Pas një debati që nisi mbrëmë në lidhje me banesën e ish-kryetarit të Prishtinës, Ismet Beqiri, ka reaguar Agron Demi, drejtor i Institutit GAP, i cili ka numëruar disa raste kur drejtues të shtetit kanë përfituar të mira materiale nga buxheti i shtetit.
Ai Kosovën e ka quajtur si shtet zemërgjerë dhe shtet i zhvatësve.
Demi ka thënë se Ismet Beqiri nuk është kryetari i vetëm i komunës që ka përfituar banesë gjatë kohës sa ka qenë duke ushtruar postin e kryetarit.
“Në vitin 2009, liderët e të gjitha partive politike në Komunën e Klinës, duke përfshirë edhe kryetarin Sokol Bashota, i kishin ndarë vetit nga një banesë, me arsyetimin se duhet me qenë afër komunës,” ka shkruar Demi në llogarinë e tij në Facebook.
Ai ka kritikuar edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët sipas tij asnjëheër nuk ka kthyer kompjuterët laptop të blerë nga paret e buxhetit të shtetit.
“Çdo zyrtar publik i cili e përfundon mandatin e tij, asnjëherë nuk e kthen telefonin mobil, të blerë me buxhet të shtetit; ish-Kryetari i Kuvendit Nexhat Daci kishte rregullu dhëmbët me buxhet të Kuvendit, kurse në vilen e tij jashtë Prishtinës kishte dërguar një TV të blerë nga Kuvendi,” ka shkruar Demi.
“Krejt këto me pare të shtetit, në të cilin kontribuojnë me dhjetëra familje të cilat nuk kanë mundësi me i sheru anëtarët e tyre, e nuk kanë mundësi me ua ble një loptop fëmijëve, e me i rregullu dhëmbët e tyre,” ka thënë ai./Insajderi.com
Komentet