VOAL

VOAL

Agonia e Srebrenicës – 21 vjet pas

July 11, 2016

Komentet

Genc Burimi: Berisha i fokusuar tek programi! Rama ka fituar me tallava. Fituesi i zgjedhjeve vendoset nga Amerika

Analisti Genc Burimi, në një intervistë për Neës 24, ka komentuar zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, duke theksuar se Sali Berisha është i fokusuar te programi dhe se mund të përsërisë fitoren e tij, ashtu siç ndodhi në vitin 1997. Burimi ka argumentuar se në atë kohë, askush nuk e mendonte se Berisha do të kthehej në pushtet, pasi u arrit të formohej një parti e re me një program të qartë dhe të detajuar.

Sipas Burimit, koha e keqe e vitit 1997 dhe mungesa e mbështetjes ndërkombëtare për Fatos Nanon ndihmuan Berishën të arrinte fitore. Ai ka shtuar se edhe sot, Berisha është shumë i fokusuar tek programi.

Burimi ka kritikuar Kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai fitoi me “tallava”. Ai ka theksuar se në Shqipëri, fitorja e zgjedhjeve shpesh varet nga faktori ndërkombëtar, veçanërisht nga Amerika, duke u shprehur se “Amerika vendos në vende ku i lënë akses.”

Ai ka përmendur gjithashtu ndikimin e mundshëm të Donald Trump në zgjedhjet shqiptare, duke nënkuptuar se elementi ndërkombëtar është vendimtar për orientimin politik të vendit.

 

Genc Burimi: Më 1992 askush nuk e mendonte se Sali Berisha do të vinte në pushtet, një parti e re, me program me gjithçka. Berishën e solli në pushtet ajo kohë e keqe dhe mendon se sërish një program mund të përsërisë fitoren e tij. Në atë kohë, Nano nuk kishte mbështetje ndërkombëtare. Berisha është tepër i fokusuar te programi. Berisha është shumë i fokusuar tek programi. Rama fitoi me tallava. Në Shqipëri vendos Amerika. Varet nga Trumpi, Donald Trump do fusë shumë elemente. Edhe SPAK-u është i varur nga Amerika. Amerika vendos në vende ku i lënë akses. bw

‘154 ngarkesa me salmonelë janë në treg’- Vuksani: AKU ka gjetur derën mbyllur…

Drejtori i Departamentit të Bujqësisë në PD, Gjok Vuksani ka përgënjeshtruar Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, lidhur me masat që ky institucion ka marrë për bllokimin e sasisë së mishit të pulës të kontaminuar me salmonelë.

I ftuar në emisionin Kafe Shqeto në Syri TV, Vuksani ka sqaruar se ISUV ka pasur mundësinë që brenda 72 orëve të nxirrte përgjigjen e analizave për mostrën e marrë në lotin e kompanisë që importonte pulën nga Brazili, për t’ia vënë në dispozicion AKU-së, që kjo e fundit të merrte masa për  të mos lejuar që ajo të shpërndahej në subjektet tregtare në të gjithë vendin.

Sipas Vuksanit, AKU është e ‘plotfuqishme’ për të kryer çdo lloj inspektimi, edhe nëse biznesi është I kyçur, pasi ligji ia jep një fuqi të tillë, për sa kohë kërkohet garanci për sigurinë e konsumatorit.

Edhe në cilësinë e eksperit, Vuksani tha se AKU rrezikon të hidhet në gjyq për mosrespektim të standardeve gjatë marrejes së mostrës, pasi ajo kërkon kushte specifike të marrjes së saj.

Vuksani ngriti alarmin se 154 ngarkesa nga loti i kontaminuar me salmonelë, janë tregtuar nga subjekti në të gjithë vendin.

E gjithë puna e AKU dhe Ministrisë së Bujqësisë është që të mos futet në Shqipëri një produkt i rrezikshëm, pasi është vështirë ta kapësh. Baza ligjore është bërë në kurriz të sigurisë ushqimore, momenti I 2 si është marrë mostra, me pikë. Kompania ka të drejtë ta hedhë në gjyq pasi mostra është marrë në kushte të papërshtatshme. Në Durrës nuk ka zonë frigoriferike dhe të hapej kontejneri e të marrësh mishin në -18 gradë. Pasi nëse do bëhej në gradë më të lartë mund të kontaminohej, malli ka shkuar te tregtari dhe analizën e kanë marrë 10 ditë me vonë. Analiza salmonelë brenda 72 orëve. ISUV ka mundësi që ta lajmërojë subjektin që ka prezencë të salmonelës.

3 nuk bllokohet mishi me urdhër, AKU duhet të vendosë shiritin, e ka procedura. Mbahet një proces-verbal dhe bllokohet deri në moment, kur ke indicie nga urdhri i ri i ministrit Çuçi. Moment 4, kanë shkuar inspektorët e AKU dhe kanë gjetur derën mbyllur, vajtën të shtunën. Ligji i inspektimeve e ka qartë, nëse subjekti s’bashkëpunon, lajmëron policinë e shtetit. Ti je i plotfuqishëm për të siguruar jetën e konsumatorit. Kanë shkuar të shtunën s’kanë gjetur asnjë material dhe gjurmueshmërinë. Nëse t’i s’ke gjurmueshmërinë t’i gjobiteshm, edhe pa incidencë ushqimore.

154 ngarkesa nga ky loti i infektuar janë shpërndarë në të gjithë Shqipërinë. Është shpërndarje masive, nga 11 marsi-22-23-24 mars s’është marrë asnjë masë që kjo sasi të kthehet. S’kemi asnjë lloj mase, se sa sasi kanë konsumuar shqiptarët. Shfaqjen e incidencës si pasojë e konsumimit të mishit. Gjithë sistemi i Ministrisë së Bujqësisë ka çeduar, ministrja Denaj duhet të japë dorëheqjen, si përgjegjëse kryesore e mos-menaxhimit të situatës ushqimore që është pjesë e sigurisë kombëtare.

Lela: Si e bleu Rama një orë 1.4 milionë dollarë me rrogën e një kryeministri?

Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, ka hedhur dyshime të forta mbi pasurinë e kreut të qeverisë, Edi Rama, duke vënë në pikëpyetje burimin e të ardhurave të tij.

Në një postim në Facebook, Lela ka ironizuar luksin e udhëheqësve të NATO-s, duke ndalur vëmendjen te ora e shtrenjtë e kryeministrit shqiptar.

Image

“Udhëheqësit e NATO-s dhe orët e tyre… Pa më thoni: si ka mundësi që udhëheqësi socialist i Shqipërisë, që bën më pak se 200 mijë USD në vit, mund të blejë një orë që kushton 1.4 milionë USD?” – shkruan ai.

