Shtensionimi i situatës në veriun e Kosovës nuk ju konvenon dy palëve: Serbisë së trashëgimtarit politik të Milosheviqit dhe bandës së inkriminuar që vepron nën siglën PDK, që sot ushtroi dhunë në tempullin e demokracisë.
Projekti për funksionimin e Republikës dhe faktorizimi i Kombit pas detyrimit që kishte kryeministri Edi Rama të heq dorë nga projekti serb Open Ballkan, po i vë në lëvizje forcat retrograde. Këto banda të inkriminuara, për fat të keq edhe të veshur me petkun politik, për model kanë prijësit e kundërrevolucionit të dhjetorit të vitit 1924, që mbështetej nga 5000 forca serbe në marshin drejt Tiranës.
Dallimi megjithatë është esencial: në vitin 1924 Shqipëria politike ishte një “Demokraci e rrethuar” nga falangat fashiste; ato kishin tumirë atë sulm ndaj Shqipërisë sovrane por tejet e brishtë nga brenda. Ndërkaq Republika e Kosovës sot ka institucione stabile të politikës dhe sigurisë. Gjithësesi edhe mbështetës të fuqishëm nga jashtë, që po investojnë për shmangien e frontit të dytë të lufëts në Europë. Detyrimi për daljen e Shqipërisë nga aleanca me Serbinë branda “Ballkanit të hapur”, ishte goditje e papërballueshme nga ana e Serbisë, e shoqëruar kjo edhe me marrëveshjen pr deeskalim të gjendjes në veriun e Kosoëvs. Ishte mbështetja më e fuqishme për projektin shqiptar sot. Ky fakt dhe ndryshimet e pritshme pas takimit historik të të liderëve të NATO-s në Vilnius më 11 dhe 12 korrik, edhe në raport me Ballkanin Perendimor, hedhë dritë mbi arsyet reale të hedhjes në ofenzivë të marionetave të Beogradit edhe në Parlamentin e Republikës.
Nxitja e improvizimeve banale të deputetëve injorant të PDK-së, që sot sulmuan kryeministrin dhe ministrin e financave, janë të deshifrueshme tashmë, si akt subversiv kundër Republikës… [Të kujtojmë se sulmi ndodhi kur kryeministri Albin Kurti po fliste për shtrirjen e sovranitetit në veri!]
Republika është projekt nacional; ajo nuk guxon të hidhet në tavolinën e agjendës serbe; krijimi i kaosit politik do të justifikonte riaktivizimin e projektit bosht të Beogradit – realizimin e gjeopolitikës sllave në Siujdhesën Ilirike!
Ata që pretendojnë të jenë marioneta të kësaj agjende, do të dështojnë me turp.