(kuj i shkon për numri, e bartë me shëndet dhe turp)
– Për sonte, sall fillimin, mesin dhe fundin, tjerat nesermbrëma … –
Po t´vajtoj për së gjalli, o i mjeri delegat,
ty me barkun plotë e trurin krejt të thatë
…
Me ngritje dore, mjerim në aklamacion,
merr rrugën e marres, e din se ku t´çon
…
Ju … dje arsyes i mbyllët shtigje e dyer,
i veshët keq surratet e dolët pa fytyrë
…
Sikur hije të vdekura bëtë veten të mjerë,
kufomat e vjetra, i ringjallët dhe njëherë
…
Ju mua s´më përfaqësoni as sot si edhe dje,
çfarëdo që të thoni, ju kundërmon pleh …
…
(të plotë nesërmbrëma)
M.Thaqi VS., 01.06.2015
Komentet