Mes krismave të plumbave, shoferi i autoambulancës në spitalin e Shkodrës transportoi në 13 mars të vitit 1997 oficerin 24-vjeçar nga Elbasani, Arben Hoxha, i cili mbeti i vrarë.
Agim Kashi, i cili transportoi në ngjarjet e 2 prillit të vitit 1991 të plagosurit dhe të vrarët që ranë dëshmorë, pas 6 vitesh u bë protagonist i një tjetër momenti të vështirë, luftës civile të ’97-ës. Natën e 12 marsit të këtij viti të mbrapshtë, turma e irrituar rrethoi repartin ushtarak kundër-ajror në ish-fushën e Dobraçit në Shkodër.
Në tentativë për të qetësuar njerëzit e irrituar, mbetën të vrarë komandanti Muhamet Hasmuja, 38 vjeç nga Gruemira dhe pak minuta më vonë u vra edhe oficeri Hoxha, ndërsa mbeti i plagosur oficeri tjetër, Agron Kodra nga Reçi i Malësisë së Madhe. Edhe pse shteti kishte rënë dhe Shqipëria ndodhej nën kontrollin e bandave të armatosura, Agim Kashi me autoambulancën e spitalit të Shkodrës, me të cilën punonte, dërgoi në Mollas të Elbasanit arkivolin me trupin e pajetë të oficerit të vrarë në një udhëtim prej 200 kilometrash.
I shoqëruar nga oficerët ushtarakë Arben Dushi dhe Nikollë Ndoci, bashkë me bashkëshorten e oficerit të vrarë, Pranverën dhe një grua nga Dobraçi ku kishte banuar çifti Hoxha gjatë shërbimit, udhëtimi pati një kalvar vështirësish. Bashkë me ta ishte edhe Qazim Kodra, babai i oficerit të plagosur, Agim Kodra.
OFICERI I VRARË
Agim Kashi tregoi dje për “GSH” se më 13 mars të vitit 1997 ishte pushim, por shkoi në spital për t’u gjendur në gatishmëri pune me autoambulancë, duke ditur se çfarë po ndodhte në Shkodër ato ditë. “Atë ditë e kisha pushim dhe shkova për të parë çfarë bëhej. Jashtë derës së morgut të spitalit pashë rroba ushtarake të gjakosura. Më thanë se ishin vrarë dy oficerë. Unë ika në drejtim të një klubi aty afër, kur pashë në oborrin e spitalit dy gra që mbanin njëra-tjetrën duke qarë. Njëra prej tyre u drejtua tek unë duke qarë me të madhe dhe më njohu se isha shoferi i autoambulancës së spitalit. Ajo më tha: “Shofer pash Zotin a po ma çon burrin në Elbasan sepse e kanë vrarë’. “Pse akoma nuk e kanë dërguar atje – e pyeta unë. – Jo, – mu përgjigj gruaja”. Unë me shpejtësinë më të madhe pa u menduar aspak i thashë se do e dërgoja unë në Elbasan trupin e pajetë të bashkëshortit të saj. Bashkë me të donte të udhëtonte edhe vëllai i tij, por Agimi nuk e lejoi duke i thënë se s’mund të vritemi të dy. “Vëllai im kur e mori vesh se do të shkoja në Elbasan, hipi në makinë dhe më tha: “Ec të ikim se nuk të lë të shkosh vetëm”. Unë e kundërshtova prerazi, ndërsa i thashë se rrugës edhe mund të vdisja, por nuk mund të vdisnim të dy, pasi kishim nënën të sëmurë. Drejtori i spitalit na thirri në zyrën e tij për këtë problem. Dikur vëllai u bind për të qëndruar në Shkodër dhe ne të tjerët u nisëm drejt Elbasanit”, pohoi Agim Kashi.
