Pano Soko, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për kontrollin e BKH te familjarët e Veliajt dhe hetimet për kryebashkiakut.
Soko tha se nuk duhet treguar mbështetje e verbër te SPAK, sepse kur vjen fjala te Erion Veliaj, prokuroria ka qenë shumë e ngadaltë, pavarësisht se ai ka disa çështje në hetim. Soko u ndal edhe te fakti që bashkëshortja e Veliajt i la agjentët e BKH të presin dy orë jashtë banesës, ndërkohë që ky standard nuk ndiqet me të tjerët.
“Ajo që kërkojmë ëhtë fillimisht të ndalohet vjedhja dhe të merren paratë mbrapsh. Edhe po ta lësh Veliajn vetëm gjashtë muaj, por t’ja marrin të gjithë paratë… Sa më shumë kohë e lë Erionin, aq më shumë mundësi i jep të fshehë paratë sa më mirë. Nëse ke për synim të ndalosh vjedhjen dhe të kapësh paratë… Dua që këto para të mos ikin.
Unë nuk jam prokuror, por rrogën po e marrin 10 mijë euro prokurorët. Çfarë të duan ata e kanë marrë, mjete, materiale, amerikanët janë aty, izraelitët me teknologji, cdo gjë. Tani duam shpejtsi. Entoni thotë me të drejtë, mos po shantazhohen këta?
Nuk mund ta përjashtojmë dhe të themi se po ecin shumë mirë. I kemi mbështetur por nuk po ecin shumë mirë.
SPAK të na tregojë a jemi të barabartë para ligji. Nëse SPAK nuk e ka forcën të tregojë që nga KM deri të qytetari janë të barabartë… Jo se janë ca më të barabartë.
Po shoh hetuesit e BKH që rrinë dy orë para derës së një banese, kur kanë të drejtë të shqyejnë çdo derë. Këto tregojnë shumë.
A jam unë si Pano Soko i barabartë me ta? Në derën time, po mos ta hap BKH vjen dhe e hap. Disa dyer shqyhen, disa të tjera…
Ideja është, nëse ne jemi të barabartë para ligjit, hetuesit e BKH derën time do ta kishin shqyer, por para një dere të dikujt me spaleta…
Mbështetja nuk përkthehet në verbëri dhe naivitet. Pra, kërkoj shumë mirë ti shkohet hetimit deri në fund, pse e kërkoj te Erion Veliaj, sepse në gjendjen e tij ai mund të ndikojë te shumë hetime, ka pesë hetime, mund të ndikojë te provat.
Nuk dua që njerëzit që kanë vjedhur këtë vend për 34 vjet të shpëtojnë prej neglizhencës apo se dikush bie pre e shantazhit”, tha Soko.