Gjenerimi i grafikave me ndihmën e A.I. (Inteligjencës Artificiale) është diç mjaft e këndshme, sfida juaj nuk shkon gjithmonë huq, shpesh ia vlen mundi i “shpenzuar”, anise jo gjithmonë, e kam thënë tashmë dhe këtë. Ndonjëherë duhet korrigjuar gjërat “manualisht”, gjithsesi, shpesh është “cool”, aty-këtu ndonjëherë madje dhe “super-cool”, pothuaj “akull… ngrirë” : )
Psh., mund ta ri-gjeneroni grafikën që sapo e krijuat, mund të gjeneroni versione të ndryshme pothuaj “fluturimthi”, duke ndryshuar diç nga “ideja e përgjithshme” apo duke ndryshuar ndonjë detaj të vogël, për të cilin mendoni pakëz më “ndryshe” ndoshta do ishte më mirë etj etj. dmth. pikërisht “njësoj” siç me mjetet tradicionale zhvillohet procesi krijues, derisa artisti ta arrijë atë që dëshironte. Mundësi vërtet të pakufizuara, dhe ky pakufizim… do t’thotë liri kreative, krijuese.
Në këtë shembull (tashmë i bie vitin e kaluar, jo shumë kohë më parë) pata eksperimentuar me një foto-portret të vetëm (stockphoto, si mostër referuese), duke ndryshuar detaje të vogla, ashtu siç ia bëjnë dizajnerët profesionalë, derisa t’jenë të kënaqur me versionin përfundimtar që synojnë ta përdorin – edhe pse, kuptohet unë pata testuar “just for fun”, siç mund ta merrni me mend dhe vetë : )
***
[ A. I. image generators offer limitless possibilities & creative freedom ]
(s. guraziu – ap, j 2024)
Generating graphics with A.I. (Artificial Intelligence) is something quite cool, your challenge doesn’t always go to waste, your effort is often worth it, it’s cool though not always, I already said this. Sometimes you have to correct things “manually”, anyway, often it is, here and there even super-cool, almost “frozen” : )
For instance, it allows you to re-examine the graphic you just generated, you can generate different versions almost “on the fly”, changing something of the “general idea” or changing some small detail, for which you think it would be better perhaps a bit “different” etc. etc. That is almost exactly “the same” as with traditional tools the creative process takes place, until the artist achieves what he wanted. Truly limitless possibilities, and this limitlessness… means creative freedom.
In this example (now it means… last year, not so lang ago) I experimented with a single photo-portrait of a woman (stockphoto, as reference), by changing small details, just as professional designers do, until they are satisfied with the final version they intend to use… although I did it just for fun, as you already may guess : )