që drejtohej nga Agamemnoni dhe Menelau. Si pretekst për shpërthimin e luftës shërbeu fakti që Pari rrëmbeu Helenën, gruan e Menelaut gjatë kohës që ai e kishte ftuar Parin në shtëpi. Rrëmbimi i grave është një zakon që e kanë përdorur gjithmonë shqiptarët, por rrallë e kanë ushtruar me gra të martuara.
Lufta filloi me pretekstin se Pari e kishte shkelur në besë, duke i marrë gruan kur Menelau i kishte besuar shtëpinë. Në fakt, besa ka qenë një institut juridik i së Drejtës Zakonore në botën albane, por nuk besoj se lufta shpërtheu për Helenën dhe as për besën, por për shkak të pasurisë që kishte Troja. Kjo luftë e gjatë, nuk do të ishte fituar kurrë nga Mykena, nëse ajo nuk do të kishte përdorur dredhinë pasi Troja ishte shumë e pasur dhe kishte aleatë gjithë Azinë e Vogël dhe Gadishullin Ilirik, pra, një ushtri të madhe. Mykena as mund ta ëndërronte që të fitonte përballë Trojës po të mos kishte qenë për kalin e drunjtë të Trojës në barkun e të cilit ishin futur ushtarët që i hapën portat ushtrisë së Mykenës natën. Ushtria e Mykenës e zuri në gjumë dhe në befasi ushtrinë trojane, e cila nuk qe në gjendje të mbrohej. Mykenasit ndërmorën një masakër të vërtetë duke vrarë të gjithë ata që i dolën para në mes tyre dhe anëtarët e familjes mbretërore të Trojës, Priamin dhe Parin. Një pjesë e popullsisë i shpëtoi masakrës dhe u shpërngul për në vende të tjera dhe nga kjo popullsi së bashku me popullsinë thrako-ilire krijohen kombe të tjera në Evropë. Kjo zonë që përfshin Trojën, gadishullin Ilirik dhe territoret e Detit të Zi, ka qenë nëna që populloi Evropën e bardhë.
Tezeu themelues i Athinës XIII p.k.
Tezeu ishte me origjinë nga fisi i Lapëve, të cilët jetonin në faqen lindore të malit të Pindit. Lapët duhej të jenë i të njëjtit fis me labët e sotëm, ndoshta Labëri apo Lapëri është quajtur zona malore nga Pindi deri në Karaburun. Këtë ide e hedh Aristidh Kola, që ishte një njohës shumë i mirë i popullsisë së këtyre territoreve. Tezeu njihet si mbreti i parë i Athinës dhe ka qeverisur në shekullin XIII p.k.
Tezeu njihet për reformat dhe ligjet që vendosi në qytet ku kryesorja ka qenë ndarja e popullsisë në disa kategori sipas pasurisë. Ai ndërtoi akropolin e Athinës, por muret rrethuese që janë quajtur si pellazge nuk dihet se në ç’kohë janë ndërtuar.
Ishte një burrë i pabesë dhe i linte femrat në mes të rrugës, pavarësisht se çfarë mund të bënin ato për të. Kështu pati disa gra, të parën Arjanën, princeshën e mbretit të Kretës, të cilën më vonë e braktisi. Rrëmbeu mbretëreshën e Amazonave, Hipolyten, me të cilën pati një fëmijë dhe që më vonë e la dhe u martua me Fedrën, me të cilin pati djalin Akaman, që mori pjesë në Luftën e Trojës.
Ka burime që thonë se Hypolyta solli amazonat për të vrarë të gjithë pjesëmarrësit në dasmë, por nuk ia arriti dot.
Gruaja e tij, Fedra, ra në dashuri me djalin që ai e kishte me amazonën Hypolyta, që quhej si e ëma Hy-po-lyt, por ai e refuzoi atë. Thuhet se ajo e gënjeu Tezeun se gjoja djali i tij e kishte përdhunuar dhe Tezeu vret të birin, por më pas del se ai ishte i pafajshëm dhe Fedra vret veten. Tezeu mbahet si mbreti i parë i Athinës dhe si i pari që kreu reforma në atë vend.