Image

Deklarata ka ndezur reagime të shumta në rrjet, ndërsa opozita e ka quajtur këtë një tjetër skandal që tregon pasurimin e pashpjegueshëm të zyrtarëve të lartë në kurriz të qytetarëve. “Ndërsa shqiptarët përballen me varfëri dhe krizë ekonomike, Rama shfaqet me një aksesor që nuk mund ta përballojë asnjë lider i rajonit,” – thuhet në reagimin e Partisë Demokratike.

A është kjo një dhuratë nga oligarkët? Apo një tregues i pastër i korrupsionit që ka kapur qeverinë?” – pyet Lela në postimin e tij.

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Rama vihet në qendër të akuzave për stilin e tij të jetesës dhe përdorimin e luksit, ndërkohë që shqiptarët përballen me vështirësi ekonomike.

Të ndalen privilegjet e pamerituara të deputetëve!- Nga Florim Zeqa

 

Të gjitha legjislaturat e deritanishme të Kuvendit të Kosovës, në radhë të parë kanë punuar për nxjerrjen e ligjeve për interesat e tyre personale, duke filluar nga rritja e pagave e deri tek privilegjet pas përfundimit të mandatit kushtetues!

 

Pagat pas përfundimit të mandatit, abuzim i sinkronizuar i buxhetit të shtetit

 

Sipas ligjeve në fuqi, secili deputet i legjislatures së kaluar që nuk e fiton ulësen në Parlamentin e Kosovës, me automatizëm e fiton të drejtën në pagesë vjetore prej 21.600 euro apo 1800 euro në muaj pas përfundimit të mandatit politik.

Mirëpo, e gjitha nuk përfundon me këtë pagesë mujore për një vit kalendarik. Pas një viti, ju bashkangjitet pensioni i përhershëm jetësorë sipas ligjeve në fuqi!

Që i bie, mjafton të bëhesh një herë deputet, për t’a thithur të mjerin shtet për tërë jetën pa meritë dhe pa bërë asgjë për të!

Ky është një privilegj i pamerituar dhe i padrejt në krahasim me të drejtat e zyrtarëve të rëndomtë shtetëror.

Vazhdimi i pagesës për deputetët edhe për një vit pas mandatit të përfunduar, është pak më tepër se padrejtësi ndaj qytetarëve, e në veçanti ndaj shtresave të varfëra të shoqërisë, të cilët kushtëzohen në forma të ndryshme për vazhdimin e asistences sociale!

Me këtë formë diskriminuese të privilegjeve për deputetët dhe zyrtarët më të lartë shtetëror, shteti i Kosovës është kthyer në pabarazi totale, ku dikujt nuk i përfundojnë sa të jetë gjallë privilegjet nga shteti, e disa të tjerë as asistencen sociale nuk e gëzojnë nga shteti për të cilin sakrifikuan shumë.

Kur jemi tek privilegjet e deputetëve, shumica prej tyre edhe gjatë mandatit të rregullt politik nuk e arsyetuan pagën e lartë dhe privilegjet shtesë me përformancën e dobët në Kuvend.

E për më keq se kaq, deputetët e minoritetit serb, pa prezencën e tyre fizike mbi dy vjeçare në Kuvendin e Kosovës i kanë marrë pagat e rregullta nga buxheti i shtetit të Kosovës. Përtej kasaj, ata deputet (serbë) që nuk do të jenë pjesë e legjislatures së re, prapë do të vazhdojnë të privilegjohen me pagat shtesë për 12 muaj për mospunën e tyre në shërbim të shtetit të Kosovës!

Gjatë legjislatures së fundit ndodhi edhe një privilegj shtesë për deputetët! Secili deputet e kishte të drejtën e angazhimit të një asistenti me pagesë nga shteti për t’i ndihmuar në rritjen e përformancës në Kuvend!

 

Kur janë në pyetje të privilegjuarit në institucionet e larta të shtetit, asnjëherë nuk mungojnë paratë nga buxheti i shtetit, kurse kur janë në pyetje rritja e pensioneve dhe e asistencës sociale për shtresat e rrezikuara gjithmonë tkurret ‘arka’ e shtetit!

 

Euro ra, por më 2024, nga Shqipëria doli 2.3 herë më shumë valutë se një vit më parë

Deficiti i llogarisë korrente u përkeqësua vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deficiti arriti vlerën e 607 milionë eurove, në rritje me 157% krahasuar me vitin 2023.

Kjo do të thotë që nga vendi dolën rreth 5.6 miliardë euro, kryesisht për blerjen e produkteve të importin, ndërsa hynë rreth 5 miliardë euro në formën e transfertave të emigrantëve, eksporteve, prurjeve të turistëve, të ardhurave nga puna jashtë vendit etj. Në vitin 2024, deficiti kishte zbritur në vetëm 263 milionë euro (4.53 miliardë euro valutë e dalë dhe 4.27 mld euro valutë e hyrë).

Edhe tremujori i fundit 2024 rezultoi me një rritje të ndjeshme të deficitit të llogarisë korrente, në vlerën e 232 milionë eurove, 55% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Efektin kryesor në rritjen e deficitit të llogarisë korrente për 2024 e dha thellimi i deficitit tregtar në mallra. Deficiti i tregtisë së mallrave vitin e kaluar arriti në pothuajse 5.6 miliardë euro, me një rritje prej 23% krahasuar me një vit më parë.

Bilanci tregtar në shërbime u përmirësua përsëri në 2024, por në përmasa të pamjaftueshme për të mbushur “gropën” e deficitit në tregtinë e mallrave.

Llogaria e jashtme në shërbime vitin e kaluar ishte pozitive në vlerën e gati 3.9 miliardë eurove, në rritje me 15% krahasuar me një vit më parë.

Pjesa dërrmuese e suficitit në shërbime erdhi nga turizmi. Statistikat treguan se të ardhurat neto në zërin e udhëtimeve të Bilancit të Pagesave kishin vlerën e 2.3 miliardë eurove, në rritje me 25% krahasuar me vitin 2023.

Por, ndërkohë që turizmi vazhdoi të rrisë kontributin e tij pozitiv në bilancin e pagesave, të ardhurat nga fasioneria pësuan rënie. Të ardhurat neto nga shërbimet për përpunim të inputeve fizike të zotëruara nga të tjerët ranë në 662 milionë euro, 14% më pak krahasuar me një vit më parë.

Nëse përjashtojmë vitin pandemik 2020, kjo është rënia e parë e të ardhurave nga fasoneria qysh prej vitit 2013. Sektori i fasonerisë në vitet e fundit është goditur rëndë nga mbiçmimi i fortë i lekut në kursin e këmbimit me euron. Ky mbiçmim ka vijuar edhe gjatë vitit 2024 dhe kursi ka arritur rekorde të reja historike në ulje, pranë kufirit të 98 lekëve.

