Jam AJTANGA LUBONJA-pensioniste, 69 vjec,
banore qe ne lindje ne TIRANE,
e persekutuar politike me statusin me te eger “ARMIKU I POPULLIT”!
Banore prej 24 vjetesh ne konviktet e QYTETIT STUDENTI, GODINA 15!
Po ju drejtohem me kete leter Z ERION, ndoshta kete here me pergjigjeni!
Do thoni JU…TIRANA eshte Metropol ka shume banore, ka shume probleme!
Jam nje banore qe kam punuar 40 vjet ne mardhenie me SHTETIN
edhe atehere kur SHTETI -DIKTATORIAL, me mohoi te drejten e profesionit
dhe me persekutoi duke me derguar ne punet me te rendomta deri ne breg te lumit te mbanja arka me rrush te kalbur qe ktheheshin ne raki,
ne punishtet primitive qe ndodheshin aty!
Shkova, sepse kisha nje femije jetim 2 vjeç per te rritur,
te cilin ma la pa baba rregjimi i Enverit!
Nuk dua te bej krahasime ndermjet PUSHTETEVE,
di te them qe me bindje jam e DJATHTE,
po asnjehere nuk kam perfituar privilegje!
Fakti eshte se megjithese kane kaluar 26 vjet qe gjoja eshte permbysur Diktatura,
une jetoj ne kushte te tmereshme, teper e semure, me nje pension qesharak 158 mije,
ku mua vetem ilaçet me bejne 129 mije leke!
Z ERION, populli jeton mes vuajtjes dhe mjerimit,
po une nuk i perkas asaj kaste njerezish qe kane përfituar,
unë vetëm vuajtje kam përfituar edhe në diktaturë edhe në postdiktaturë
dua të paktën atë që me takon si e persekutuar!
Demshperblimin nuk e kam marrë (vetem 1 KEST),
kurse me kerkohet te paguaj faturen e energjise prej 120 mije lekesh!
Absurde, nje njeri i vetem ne nje dhome konvikti energjia kushton 120 mijë, 108 mijë dhe kete muaj me kane meshiruar e ma kane shenuar 74 mije!?
Erdhi kontroll nga Bashkia dhe pane se sa energji mund te konsumoj une,
plus jau them me bindje qe keto kontatore qe na kane instaluar, jane te pa koaluduar dhe jane mbeturina te magazinave ne bote !
Kam kerkuar ndihme nga SHTETI,
ju kam kerkuar ndihme JU….
me duket vetja si lypsare!
Jo Z ERION, nuk jam LYPSARE…
e ruaj dinjitetin tim,
pse ju keni te drejte te jetoni jete normale,
une qe kam vite pune me shume se sa jeni Ju në moshë
duhet te zvarritem si QEN !
FUNDI I MUAJIT PER MUA DO JETE O TE JETOJ SI NJERI ME TE GJITHA TE DREJTAT O VDEKJA IME!
ME LODHI SHTETI!
Mbetem ne pritje te pergjigjes tuaj
AJTANGA LUBONJA!!!
O e mbarume nga ZOTI dhe BANDITËT e të djathtës tënde : Saliu dhe Luli !? Shko strehohu te ÇADRA e tyre se nuk ka siç thotë populli: Duvanë HOXHËS,bukën te KAURRI !!!???