Akili
Ai ishte i biri i Peles dhe Thetit dhe kishte lindur në Fthija të Thesalisë. Fthija banohej në atë kohë nga pellazgë, dhe një fakt të tillë na e jep Dionis Halikarnasi në veprën e tij “Historia e vjetër e Romës” kur thotë për vendin e Akilit kështu “Në brezin e 6 ata (pellazgët) lanë Peloponezin dhe emigruan në Hajmoni, që sot quhet Thesali. Në krye të kolonisë ishin Aheu, Fthiu dhe Pellazgu të cilët e ndan vendin në tre pjesë në Fthioti, Ahe dhe Pellazgi”.
Popullsia e Fthijes ku mbretëronte i ati i Ahiles, ishte pellazge atëherë Akili, që ishte biri i një mbreti të pellazgëve, patjetër që është pellazg.
Straboni shumë shekuj pas luftës së Trojës thotë se: “Për pellazgët pothuajse të gjithë janë të mendimit se ishin një fis i vjetër, i përhapur në të gjithë Helladën e sidomos në vendin e etolëve afër Thesalisë… Thesalia që shtrihet nga gryka e Peneit dhe Thermopileve dhe gjer në malet e Pindit quhet Argo pellazgjike”.
I ati i Akilit ishte mbret i pellazgëve të Fthijas, ndërsa e ëma ishte Theti, perëndesha pellazge e Detit, pra emri i saj është shqip Theti do të thotë deti kështu që Akili me dy prindër pellazgë nuk ka se si të jetë tjetër veçse Pellazg.
Në varrin e Akilit do të përulej një mijë vjet më vonë iliro-maqedonasi Aleksandri i Madh dhe më vonë perandori i Romës me origjinë ilire, Konstandini i Madh, që tregon se këta dy burra pellazgo-iliro-albanë e mbanin për të fisit të tyre Akilin.
Akili në Iliadë del me tiparet e popullit shqiptar, si mikpritja që i bënë Priamit, edhe pse i kishte vrarë të birin Hektorin, besa që i jep atij dhe që Priami u thotë të vetëve dilni jashtë mureve, për çfarë të doni se më ka dhënë besën Akili. Këto kanë qenë institute të së drejtës popullore të shqiptarëve deri më sot.
Akili kur i lutet Zotit, i lutet Dodonës së pellazgëve. Pse i lutej Dodonës pellazge që ishte kryeqendra e pellazgëve? Fakti që ai i lutet për ndihmë Dodonës pellazge, tregon që ai ishte pellazg dhe që do t’i drejtohej perëndisë që kishte trashëguar nga paraardhësit e tij.
Plutarku thotë se “Akili në Epir nderohej si hyjni dhe në gjuhën e atij vendi quhej aspet”. Kjo fjalë në shqip i përgjigjet shumë mirë cilësisë kryesore të Akilit, i shpejt, që tregon vitalitetin e shqipes që s’ka ndryshuar, edhe pse kanë kaluar mijëvjeçarë. Pra spet=shpejt të shqipes së sotme, sepse nuk ka sh në gjuhën greke, siç ka shqipja dhe kur ne e përdorim këtë fjalë, edhe sot me nxitim e themi shpet-shpet pa ia vënë shkronjën j. Pra në gjuhën e përditshme shqiptare edhe sot përdoret shpet ose kur thuhet akoma më me nxitim e themi spet.
Akili quhet Mirmidon dhe në vendin e tij Homeri jep vendbanime me emra shqip si këto të sotme pa asnjë ndryshim.
Pel-jon që do të thotë po në shqip Pel-jon, mal në vendin e Akilit ku rriteshin kuajt.
Gyr-ton që në shqip do të thotë Gur-ton,
A-lopes që në shqip do të thotë A-lopë
Do-lop që në shqip do të thotë Do-lop
Ethik që në shqip do të thotë Thik, kështu quhej krahina malore në Thesali që do të thotë është si thikë e pjerrët.
Kuajt e Akilit quheshin Ksanthi, siç quhej kali i Hektorit, kundërshtarit të tij trojan, dhe si emri i një lumi në Trojë dhe kali tjetër bal. Sot në viset shqiptare të Ballkanit dhe kudo që jetojnë shqiptarë si në Itali, Turqi, Greqi, gjysma e kafshëve të shtëpisë quhet, bal që tregon se shqiptarët kanë gusto të njëjtë në vënien e emrave te kafshët. Pra emri bal i kalit të Akilit është emri më popullor për kafshët në botën shqiptare, si për qen, lopë, kuaj. Fjala bal në shqip do të thotë një kafshë që është me një bal, me shenjë, në trupin e saj.
