Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka deklaruar se shumica e anëtarëve të kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës janë pro arritjes së menjëhershme të një marrëveshje mes LDKsë dhe Vetëvendosjes, raporton Express.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bahtiri i ka bërë thirrje kreut të LDK’së, Isa Mustafës, që të nënshkruajë marrëveshjen sot ose nesër. Sipas tij, nuk ka zgjidhje tjetër përveç koalicionit.
“Për hir të qytetarëve dhe shumë proceseve që na presin, Isa Mustafa bën mirë që marrëveshjen ta nënshkruajë sot ose më së largu nesër, sepse nuk ka zgjidhje tjetër përveç bërjes së koalicionit, por që kjo nuk duhet të prolongohet më shumë”, ka shkruar Bahtiri.
Komentet