Filmi “Quo Vadis, Aida?” është nominuar në katër nga pesë kategoritë
Sarajevë
Akademia Evropiane e Filmit shpalli sot në Sevilla nominimet për arritjet më të mëdha të kinemasë evropiane në vitet 2020 dhe 2021, transmeton Anadolu Agency (AA).
Filmi “Quo Vadis, Aida?” është nominuar në katër nga pesë kategoritë.
Kategoritë janë: filmi më i mirë evropian i vitit 2021, Jasmila Zhbaniç për regjisoren më të mirë evropiane, Jasna Gjuriçiç për aktoren më të mirë evropiane dhe Jasmila Zhbaniç për skenarin më të mirë evropian.
Përveç nominimeve të mësipërme, filmi “Quo Vadis, Aida?” u nominua për Çmimin e Filmit Universitar Evropian, dhënë nga studentë të universiteteve evropiane.
E gjithë kjo përfaqëson një tjetër arritje të madhe për një film që tashmë ka shënuar kinematografinë botërore në vitet 2020 dhe 2021. Ceremonia e mbylljes do të zhvillohet më 11 dhjetor në Mercedes-Benz Arena.
Filmi “Quo Vadis, Aida?”, i cili merret me gjenocidin e Srebrenicës, ka fituar disa çmime ndërkombëtare, ndërsa u nominua edhe për Oscar në kategorinë e filmit më të mirë të huaj.
Komentet