Akili në të gjitha pikturat e ardhura deri më sot, paraqitet me simbolet e Dodonës pellazge, me shqiponjën që ishte simbol i Aleksandrit të Madh, Pirros, Skënderbeut dhe i shqiptarëve sot, si dhe me simbolin tjetër të yllit ose diellit, që ishte simboli i ilirëve dhe i flamurit të Aleksandrit të Maqedonisë.
Pra, etniciteti i Akilit është i qartë dhe i padiskutueshëm, ai ishte pellazg. Është e qartë se në këtë kohë Grekët nuk kishin ardhur në territoret e tyre historike Peloponez dhe Atikë dhe jo më të bëhej fjalë që të gjenden në territoret, të cilat shteti grek modern i përvetësoi shumë vonë.
Odisea
Ishte nga ishulli i Itakës në detin Jon, që shqip do të thotë i joni dhe ishte prijës i gjithë ishujve të Jonit dhe Epirit pellazgjik. Janë autorët e antikitetit që japin të dhëna për origjinën pellazge të Epirit.
Straboni thotë se “Shumë autorë të vjetër dhe fiset epirote i kanë quajtur Pellazge sepse ato shtriheshin deri atje (Në Epir)”.
Efori thotë se “Dodona është e ndërtuar nga Pellazgët”.
Po Efori thotë se “Fillimi i Heladhës është Akarnania (poshtë Prevezës), sepse kjo takon e para me fiset epirote”. Kjo do të thotë se epirotët nuk ishin Grek.
Hesiodi thotë se “Dodona (në Epir) dhe lisi ishin qendra e pellazgëve”.
Këto fakte tregojnë që Epiri ishte pellazg gjatë Homerit dhe gjatë antikitetit. Fillimi i Greqisë për autorët antik grekë ishte jashtë tokave të Epirit.
Aia apo Ajaksi
Emri i vërtetë i Aiaksit është Aia që shqip do të thotë Ai, dhe që ajo s që ua shtojnë grekët emrave zakonisht nga pas e bën të lexohet ashtu. Aia ishte kushëri me Akilin dhe ishte i të njëjtit gjak me të. Ajaksi kishte një vëlla me emrin Teukër, emër me të cilin quheshin trojanët, pasi i ati i tij kishte rrëmbyer në Trojë motrën e Priamit që quhej Hesiona, me të cilën kishte lindur Teukrin. Këtu del edhe njëherë i qartë se në Trojë luftuan trojanët kundër trojanëve, se vëllai i tij Teukri e kishte dajë Priamin. Aia luftoi në Trojë si aleat i Mikenës dhe ka qenë një nga luftëtarët më të zot, saqë për trimërinë që ka treguar disa e quajnë i madh. Thuhet se vrau veten se nuk pati lavdinë që kishte Akili dhe Odisea.
Helena e Trojës
Helena, preteksti i luftës s’mund të ketë qenë tjetër përveçse pellazge, ashtu siç ishin të gjithë ata që morën pjesë në Luftën e Trojës. Ajo ishte kushërirë e parë me Penelopën e Odisesë. Thuqididi te libri “Historiae” na tregon për origjinën e emrit helen “Para Luftës së Trojës, Helladamua bile më duket se ajo në tërësi nuk e mbante akoma këtë emër, se një emërtim i tillë nuk ekzistonte para Helenit, të birit të Deukalionit dhe se emrin ia kanë dhënë asaj sipas emrave të tyre fiset e ndryshme, më tepër pellazgët”. Pra, emri Helena nuk është emër etnik grek, por emër Pellazg. Dionisi i Halikarnasit kur flet për pellazgët thotë “raca e lashtë e pellazgëve ishte helene nga Peloponezi” “Këtu del edhe një herë qartë se emri Helen është emër pellazg dhe jo grek.
Helena e Trojës, apo Helena Dardanidi është personifikimi dhe simboli i bukurisë femërore të popullsisë vendase pellazgo-trojano-ilire. Në fakt, Homeri nuk e tregon direkt se ajo ishte shumë e bukur, por kjo del kur e shikojnë disa pleq trojanë, të cilët thonë se ia vlen lufta që u bë për të, pra, që donte të thoshte se ajo ishte shumë e bukur, aq sa ia vlejti të luftoje për të.
Komentet