Voal.ch shkruan se agjërimi terapeutik nuk është një praktikë moderne. Platoni, Plutarku dhe Sokrati e kanë praktikuar atë, sepse ata mendonin se do të përmirësonin performancën e tyre fizike dhe mendore.
Arabët dhe egjiptianët e këshillonin atë si një kurë për të gjitha sëmundjet.
Edhe në traditat fetare agjërimi ezoterik është parë si një teknikë e dobishme për t’u rilidhur me hyjnoren. Tani dhe vetë shkenca ka provuar efektivitetin e tij: thjesht nuk hanë për 24 orë, çka i bën mirë gjithë trupit dhe organizmit, nga truri në zemër deri për të ndaluar avancimin e kancerit.
Studiuesit thonë se ka një rritje prej rreth 40% të jetëgjatësisë.
Heqje dorë plotësisht apo pjesërisht nga ushqimi (vetëm fruta, lëngje dhe perime) edhe për një ditë në javë për trupin prodhon përfitime të mëdha.
Një studim nga Intermountain Medical Center në Murray, Utah, që u paraqit në takimin vjetor të Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë në vitin 2011 konfirmoi se një agjërim 24-orësh, mundësisht i përsëritur në mënyrë periodike, për shembull, një herë në javë, rrit rezistencën e trupit, eleminon kolesterolin, zvogëlon yndyrën, ul rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës dhe mund të ndikojë në mos avancimin e kancerit.
Dr. Paul Jaminet rreth agjërimit thotë: “Agjërimi ju ndihmon për të “vrarë”shumë patogjene (autophagy) dhe ndoshta rrit jetëgjatësinë dhe përmirëson shëndetin. Agjërimi është një mënyrë efektive për të përmirësuar imunitetin. Por, agjërimi duhet të jetë i shkurtër dhe jo më shumë se 24 orë. Është më mirë të agjërosh shpesh, por jo për kohë të gjatë.
Dr. Paul Jaminet shton më tutje: “Unë besoj se një agjërim për 16 orë është më i miri. Është i mjaftueshëm për të shkaktuar vdekjen e shumë patogjeneve të dëmshëm.
Popullsia Kitivan (Papua New Guinea), që agjëron çdo ditë, është e njohur për shëndetin e mirë. I vetmi vakt kryesor i ditës është i gatuar në perëndim të diellit, pasi aktivitetet e kopshtarisë kanë përfunduar, dhe në përgjithësi përbëhet nga patate e ëmbël,dhe herë pas here peshk, mish derri apo vezë peshku. Gjatë ditës hanë mango, banane, arrë kokosi dhe qumështi i saj mund të konsumohen në punë. ”
Dr. Mark Mattson, dhe shumë shkencëtarë të tjerë amerikanë dhe evropianë – në mesin e tyre ka edhe një italian, Luigi Fontana – kanë publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences një artikull të gjatë për t’i kujtuar komunitetit shkencor avantazhet dhe bazën teorike të agjërimit.
Hulumtimi tregon efektet pozitive kardiovaskulare, madje edhe duke ulur me 58% rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe 50% të zhvillimit të diabetit.
Mjafton 24 orë agjërim dhe truri formon neurone të reja.
Agjërimi ndikon ndër të tjera edhe reduktimin e infeksioneve, përmirëson reagimin imunitar dhe rrit aftësinë e qelizave për të hequr qafe mbetjet e produkteve. Agjërimi ngadalëson rritjen e tumoreve, të paktën në minj: sepse edhe qelizat e kancerit kanë nevojë për energji, por nuk mund ta bëjnë këtë gjatë agjërimit, sepse energjia vjen nga ketonet dhe jo nga glukoza.
Një ekip i hulumtuesve nga Instituti Kombëtar për Plakjen në Baltimore, thotë se periudha të shkurtra ciklike agjërimi do të mbrojë trurin nga sëmundjet neurodegjenerative të tilla si Alzheimer dhe Parkinson.
Gjatë agjërimit, trupi gjithashtu prodhon sasi më të madhe të hormonit të rritjes (GH), të aftë për të kryer një veprim të mbrojtjes mbi muskujt dhe bilancin metabolik.
Pse agjërimi është aq i dobishëm? Njeriu duke evoluar ka shtuar vaktet, ha 3 vakte në ditë plus snacks. Për më tepër, plot ushqime artificiale e kimikate që grumbullohen në trup, kombinimi i gabuar i ushqimeve që prodhojnë fermentim dhe kalbëzim, kërkon një periudhë të pastrimit.
Agjërimi me fruta dhe perime lëngje / smoothies çdo të diel dhe rezultatet janë të dukshme. Vetëm tre ditë agjërim rigjeneron gjithë sistemin imunitar! /Përktheu dhe përgatiti Elida Buçpapaj
*Agjërimi është
Komentet