Atyre u thuhet se është për të mirën e tyre dhe atë të komunitetit. Tani e tutje, të moshuarit e gjejnë veten të vetmuar, të privuar nga takimet thelbësore: të lidhjeve familjare me fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre që i japin kuptim jetës, të cilat i ndihmojnë për të mbyllur më paqësisht sytë kur u vjen Camarde (vdekja), ndërsa shoqëritë tona bëjnë projekte për tu fshehur. Për ta, çdo agim i ri vjen pa premtime. Mjafton.
Ata ndjekin këshillat
Ata mirëkuptojnë, janë të disiplinuar, ndjekin udhëzimet. Të moshuarit autonome dhe të shëndetshëm, të cilët luajnë një rol thelbësor në edukimin e nipërve të tyre, për sa i përket transmetimit dhe butësisë, iu bindën vullnetarisht urdhrit për të hequr dorë dhe për ta kthyer kontributin e tyre në përpjekje kolektive. Por ndërsa javët kalojnë, pikëllimi i tyre shprehet. Ata presin nga buzët e Këshilltarit Federal Alain Berset, të shqiptojë formulimin e skadimit të burgimit të tyre. Disa janë gjithashtu të indinjuar që, në emër të shëndetit të tyre fizik, një krizë e pashembullt ekonomike po rrezikon të ardhmen e pasardhësve të tyre. Për të moshuarit që jetojnë në shtëpitë e kujdesit është edhe më keq: këtë javë, Këshilli i Shtetit i Gjenevës për shembull ka zgjatur ndalimin e vizitave deri në 8 qershor. Kjo e çon dënimin për këta të moshuar në tre muaj të vetmisë absolute. Për ta, ilaçi rezulton të jetë më i keq se sëmundja. Sepse në moshën 80 vjeç, çdo ditë llogaritet.
Në fillimin e krizës, kufizimet u bënë të dukshme për të gjithë. Duhej të mos lejonim që spitalet të mbingarkoheshin, që mjekët duhet të zgjidhnin midis shpëtimit dhe dënimit. Të gjithë e kuptuan sakrificën e tyre individuale si një shprehje e interesit kolektiv, superior. Vala e tmerrshme epidemike ishte e lartë dhe shkatërruese, por nuk i hoqi gjithçka: sistemi shëndetësor rezistoi, madje nuk pati krizë shtretërish të kujdesit intensiv. Ne duhet të nxjerrim përfundimet dhe t’i japim fund mërgimit emocional të një brezi të tërë. Dhe më e rëndësishmja, t’i japim fund mohimit të vullnetit të lirë.
Jetë e mirë
Liria dhe përgjegjshmëria individuale duhet t’i marrin prapë të drejtat e tyre. Nuk është e pranueshme që të moshuarit për një kohë të gjatë të varen nga një urdhër shëndetësor që deklarohet superior ndaj mirëqenies së tyre. Ne duhet t’i lemë që të moshuarit vetë të zgjedhin me rrezikun që ata pajtohen dhe kjo është më e pakta nga shenjat e respektit që u kemi borxh atyre. Asgjë dhe askush nuk duhet t’i privojë ata të vendosin se kush fiton, sëmundja apo vetmia. Të dy mund të çojnë në vdekje. Por një ditë më shumë në dashurinë e të dashurve të tij është më mirë sesa një shpresë për jetëgjatësi: një grimcë shije nga përjetësia./Le Temps/E shqipëroi Elida Buçpapaj/
https://www.letemps.ch/opinions/laube-promesses-aines?fbclid=IwAR3_jy6Q7w31hXbgar_FAuwG8Zjz6qUnS3ERdNYihq-USJbC9byveeMu324
Komentet