UDHËTIMI PËR NË ELBASAN DHE BANDAT KRIMINALE
“Pasi kaluam Shkodrën, arritëm që të futemi në Lezhë. Përpara na dolën pjesëtarët e bandës, që në atë kohë kishin grabitur bankën e këtij qyteti dhe tentuan që të na ndalin duke folur ashpër dhe duke na kërcënuar. Ndonëse me vështirësi, arritëm që t’i bindim dhe kaluam Lezhën. Kur mbërritëm në Tiranë, situata po ashtu ishte e njëjtë. Pamë stafet e ambasadave të huaja që po largoheshin me helikopter në stadiumin ‘Qemal Stafa’. Sërish na ndaluan banditët, por kur morën vesh se kishim një kufomë, na lejuan të kalonim. Në Kërrabë, pa hyrë në Elbasan na ndaloi një person që ishte plagosur. Ai bashkë me grupin e tij të armatosur donin të na detyronin që të ktheheshim për ta dërguar në spitalin e Tiranës. Për mua ishte e pamundur dhe i thashë se kemi kufomën dhe se nuk mund të kthehem drejt Tiranës. Një prej grupit të tyre pa vendosmërinë tonë dhe i tha: ‘Lëri të kalojnë’. Atij që më kishte drejtuar kallashnikovin ia largova me forcë, edhe pse ishte rrezik sepse një tjetër mund të më qëllonte”, tregoi Agim Kashi. Ish-shoferi i autoambulancës së Spitalit të Shkodrës tha se pasi arriti që të futej në Elbasan mes shumë mundimesh e armësh të drejtuara ndaj tij, nisi të mendote diçka tjetër, frikën se si do ta priste familja e oficerit të vrarë. “Përpara se të mbërrinim në afërsi të banesës së oficerit të vrarë kisha një shqetësim se si do më priste familja e tij. Ku ta dija unë se dikush nga aty mund të çohej dhe të na gjuante, gjithçka mund të ndodhte në atë situatë, ndaj çfarë nuk mendoja. Kisha frikë se dikush mund të thoshte po marr hak dhe kjo me shqetësonte pa masë. Gjithsesi, aty kam parë një burrni të tyren. Më ka dalë përpara babai i viktimës, i cili m’u drejtua: E sollët?! Po i thashë unë e kam sjellë, ndërsa ai më falënderoi. Ndërkaq, gruaja e oficerit të vrarë që udhëtoi me ne doli përpara dhe me një lloj kushtrimi bërtiti: ‘Babë ky ta ka sjellë djalin në shtëpi’. Aty përjetova një emocion të madh dhe ishte shumë e rëndë e gjitha ajo skenë. Një tjetër qëndrim burrëror, pasi u futëm brenda. I ati i viktimës erdhi dhe më tha: ‘Sa të bën haku që e ke sjellë deri këtu’? Ndërsa, unë iu përgjigja: ‘Nuk kam ardhur për para, prandaj të rroni vetë’. Pas pak u nisa për në Shkodër, pasi nuk doja të udhëtoja nëpër terr”, vijoi rrëfimin Agim Kashi. Edhe gjatë udhëtimit nga Elbasani në Shkodër, shoferi Agim Kashi dhe personat që e shoqëruan nuk e kanë pasur aspak të lehtë, teksa mbi kokat e tyre vërshonin ngado plumbat në ato ditë të Shqipërisë së trazuar. Fatmirësisht, ata mundën të arrinin shëndoshë e mirë në Shkodër. Që prej asaj kohe, familja Kashi ka lidhur miqësi me familjen e Tajar Hoxhës, babain e oficerit të vrarë. “Që nga ajo ditë unë jam mik shtëpie me familjen e oficerit. Në 2015-ën martova vajzën dhe e kam ftuar në dasmë. Ai erdhi bashkë me bashkëshorten e tij për të na respektuar”, tha Agimi. Pas 20 vitesh, ai nuk është penduar aspak se rrezikoi jetën. Përkundrazi ai u shpreh: “Nuk bëra asgjë veçse detyrën. Ndjehem krenar”.
Mes krismave të plumbave, shoferi i autoambulancës në spitalin e Shkodrës transportoi në 13 mars të vitit 1997 oficerin 24-vjeçar nga Elbasani, Arben Hoxha, i cili mbeti i vrarë. Agim Kashi, i cili transportoi në ngjarjet e 2 prillit të vitit 1991 të plagosurit dhe të vrarët që ranë dëshmorë, pas 6 vitesh u bë protagonist i një tjetër momenti të vështirë, luftës civile të ’97-ës. Natën e 12 marsit të këtij viti të mbrapshtë, turma e irrituar rrethoi repartin ushtarak kundër-ajror në ish-fushën e Dobraçit në Shkodër. Në tentativë për të qetësuar njerëzit e irrituar, mbetën të vrarë komandanti Muhamet Hasmuja, 38 vjeç nga Gruemira dhe pak minuta më vonë u vra edhe oficeri Hoxha, ndërsa mbeti i plagosur oficeri tjetër, Agron Kodra nga Reçi i Malësisë së Madhe. Edhe pse shteti kishte rënë dhe Shqipëria ndodhej nën kontrollin e bandave të armatosura, Agim Kashi me autoambulancën e spitalit të Shkodrës, me të cilën punonte, dërgoi në Mollas të Elbasanit arkivolin me trupin e pajetë të oficerit të vrarë në një udhëtim prej 200 kilometrash. I shoqëruar nga oficerët ushtarakë Arben Dushi dhe Nikollë Ndoci, bashkë me bashkëshorten e oficerit të vrarë, Pranverën dhe një grua nga Dobraçi ku kishte banuar çifti Hoxha gjatë shërbimit, udhëtimi pati një kalvar vështirësish. Bashkë me ta ishte edhe Qazim Kodra, babai i oficerit të plagosur, Agim Kodra.

Komentet