Kontribut në rritje në bilancin e llogarisë korrente dhanë përsëri remitancat. Vitin e kaluar, dërgesat e emigrantëve arritën vlerën e 1.045 milardë eurove, në rritje me 12.5% krahasuar me një vit më parë.

Valët e reja të emigrimit të shqiptarëve në vitet e fundit kanë rimëkëmbur remitancat, duke ndikuar pozitivisht bilancin e llogarisë korrente të vendit. Inflacioni i lartë dhe rënia e kursit të Euros gjatë dy viteve të fundit gjithashtu mund të ketë nxitur rritjen e remitancave, për të mundësuar ruajtjen e fuqisë blerëse të familjeve të varura prej tyre.

Pavarësisht se bilanci i llogarisë korrente u përkeqësua ndjeshëm vitin e kaluar, kursi i këmbimit Euro-Lek vazhdoi rënien. Kursi mesatar i këmbimit ra me 7.4% krahasuar me një vit më parë. Një euro u këmbye mesatarisht me 100.7 lekë në 2024-n, nga 108.7 lekë një vit më parë, duke zbritur në nivelin m ëtë ulët historik. Ndërkohë, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024.

Të dhënat finale të publikuara nga banka qendrore treguan se blerjet e valutës vitin e kaluar arritën vlerën më të larta historike. Sasia e valutës së blerë është rritur me 249% krahasuar me një vit më parë. Por edhe këto blerje nuk arritën të frenojnë rënien e euros.

Megjithatë, deficiti në llogarinë korrente vazhdon të mbulohet nga flukset hyrëse në llogarinë financiare dhe kryesisht investimet e huaja direkte. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë ato shënuan vlerën e 1.58 miliardë eurove, në rritje me 5.6% krahasuar me një vit më parë./ Monitor

Armët, dhuna dhe shthurja morale po e çojnë shoqërinë në krizë të thellë- Nga ARIF EJUPI

 

Derisa armët qarkullojnë edhe nëpër duart e fëmijëve, nuk duhet të befasohemi me vrasjet që ndodhin çdo ditë. Ky realitet i hidhur, i mbështjellë me indiferencën shoqërore dhe dështimin institucional, po e çon kombin drejt një plage të thellë morale dhe shpirtërore.

Raste të rënda, si vrasja e punëtores Nexhmije Musliu Haradini në një furrë në Stanoc të Vushtrrisë, nga ish-pronari i saj Arsim Morina, që pas kryerjes së kësaj vrasje mizore u vetëvra dhe vrasja po ashtu në qytetin e Vushtrrisë e të riut 19 vjeç Ardit Zymberi, nga bashkëmoshatari tij Bleon Dibrani, si dhe vrasja e Naser Gashit në Prishtinë dhe plagosja e Miftar Miftarit, janë sinjale shqetësuese të krimit në rritje.

Gjatë kësaj jave edhe një mërgimtar yni nga komuna e Rahovecit kreu vepër të rëndë krimi duke vrarë gruan e tij, në Thanhausen të Landit Bayern të Gjermanisë. Fatkeqësisht krimi në shoqërinë tonë po bëhet përditshmëri.

Këto nuk janë më ngjarje të izoluara, por pjesë e një krize të thellë që përfshin dhunë në familje, xhelozi, varësi nga droga dhe mungesë të përkujdesjes institucionale. Shqetësuese është përplasja mes mendësisë tradicionale patriarkale dhe kërkesave legjitime të grave për barazi.

Shumë burra nuk arrijnë ta përballojnë këtë ndryshim dhe përfundojnë në krime të rënda.

Në të njëjtën kohë, ka raste kur gratë, pas dekadash bashkëjetese me burra në pamundësi për t’i përmbushur nevojat e tyre, sillen me mospërfillje ndaj burrave që e thellojnë distancën emocionale në martesë. Në këtë degradim të vlerave, rol negativ kanë edhe mediat tona, të cilat shpërndajnë dhunë dhe banalitete.

Sidomos, fëmijët dhe të rinjtë ushqehen me përmbajtje të dëmshme, ku edukimi moral është zhdukur kaherë nga ekranet tona.

Të rinjtë po bien pre e drogës, bixhozit dhe prostitucionit. Qeveritë nuk po ndërhyjnë në parandalimin e krimeve . Ato me rastet merren kur gjithçka përfundon me fatalitet.

Bastoret, kazinot dhe lokalet e shthurjes vazhdojnë të funksionojnë, pa kurrfarë kufizimesh duke dëmtuar të ardhmen e një brezi të tërë të rinisë sonë.

Shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut u duhen Qeveri efikase që prioritet parësor kanë luftën kundër krimit dhe vrasjeve. Vetëm atëherë secilit i shtohet shpresa për jetë në vendin ku ka lindur dhe ku ka qiparis e varre të të parëve të tij

Ky shkrim është përgatitur nga autori Arif Ejupi, në vazhdën e angazhimit të tij të rregullt publicistik, me reflektime dhe qëndrime personale ndaj dukurive që prekin shoqërinë shqiptare.

Kur Evropa zhvendos vëmendjen, çka ndodh me Kosovën?

Zhvendosja e vëmendjes së Perëndimit mund të krijojë boshllëqe në siguri, sidomos në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë, vlerëson Hikmet Karçiq, autor i librit “Torturë, poshtërim, vrasje: Brenda sistemit të kampit serb të Bosnjës”.

 

Valona Tela

Javët e fundit, ideja për një mision evropian në Ukrainë ka marrë vrull. Nëse realizohet, mund t’i ripërcaktojë prioritetet e sigurisë në Evropë. Por si do ta ndikonte praninë e NATO-s në Kosovë? Më pak vëmendje, më shumë rrezik, parashohin disa analistë.

Ndërsa Evropa shqyrton dërgimin e trupave në Ukrainë, në lojë hyn edhe një front tjetër: Kosova.

Me mijëra paqeruajtës evropianë të dislokuar në vend, a mund të ndodhë që përqendrimi i burimeve dhe vëmendjes në lindje, ta lërë Kosovën më të cenueshme?

NATO-ja siguron që jo. Në një përgjigje dhënë Radios Evropa e Lirë, një zyrtar i aleancës thotë se “NATO-ja, prej kohësh, është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë në këtë drejtim, së bashku me angazhimet e tjera që mund t’i marrin aleatët”.

Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, është vendosur në Kosovë pas përfundimit të luftës, më 1999.

Aktualisht ka mbi 4.600 trupa – shumica dërrmuese e tyre evropianë. Italia prin me mbi 1.200, pastaj vijnë shtetet e tjera, si: Hungaria, Gjermania, Polonia apo Zvicra me qindra ushtarë.

