Gratë dhe vajzat, anëtare e simpatizantë të Lëvizjes Socialiste për Integrim Shkodër, në takimin e organizuar nën kujdesin e deputetit të Qarkut te Shkodres, Agron Çela, kanë shprehur mbështetjen për Bardh Spahinë, kandidatin e ‘Shtëpisë se Lirisë’ për Kryetar te Bashkisë Shkodër !
Deputeti Çela tha se Bardh Spahia është njeriu për të cilin Bashkia Shkodër e ka të domosdoshme ta ketë qytetarin e parë të saj, pasi ka vizionin, vullnetin, besimin dhe përkrahjen e qytetare për te punuar ne te mirën e këtij qyteti.
Duke ju referuar qindra grave e vajzave pjesëmarrëse në këtë takim entuziast, deputeti Agron Çela, theksoi se si këto janë edhe mijëra e mijëra votues të LSI-së në qytetin dhe fshatrat e Shkodrës, të bindur për të votuar me 6 mars për Bardh Spahinë!
Deputeti Çela nga ky takim, u bëri thirrje të gjithë zgjedhësve te Bashkisë Shkodër, që të votojnë me besim për Bardh Spahinë në zgjedhjet 6 marsit, njeriun që merr përgjegjësi me punë konkrete për zhvillimin e Shkodrës, dhe jo me premtime boshe! syri.net
Komentet