Z.Bujar Nishani, President i Republikës të Shqipërisë
Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës të Shqipërisë
Z.Donald Lu, Ambasador i SHBA në Republikës e Shqipërisë
Tiranë, 6.07. 2016
Jam Ajtanga Lubonja, qytetare e Republikës të Shqipërisë, 68 vjeç, banuese ne Tirane, e Persekutuar Politike, e dënuar me damkën e egër si “Armike e Popullit”!
Të nderuar Zotërinj,
Për funksionet qe mbani, jeni shpresa e çdo qytetari!
Duke provuar te gjitha rruget ligjore, duke trokitur ne çdo institucion qe presupozohet te zgjidh problemet e popullit dhe duke mos marre asnje zgjidhje…
vendosa t’Ju drejtohem!
Trajtimi i të Persekutuarëve Politikë dihet boterisht se ne çfare permasa shnjerezore eshte trajtuar dhe vazhdon te trajtohet!
Kam 25 vjet qe vetem pres!
Sot jam e lenë në harresë nga shteti im në një kohë kur ngrihen në piedestal KRIMINELË, HAJDUTË, OLIGARKË!
Vuajtjet dhe ulërimën e popullit nuk e degjon askush!
Vjedhja, korrupsioni na kanë mbuluar…
boll me spektakle sikur po luftoni per POPULLIN!
Diçka njerezore ju kam kerkuar…atë që më takon “Rehabilitimin dhe kompensimin e të Persekutuarit” për vuajtjet që kemi hequr që edhe kur t’i zhdëmtoni 100 % nuk zhdëmtohen dot kurrë!
Prindërit më vdiqën me buzë të plasur e në varfëri (vetëm një këst mori babai i shkretë dhe vdiq)!
Nëna ime e bija e Et’hem Totos, burrë shteti, patriot e Ministër i Brendshëm në vitete 1935-36, vdiq po ashtu,
ne bijtë po plakemi në varfëri të plotë,
unë po vdes në një dhomë të mjerë konvikti, ku jetoj prej 25 vitesh e sëmurë dhe nuk kam mundësi kurimi…se ne na japin ilaçe të skaduara që të pasurohen politikanet tanë!
Jetoj me nje PENSION MINIMAL,
kërkova “PENSION SPECIAL” sepse i kam sherbyer vendit tim sa ta meritoj këtë pension!
Emri i familjes LUBONJA e thotë;
emri i Familjes TOTO e thotë!
Kam qenë në ball të lëvizjes per Demokraci, kam marrë pjesë në Nisma ku jam dënuar me vdekje; isha pjesë e Lëvizjes për rrëzimin e Fullanit! Por Fullani po zhdëmtohet, po kërkon miliona, ndërsa unë vazhdoj të jem “Armike e Popullit”, sepse pensionet speciale dhe privilegjet vazhdojnë t’u jepen komunistëve, spiunëve, lakejve!
Ju kërkon ndihmë!
Ndihmoni!
Me respekt
Ajtanga Lubonja
Komentet