Në Bosnje e Hercegovinë, gjithashtu, prej dekadash ka një mision paqeruajtës, që përbëhet prej forcave evropiane.

Me 1.100 ushtarë dhe 3.500 të tjerë rezervë, EUFOR-i ofron mbështetje për institucionet e këtij vendi në ruajtjen e paqes, që nga viti 2004, kur i ka zëvendësuar forcat e NATO-s.

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ishte në Bosnje dhe në Kosovë pikërisht këtë muaj. Në një takim me gazetarët në Prishtinë, më 11 mars, tha se angazhimi i NATO-s në rajon mbetet i fuqishëm edhe sot e kësaj dite.

Ai tha se dërgimi eventual i trupave evropiane në Ukrainë do të mund të ndikonte në rishikimin e pranisë së huaj ushtarake në Ballkan, por nuk tha se si apo kur.

“Është shumë herët [të flitet], sepse, së pari, duhet të arrihet marrëveshje për paqe në Ukrainë, apo për armëpushim, përpara se të filloni ta ruani atë”, tha Rutte.

Britania dhe Franca po udhëheqin përpjekjet për mbledhjen e një force ushtarake, që do të vendosej në Ukrainë, në rast të armëpushimit.

Kjo, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, inicioi bisedimet për një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës – tre vjet pasi shteti rus nisi pushtimin në shkallë të plotë të fqinjit të tij.

“Mbretëria e Bashkuar dhe Franca po udhëheqin së bashku planet për aranzhimin e garancive të sigurisë për Ukrainën. Ne po e bëjmë këtë punë së bashku. Po bashkëpunojmë ngushtë me vendet partnere dhe po përpiqemi të krijojmë një koalicion vullnetarësh nga Evropa dhe më gjerë”, tha sekretari i Britanisë për Mbrojtjen, John Healey.

Pas një takimi të udhëheqësve evropianë, më 27 mars në Paris, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se ata u pajtuan që t’i shqyrtonin çështjet specifike ligjore rreth çfarëdo force evropiane të sigurisë për Ukrainën, dhe të raportonin pas tri javësh.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se misioni nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e SHBA-së, por SHBA-ja ishte e ftohtë ndaj idesë së ndonjë roli ushtarak në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha, po ashtu, se për Rusinë do të ishte e papranueshme prania e forcave të vendeve të NATO-s në Ukrainë – “në secilën rrethanë”, sipas tij.

Disa vëzhgues si Tim Less, nga Qendra për Gjeopolitikë e Universitetit të Kembrixhit, nuk presin që ky mision të formohet, pikërisht për shkak të këtyre kundërshtimeve.

Në vend të tij, Less pret që Evropa t’i fortifikojë shtetet që janë më të shqetësuara nga kërcënimi rus, si ato të Baltikut, Polonia, Rumania apo Moldavia.

“E, nëse vlerëson se Ballkani është në front për t’u ballafaquar me Rusinë, atëherë mendoj se do të shohim një militarizim më të madh, sidomos të Kosovës dhe Bosnjës. Por, nëse ndodh skenari i parë, ai do të kërkonte një lloj rialokimi të burimeve larg Ballkanit, drejt atyre vendeve të tjera”.

“Në atë rast, Serbisë do t’i dërgohej mesazh i qartë, se nuk do të përballej me kundërshtime, nëse i shtyn përpara qëllimet e veta politike”, thotë Less për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Këtë mendim ndan edhe Hikmet Karçiq, bashkëpunëtor hulumtues në Universitetin e Sarajevës dhe autor i librit “Torturë, poshtërim, vrasje: Brenda sistemit të kampit serb të Bosnjës”.

Zhvendosja e vëmendjes mund të krijojë boshllëqe në siguri, sipas tij.

“Çdo dhunë që ndodh në rajon, ka potencial të përhapet nga një vend në tjetrin – në Bosnje, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni të Veriut. E kemi parë këtë edhe në të kaluarën. Por, viteve të fundit ka qenë fokusi i Perëndimit, i NATO-s, ai që e ka mbrojtur rajonin”.

“Në Kosovë, për shembull, prania e trupave të huaja është arsyeja kryesore përse Serbia nuk ka bërë përpjekje – përveç para gati dy vjetësh në Banjskë – ta sulmojë fizikisht atë”, thotë Karçiq për Exposenë.

Jeta Loshaj, hulumtuese në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, pret që rajoni i Ballkanit të mbetet në radarin e Evropës dhe të zërë vend në secilin plan për mbrojtje që ajo bën.

Këtë, sipas saj, e dëshmon edhe vizita që bëri shefi i NATO-s në Kosovë, e paraprakisht edhe në Bosnje.

“Nuk e dimë ende nëse forcat [evropiane] do të vendosen në Ukrainë. Por, nëse një vendim i tillë merret, i bie që Evropa ka investuar në forcat e veta ushtarake. E kemi parë edhe planin për ndarjen e 800 miliardë eurove për mbrojtje. Mendoj se aty do të përfshihej edhe Kosova”, thotë Loshaj për Exposenë.

Loshaj u sugjeron institucioneve të Kosovës të mbeten në komunikim të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë – qoftë me NATO-n si tërësi, apo edhe me shtetet e saj veç e veç.

Ajo e vlerëson në mënyrë të veçantë nismën për bashkëpunim ushtarak që u ndërmor së voni nga Kosova, Shqipëria e Kroacia.

“[Ajo] dërgon një mesazh se Kosova është gati për të gjetur mënyra jo vetëm për të forcuar kapacitetet e saj, por edhe për të reflektuar ndaj situatave të tanishme gjeopolitike”, thotë Loshaj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili synon një mandat të ri qeverisës, premtoi këtë javë mbi një miliard euro buxhet për Forcën e Sigurisë së vendit dhe përsëriti se Kosova do ta ndërtojë fabrikën e saj të municioneve dhe dronëve ushtarakë.

Less, nga Universiteti i Kembrixhit, beson se Kosova duhet të ndërmarrë dy hapa kyçë për të ruajtur vëmendjen e aleatëve të saj.

“Një është lobimi aktiv te Perëndimi, duke promovuar idenë se Serbia është kërcënim për të dhe duhet të frenohet. Dhe, nën dy, të investojë në sigurinë e saj, duke ndërtuar ushtrinë e saj, duke ndërtuar rezervat e saj të armatimit e kështu me radhë – në rast se i duhet të përballet me Serbinë drejtpërdrejt dhe pa ndihmë nga jashtë”, thotë Less.

