Albian Ajeti shfaqi edhe një herë talentin e tij. 18-vjeçarit i mjaftuan 5 minuta për t’i dhënë fitoren Baselit, në javën e fundit të kampionatit zviceran.
Gol të vlefshëm realizoi edhe Armando Sadiku për Zyrihun, ndërsa Riza Durmishi i dhuroi një pikë Brondbyt, me një gol në fund të takimit.
Dy gola këtë xhiro festoi Veton Berisha, me Vikingun në kampionatin norvegjez. Në javën e fundit në Serie A, nga shqiptarët u paraqitën vetëm Hysaj te Empoli dhe Lila te Parma.
Komentet