Familjarët dhe Këshilli Organizativ për varrimin e akademik Mark Krasniqit në koordinim me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës janë marrë vesh që akademik Mark Krasniqi të varroset të dielën më 30 gusht, në orën 17, në Lagjen Arbëria.
Agjenda e ceremonisë mortore për akademik Mark Krasniqin:
Mbledhja komemorative në ora 13.00 në selinë e AKSHAK-së
Homazhe për qytetarë prej orës 13.30 deri në 15H në hollin e AKSHAK-së
Nisja e arkivolit nga AKSHAK-ja në ora 15.00.
Nderime pranë shtatores së presidentit Ibrahim Rugova.
Nderime pranë bustit të Skënderbeut.
Nderime pranë shtatores së Nënë Terezes.
Ceremonia mortore ne sallën sportive ne Pallatin e Rinise ne ora 14.00.
Varrimi në ora 17h në Prishtinë në varrezat e qytetit në Lagjen Arbëria.
Në këtë ceremoni mortore pritet të marrin pjesë bashkatdhetarë nga Evropa dhe Amerika.
Akademik Mark Krasniqi, për të gjallë ka kërkuar që varrim i i tij të bëhet me rite kombëtare e jo me ato fetare.
Komentet