Karçiq pajtohet se strategjitë e koordinuara diplomatike dhe ushtarake do të jenë vendimtare në balancimin e këtyre sfidave të njëkohshme të sigurisë.

Sipas tij, Perëndimi do të duhej ta ndihmonte Kosovën në forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake dhe të sigurisë, përfshirë edhe rritjen e sigurisë kibernetike, për të qenë në gjendje të mbrohet nga kërcënimet e mundshme.

Bosnjën thotë se duhet ta inkurajojë t’i kapërcejë ndarjet e saj politike dhe të ndërmarrë hapa për t’i forcuar institucionet dhe kapacitetet e saj të sigurisë.

Në të kundërtën, Karçiq thotë se Rusia do të plotësonte çdo vakum të mundshëm që do të linte Perëndimi.

“Rusia, së bashku me mbështetësit e saj në Serbi dhe në Mal të Zi, do të përpiqej përfundimisht të pengonte zgjerimin e NATO-s në këtë zonë, si dhe integrimin e saj në BE. Po ashtu, do të bënte përpjekje për t’i destabilizuar edhe shtetet e NATO-s në Ballkan, si Mali i Zi. I kemi parë këto përpjekje edhe viteve të kaluara, sidomos me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut”, thotë ai.

Dhe, me një administratë amerikane që sinjalizon më pak përfshirje në çështjet evropiane, Kremlini mund të ndjejë më pak presion për veprimet e tij, qoftë në Ukrainë, qoftë në Ballkan, thotë profesori Less.

“Inaugurimi i Donald Trumpit më 20 janar ishte një lloj bombe që shpërtheu në marrëdhëniet ndërkombëtare. Pothuajse kudo që shikoni, shihni një lloj të ndikimit të Trumpit”, sipas tij.

Në këtë klimë të pasigurt, sfida për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi duket e qartë: qëndroni në radar, ose rrezikoni të mënjanoheni nga loja gjeopolitike, thonë analistët.

Por, kjo kërkon një balancë të kujdesshme mes interesave të brendshme dhe atyre ndërkombëtare – diçka që kurrë nuk është e lehtë, sidomos në një rajon si Ballkani.

Radio Evropa e Lirë

Gjykatësi amerikan bllokon përkohësisht administratën e Trump për shkarkimin e stafit të Zërit të Amerikës

Një gjykatës federal në SHBA, urdhëroi administratën e Presidentit Donald Trump të ndalojë përkohësisht përpjekjet për të mbyllur “Zërin e Amerikës”, duke ndaluar qeverinë të shkarkojë 1,300 gazetarë dhe punonjës të tjerë të shërbimit amerikan të lajmeve, të cilët u pezulluan papritur nga puna, gjatë këtij muaji.

 

Gjykatësi i Distriktit të SHBA-së, J. Paul Oetken, deklaroi se administrata Trump nuk mund ta mbyllë Zërin e Amerikës dhe programet e saj të tjera, si radio, që ishin miratuar dhe financuar nga Kongresi. Tërheqja e fondeve për këto programe do të kërkonte miratimin e Kongresit, tha gjykatësi.

Oetken nuk kërkoi që “Zëri i Amerikës” të rinisë transmetimet, por urdhri i tij bëri të qartë se punonjësit nuk duhet të shkarkohen deri sa procedurat e mëtejshme gjyqësore të mund të përcaktojnë nëse mbyllja ishte “arbitrare dhe e papërgjegjshme” dhe në shkelje të ligjit federal.

“Kjo është një fitore e vendimtare për lirinë e shtypit dhe amendamentin e Parë, dhe një dënim i ashpër ndaj një administrate që ka treguar mosrespekt për parimet që përcaktojnë demokracinë tonë,” tha Andrew Celli, një avokat i paditësve.

Agjencia Amerikane për Media Globale, e cila mbikëqyr Zërin e Amerikës, Radio Europa e Lirë dhe mediat e tjera të financuara nga qeveria, nuk kanë reaguar për këtë vendim, shkruan Reuters.

Agjencia i kishte thënë sindikatave se po planifikonte të largonte 623 punonjës të Zërit të Amerikës, një numër që “e pengon plotësisht” çdo përpjekje për të rinisur transmetimet në nivelin që ishte parashikuar nga Kongresi, sipas dokumenteve gjyqësore të depozituara nga paditësit.

Zëri i Amerikës u themelua për të luftuar propagandën naziste në kulmin e Luftës së Dytë Botërore dhe është rritur në një transmetues ndërkombëtar mediatik, duke operuar në më shumë se 40 gjuhë dhe duke përhapur narrativat e lajmeve të SHBA-së në vende që nuk kanë një shtyp të lirë.

Si grup, Agjencia Amerikane për Media Globale punësoi rreth 3,500 punonjës me një buxhet prej 886 milionë dollarësh në vitin 2024, sipas raportit të saj të fundit për Kongresin.

Gazetarët e Zërit të Amerikës dhe sindikatat e tyre paditën Agjencinë Amerikane për Media Globale, drejtorin e saj të përkohshëm Victor Morales dhe Këshilltarin Special Kari Lake javën e kaluar, duke thënë se mbyllja e shërbimit shkelte të drejtat kushtetuese të punonjësve për lirinë e fjalës, të garantuara nga amendamenti i Parë.

Padia e punonjësve të Zërit të Amerikës është një nga katër sfida të hapura ndaj përpjekjes së administratës Trump për të mbyllur programet e medias të financuara nga qeveria. Sfida të tjera janë ngritur nga Radio Europa e Lirë, një grup i ndarë i punonjësve të Zërit tëAmerikës dhe përfituesi i granteve Open Technology Fund.

Agjencia Amerikane për Media Globale ka argumentuar se nuk ka shkelur ligjet që rregullojnë funksionimin e Zërit të Amerikës. Agjencia tha në dokumentet gjyqësore se kishte zvogëluar operacionet në një “minimum ligjor” duke rinisur transmetimet në Kubë dhe duke rikthyer 33 punonjës në Zyrën e Transmetimit të Kubës./REUTERS Panorama

REL gjen dëshmi të reja për bazën e dyshuar bërthamore ruse në Bjellorusi

Një detaj nga prapavija e një fotografie në bazën ushtarake në Bjellorusi shfaq një monitor digjital që mat rrezatimin.

 

Andrei Shauliuha, Ray Furlong

Një foto në dukje e padëmshme, e publikuar online në muajin shtator, është një copëz e vogël e mozaikut të të dhënave që ka gjetur Shërbimi bjellorus i Radios Evropa e Lirë për një bazë të armëve sekrete bërthamore të Rusisë në Bjellorusi.

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe lideri autoritar, Aleksandr Lukashenko, kanë folur publikisht për zhvendosjen e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi, pa treguar se ku do të ruhen raketat.

