Shehaj: Vjedhja është një gjë, biznesi është gjë tjetër. Këta njerëz tek ne nuk kanë sjellë asnjë kontribut, por vetëm…
Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht një biznesmen i njohur, Agron Shehaj, i ftuar në “Open” në News 2, tha se ndryshe nga vendet Perëndimore, në Shqipëri njerëz bëhen të pasur dhe të fuqishëm falë lidhjeve me politikën.
Ai shton se njerëzit e pasur në botë kanë bërë histori dhe kanë dhënë kontribute për shoqërinë, ndërsa në Shqipëri jo vetëm që nuk kanë dhënë kontribute, por kanë sjellë pasoja negative për tregun.
Ai thekson faktin se të vjedhës është gjë tjetër dhe të bësh biznes është gjë tjetër.
“Këta njerëz të jashtëzakonshëm që kanë bërë historinë e njerëzit, ndërsa njerëzit e pasur në Shqipëri janë të zakonshëm, që fal lidhjeve, servilizmit, në një mënyrë kriminale sepse korrupsioni është krim, kanë arritur të krijojnë një pasuri të caktuar. Gjëja e dytë që duhet t’i japim rëndësi është që këta njerëz kanë dhënë kontribut. Kanë ulur çmimet, kanë bërë të aksesueshme shumë produkte për shtresa të ulëta.
Në Shqipëri nuk kanë dhënë asnjë kontribut. Shqipëria në raport me rrogat ka çmimet më të larta në Evropë. Jo vetëm këta nuk kanë sjellë asnjë kontribut, por kanë sjellë pasoja negative për tregun. Vjedhja është një gjë, biznesi është një gjë tjetër. Ata që pasurohen përmes korrupsionit janë hajdutë jo biznesmenë.
Disa njerëz janë pasur në mënyrë të veçantë për shkak të lidhjeve me politikanin e radhës. Cila është pasoja tjetër që kanë sjellë këta njerëz të jashtëzakonshëm kanë sjellë opurtinitete për të rinj. Janë qindra dhe mijëra njerëz që kanë ngritur biznese mbi këto mjete si Facebook. Cila janë pasojat që sjellin kapja e tregut dhe lidhjet nepotike të biznesmenëve të fuqishëm në Shqipëri, mbi mundësinë që kanë qytetarët e thjeshtë, pasojat janë vjedhja e mundësive” tha Shehaj.Panorama