Fotografia, e shkrepur në bazën e municioneve 1405 në qendër të Bjellorusisë, mund të ketë zbuluar njërin prej lokacioneve.

Në të shihet komandanti i njësisë, koloneli Valery Kuzmin duke uruar njeriun e tij në festë.

Në një mur mbrapa tij, një monitor digjital shfaq nivelin e rrezatimit të matur në bazë, pavarësisht se është më shumë se 100 kilometra prej stacionit më të afërt bërthamor.

Pajisja është e listuar në katalogun e produkteve të kompanisë bjelloruse Atomex, si sinjalizuesi AT2327, me një panel informacioni që përdoret për monitorim të “ambientit të rrezatimit”.

Pajisje të tilla besohet se përdoren vetëm në Brigadën e 8-të për Siguri të Rrezatimit dhe Mbrojtje Biologjike dhe Kimike, si dhe nga njësiti ushtarak 7434, i cili ruan stacionin bërthamor Astravetskaja.

Radio Evropa e Lirë ka zbuluar të dhëna për masa të shtuara të sigurisë afër bazës 1405. Dokumentet tregojnë për një qendër që ruan profilaksinë e jodit – masë mbrojtëse në rast të ndonjë aksidenti në qendrën bërthamore.

Ajo përmendet në një aneks të dokumentacionit për një linjë të re hekurudhore që lidh bazën me një qendër tjetër – bazën e afërt ushtarake Asipoviçi – e cila besohet se do të jetë qendër potenciale për të ruajtur kokat bërthamore ruse.

Ligji bjellorus kërkon që qendrat e profilaksisë së jodit të jenë brenda 100 kilometrave të stacionit bërthamor apo të qendrës Çernobil.

Qendra 1405 nuk hyn në asnjërën kategori.

Qendra Asipoviçi është identifikuar si qendër potenciale për ruajtje të armëve bërthamore nga Federatat e Shkencetarëve Amerikanë më 2023. New York Times ka shkruar për këtë qendër në maj të vitit të kaluar.

Ndërtimi për linjën hekurudhore ka nisur në fund të verës.

Imazhet satelitore të nxjerra nga Planet Labs më 24 shkurt tregojnë se si është pastruar një zonë pyjore, që kanë nisur gërmimet dhe kanë nisur të vendosen themelet në bazë.

Imazhe satelitore të 24 shkurtit tregojnë zonat e reja të ndërtuara (me ngjyrë portokalli) dhe linjën hekurudhore (me ngjyrë të bardhë).

Imazhe satelitore të 24 shkurtit tregojnë zonat e reja të ndërtuara (me ngjyrë portokalli) dhe linjën hekurudhore (me ngjyrë të bardhë).

Dokumentacioni që ka të bëjë me projektin është siguruar nga Radio Evropa e Lirë përmes Belpolit – një grup i ish-zyrtarëve bjellorusë të sigurisë që tani punojnë kundër regjimit.

Në të ka hollësi për projektin, përfshirë ndërtimin e dhomave të rojeve dhe përmendet që shpenzimet prej 10 milionë dollarëve do të financohen nga Ministria e Mbrojtjes.

Radio Evropa e Lirë e ka edhe një fotografi të bërë së fundmi të qendrës Asipoviçi që tregon se punimet janë përshpejtuar në verën e kaluar.

Aty përfshihet ndërtimi dhe rinovimi i barakave, i magazinave për ruajtje të armëve dhe hangarë të rinj për raketat ruse Iskander, që mund të bartin koka konvencionale apo bërthamore.

Asipoviçi më 24 shkurt. Ndërtesat e reja janë dalluar me ngjyrë portokalli.

Asipoviçi më 24 shkurt. Ndërtesat e reja janë dalluar me ngjyrë portokalli.

Lukashenko ka bërë të ditur se ka pranuar dy njësi të raketave Iskander në shkurt të vitit 2024. Me një rreze prej 500 kilometrash, raketat e nisura nga Asipoviçi mund të godasin Letoninë, Lituaninë, Poloninë dhe Ukrainën.

Secila njësi duhet të ketë ambiente magazinimi për 24 pajisje, tetë prej të cilave për t’i bartur raketat.

Më 2023, imazhet satelitore kanë treguar se njëra ndërtesë është përfunduar, dhe themelet janë vendosur për dy të tjera. Imazhet e reja të shkurtit tregojnë se të gjitha ndërtesat janë kompletuar.

Edhe ndërtesat tjera shihen në fotografitë e bëra së fundmi. Aty ka blloqe banesash dhe një stadium sporti.

Më 14 mars, autoritetet lokale kanë raportuar se çelësat e 72 banesave të një ndërtese i janë dorëzuar ushtrisë.

Siç është raportuar “përfaqësuesit e njësiteve ushtarake të garnizonit Asipoviçi do të jetojnë në ndërtesë”.

Radio Evropa e Lirë e ka siguruar edhe një pamje tjetër satelitore të bazës së municioneve 1405. New York Times e ka identifikuar në maj të vitit 2024 si qendër potenciale për ruajtje të kokave bërthamore ruse.

Baza e municionit 1.405 në një imazh satelitor të 24 shkurtit.

Baza e municionit 1.405 në një imazh satelitor të 24 shkurtit.

Në dhjetor, Lukashenko ka thënë se ato kanë arritur në Bjellorusi.

“I solla kokat bërthamore këtu. Jo disa dhjetëra… ata nuk e kanë vërejtur se si i sollëm këtu”.

Imazhet e reja satelitore prej shkurtit tregojnë se është duke u ndërtuar një bazë dhe një linjë hekurudhore. Në dokumentacionin e siguruar nga Radio Evropa e Lirë përmenden këto katër platforma.

“Ndërtimi i platformave tregon se në ato do të ruhen pajisje për mbrojtje ajrore”, ka thënë analisti bjellorus, Konrad Muzyka me bazë në Poloni, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“E gjithë kjo sinjalizon se ka interesim të madh dhe që Bjellorusia do të bëjë shumë për ta mbrojtur këtë qendër nga sulmet me raketa”.

Për Muzykan, gjithçka është në përputhje me zhurmën e ndërtimeve në kantier.

“Tashmë është fakt që objekti i magazinimit, që mund të ruajë koka bërthamore për raketa Iskander, koka konvencionale dhe më të rëndësishmet kokat bërthamore, është duke u avancuar”, ka thënë Muzyka.

Numri në rritje i provave tregon që Asipoviç dhe baza e municioneve 1405 do të jenë vendi ku do të ruhen këto armë, nëse ato janë dërguar vërtet në Bjellorusi – ose hapësira po përgatitet për mbërritjen e tyre.

Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Krenare Cubolli

Pse ka rëndësi njohja nga Kenia?

Presidenti i Kenias William Ruto
Doruntina Baftiu

Si shtet me fuqi të konsiderueshme në Afrikën Lindore, njohja e Kosovës nga Kenia shkaktoi reagime të shumta në Kosovë dhe Serbi. Liderët e dy vendeve shfaqën shpresa dhe shqetësime për ndikimin e mundshëm, të cilin eksperti Gëzim Visoka e cilëson si një “pikë kthese”.

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, shumë shtete e kanë njohur shtetësinë e saj. Por shumë të tjera, si në kontinentin afrikan, ende refuzojnë ta bëjnë këtë, për shkak të shqetësimeve për lëvizjet separatiste brenda shteteve të tyre.

Qysh në takimin e parë të mbajtur nga Unioni Afrikan (UA) këtë muaj, Maroku – që udhëheq presidencën e këtij institucioni për muajin mars – bëri thirrje për mbrojtjen e “integritetit territorial”, si mënyrë për të ruajtur stabilitetin në kontinent.

Njohja nga Kenia mund të sjellë një ndryshim të kësaj politike, duke nxitur që edhe shtete të tjera afrikane ta marrin të njëjtin vendim.

Gëzim Visoka, autor i librit “Çnjohja e shteteve”, thotë se, nëse institucionet angazhohen, kjo mund të jetë një “pikë kthese në favor të Kosovës”.

“Njohja nga Kenia paraqet një mundësi të mirë për Qeverinë e Kosovës, por edhe për aktorët e tjerë të angazhuar, që të rikthejnë vrullin dhe të punojnë në mënyrë të qëndrueshme dhe strategjike për të përmbyllur procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës”, thotë Visoka për Radion Evropa e Lirë.

Visoka, profesor i Studimeve për Paqe dhe Konflikt në Universitetin e Dublinit në Irlandë, thotë se, në të ardhmen, Kosova duhet të synojë 10 deri në 12 njohje brenda vitit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se njohja nga Kenia mund të nxisë një trend të njohjeve të Kosovës.

Ai tha se, personalisht, do të bisedojë me udhëheqës të Afrikës Lindore për të parandaluar “përhapjen e trendit [të njohjes së Kosovës]”.

Ai, gjithashtu, paralajmëroi se në dy javët e ardhshme do të ketë tërheqje të njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga dy vende afrikane, por nuk i specifikoi.

Edhe në të kaluarën, Serbia ka njoftuar për tërheqje të njohjeve nga vende si: Surinami, Burundi, Liberia, Ishujt Solomon, Madagaskari, Gana e të tjera.

Shumica prej vendeve për të cilat Serbia pretendon se kanë tërhequr njohjen, janë nga Afrika.

Visoka, më herët, i kishte cilësuar çnjohjet e pavarësisë së Kosovës si “akte të çrregullta“, që nuk kanë kuptim në rastin e Kosovës, pasi që arsyet e përmendura në njohjet fillestare – si konstatimi i 2010-tës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se pavarësia e Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare – nuk kanë ndryshuar.

“Në shumicën e rasteve, çnjohjet ndodhin prej shteteve që janë kryesisht vende post-koloniale, pa traditë të gjatë diplomatike dhe që njihen për politikë të ndryshueshme të jashtme, që e ndërrojnë varësisht prej ndihmës financiare, ekonomike, bile edhe ushtarake, që marrin prej fuqive rajonale ose ndërkombëtare”, kishte thënë Visoka.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës e ka akuzuar Serbinë për presion ndaj shteteve për mosnjohjen apo tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Sipas saj, Serbia po shpërfill zotimet e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, që palët arritën në Ohër më 2023, përmes “refuzimit të njohjes së Kosovës dhe duke shtrembëruar parimet juridike ndërkombëtare”.

Pse ka nxitur reagime njohja nga Kenia?

Përveç shpresës nga Kosova dhe frikës nga Serbia se njohja e Kenias mund të nisë një trend të ri të njohjeve, njohja e Kenias në veçanti ka rëndësi.

Prej shteteve afrikane që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës deri tani, Kenia është shteti i dytë me bruto prodhimin e brendshëm më të madh, pas Egjiptit.

Pas zyrtarizimit të njohjes nga Kenia, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se gjatë takimit me presidentin e Kenias, William Ruto, diskutuan edhe për “mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në tregti, arsim, turizëm dhe fusha të tjera me interes të përbashkët”.

“Të dyja vendet tona janë të përkushtuara për hapjen e misioneve diplomatike si një hap konkret drejt një partneriteti të fortë dhe të qëndrueshëm”, shkroi Osmani në X.

Deri tani, roli i Kenias në Ballkan ka qenë i kufizuar në misionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara.

Por në Afrikë e veçanërisht në Afrikën Lindore, ky shtet gëzon një rol të rëndësishëm si fuqi rajonale, përmes pjesëmarrjes në projekte të ndryshme, si autostrada elektrike me Etiopinë dhe Rrjeti i Energjisë i Afrikës Lindore.

Kenia, gjithashtu, është anëtare themeluese e Komunitetit të Afrikës Lindore (EAC), kryesimin e së cilës tani e gëzon presidenti Ruto.

Ajo ka luajtur disa herë rol kyç edhe në ndërmjetësimin e konflikteve brenda rajonit.

Për shembull, më 28 mars, Kenia dërgoi ish-kryeministrin Raila Odinga në Sudanin Jugor, me synimin për të parandaluar rikthimin e luftës civile.

Pse nuk e njohin Kosovën më shumë shtete?

Që nga viti 2008, Kosova ka siguruar njohje nga gati 120 shtete. Në vitet e fundit, MPJD-ja është kritikuar nga opozitarë dhe njohës të politikës për mosangazhim për njohje të reja.

Visoka thotë se ka shumë arsye pse Kosova nuk ka siguruar më shumë njohje. Ndër to, kryesore janë “zhvendosja e prioriteteve të politikës së jashtme të Kosovës” dhe “fushata proaktive diplomatike e Serbisë për të parandaluar dhe, kur është e mundur, për të tërhequr njohjet e Kosovës”.

Sipas tij, ndikim ka pasur edhe Marrëveshja e Uashingtonit, e nënshkruar më 4 shtator 2021, kur Kosova është pajtuar që të respektojë një moratorium njëvjeçar, përmes së cilit, nuk do të aplikonte për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“Kjo ka krijuar përshtypjen ndërkombëtare se Kosova nuk është më e interesuar për njohje të reja, ose se rruga për njohje duhet të kalojë përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, thotë Visoka.

Marrëveshja e Uashingtonit obligoi edhe Serbinë që të pezullonte iniciativën e saj për t’i bindur shtetet e ndryshme të botës që ta tërhiqnin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Visoka thotë se shumë shtete frikësohen se procesi i njohjeve mund të ketë efekte destabilizuese dhe t’i minojë interesat e tyre, “prandaj kanë prirje të ruajnë rendin ndërkombëtar ekzistues dhe t’i japin përparësi integritetit territorial ndaj së drejtës për vetëvendosje”.

Por, sipas tij, kjo gjë mund të ndryshojë, nëse shteti që kërkon njohje, si Kosova, angazhohet “me diplomaci proaktive” dhe “bashkëpunon ngushtë me aleatët e vet në botë”.

Radio Evropa e Lirë

SHBA i rikthen fondet për ‘Radio Evropa e Lirë’

Agjencia Amerikane për Media Globale (USAGM) ka tërhequr vendimin e saj për t’i dhënë fund financimit të Radios Evropa e Lirë/Radio Liberty (RFE/RL) për vitin 2025, duke mbajtur në fuqi marrëveshjen e grantit të transmetuesit, tha RFE/RL.

Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Stephen Capus, e quajti lëvizjen një “shenjë inkurajuese” se operacionet mund të vazhdojnë, megjithëse transmetuesi ende është në rrezik.

Trump kishte urdhëruar shkurtime masive të USAGM, e cila mbikëqyr të gjitha programet e huaja transmetuese të financuara nga shteti në Shtetet e Bashkuara që nuk drejtohen nga ushtria.

Një gjykatës i gjykatës federale lëshoi ​​një urdhër të përkohshëm ndalimi kundër USAGM-së lidhur me ndërprerjen e financimit të Radios Evropa e Lirë.

Mosmarrëveshja përfshin një grant të papaguar prej 77 milionë dollarësh që ishte menduar të zgjaste deri në fund të vitit.

Është e paqartë nëse Radio Evropa e Lirë tani do ta heqë padinë e saj apo do të shtyjë përpara për të siguruar një vendim përfundimtar.

E themeluar në vitin 1949 gjatë Luftës së Ftohtë, RFE/RL ofron lajme të pavarura në 23 vende, duke përfshirë Rusinë, Ukrainën dhe Iranin. Rusia e caktoi transmetuesin një “organizatë të padëshiruar” më shumë se një vit më parë, duke e detyruar atë të zvogëlojë operacionet atje.

Ministri i Jashtëm çek Jan Lipavský mbrojti Radio Evropa e Lirë, duke e quajtur atë një nga burimet e pakta të lajmeve të pavarura për njerëzit që jetojnë nën shtypje nga Bjellorusia në Iran dhe nga Rusia në Afganistan. bw

Së pari Kosova, pastaj LDK!- Nga Florim Zeqa

 

Disa muaj para zgjedhjeve të fundit lokale ndodhesha në Kosovë. Erdhën në shtëpinë time në Bokshiq dy zyrtarë të Degës së LDK-së në Klinë, të cilët m’u luten në këtë mënyrë, po citoj: “A pranon të futesh në listë për asambleist, ti na i sjellë votat, ne e caktojmë më pas dikë dikë tjetër për Asamblenë Komunale”! Përgjigja ishte e shkurtër dhe e prerë, jo nuk ua bëjë një lojë të tillë qytetarëve të komunës sime!

Nuk ribëhet LDK-ja me Isa Mustafën kryetar nderi

Pas një shkrimi autorial të disa ditëve më parë, një mik imi reagoj në këtë mënyrë, po citoj: “Lumiri është atdhetar i devotshëm”! Fillova t’i besoj dhe vërtetë më erdhi mirë. I parashtrova pyetjen vetës, vallë a e ka këtë fat të mirë LDK-ja që më në fund ta ketë për liderë një atdhetar!?

Mirëpo mbështetësi i kryetarit aktual të LDK-së nuk u mjaftua më kaq, për të vazhduar tutje, po citoj: “Abdixhiku, vite më parë ka bërë një gabim, kur e ka shpallur Isa Mustafën kryetar nderi, në vend se ta shpallte kryetar turpi”!

Unë ia ktheva në këtë mënyrë: “Qenka e lehtë kjo punë, le t’ia heqë Lumiri titullin e nderit e le t’ia vë atë të turpit Isa Mustafës dhe kështu ndahet ‘shapi nga sheqeri’, në të kundërtën nuk do t’i hiqet kurrën e kurrës barra e turpit Abdixhikut”!

Kjo jo vetëm që nuk ka gjasa të ndodhë, mund të ndodhë e kundërta e saj, që Lumiri ta propozon për president të shtetit idhullin dhe padronin e tij politik!

Këtë që e themë e mbështes në faktin se, të paktën deri më sot nuk e kam dëgjuar të jetë penduar Lumiri për gabimin historik, të kthyer tashmë në dëm fatal për LDK-në!

Turneu i mashtrimit vazhdon…

Pas humbjes katastrofale të zgjedhjeve në të gjitha komunat e Kosovës, kryetari i LDK-së po vazhdon me “Turneun e falenderimit”! Nuk e di a po ju thotë qytetarëve ‘faleminderit që më mashtruat’ apo ‘faleminderit që ju mashtrova’!

Nga ajo që po shohim takimet e Lumirit me qytetarë, ato po zhvillohen nëpër lokale të natës me të rinjët e relaksuar pas Iftarit. Sadoqë kryetari humbës po mundohet t’ua futë në kokë të rinjve interesin partiak para atij shtetërorë, ata më së paku mendjen e kanë tek LDK-ja!

“Së pari LDK! Sepse me LDK dhe Kosova!”, ky është sllogani më i shëmtuar i një kryetari humbës në zgjedhje!

Do të ishte fat i mirë për LDK-në, sikur e gjitha të përfundoj me ketë sllogan të shëmtuar!

Fundin e lojës mashtruese politike ndaj elektoratit të LDK-së e vulosi kryetari i Pejës, ish kandidat me votat e fituara për deputet, Gazmend Muhaxheri: “Do të jem kryetar i Pejës, dua të vazhdoj këtu, me deputet i kam kry punët moti “.

Kështu janë mësuar të luajnë ‘qoke’ sistemin elektoral në Kosovë!

Me qytetarët lehtë e kanë, as që brengosen për ta!

Kësaj situate i shkon për shtati kënga; “Qysh e don shoqnia flakë le të kallet shpia”! Vërtetë shoqëria kosovare po e don dhe po e pranon këtë realitet të shëmtuar politik.

Së pari Kosova o Lumir, pastaj LDK! Ne që nuk kemi Atdhe tjetër përpos Kosovës nuk mund të pajtohemi me konstatimin tuaj absurd, “Së pari LDK, pastaj Kosova”!


Send this to a friend