Emanuel Bregu:-“Unë jam nga Hoçishti, fshat i Devollit”.
AM:-Prej sa kohësh jeni në amerikë?
Emanuel Bregu:-“Unë kam pak kohë këtu rreth dy javë, i sapoardhur”.
AM:-Keni ardhur me bashkim familjar?
Emanuel Bregu:-“Po, ka ardhur bashkëshortja ime më parë. Jemi njohur që në Shqipëri dhe m’i bëri kartat dhe erdha edhe unë këtu”.
AM:-Si ndjehesh?
Emanuel Bregu:-“Si tjetër njeri. Shumë ndryshe këtu çdo gjë. Shumë mundësi për njerzit, më shumë punë dhe më shumë hapsira”.
AM:- kush ju sjell në mëngjes në punë?
Emanuel Bregu:-“Tani për tani më sjell bashkëshortja ime sepse ajo është ambjentuar këtu, ka blerë makinë dhe më sjell ajo”.
AM:-Përsa i përket vendit të punës, si të kanë pritur?
Emanuel Bregu:-“Më kanë pritur shumë mirë, më kanë treguar butësi për të më mësuarjo duke më thirrur, por me durim të madh dhe i falenderoj për këtë. Janë sjellë shumë mirë, më prezantohen me buzëqeshje dhe më pyesin më urojnë dhe më thonë fjalë se si duhet ta shikoj të ardhmen pasi kanë ardhur më parë nga unë, pra mendime shumë të mira”.
AM:-dëgjova që çekun e parë nuk e ke marrë akoma, kur e pret?
Emanuel Bregu:-“E di që e Premtja si fund jave, si ditë pune dhe besoj se do ta marr çekun”.
AM:-diçka për të shtuar?
Emanuel Bregu:-“Besoj se ky çeku do të jetë shumë më ndryshe se sa kam punuar tani sepse puna vlerësohet më shumë se sa në vendin tonë”.
AM:-ku keni punuar e jetuar në Shqipëri?
Emanuel Bregu:-“Kohët e fundit jetoja në Korçë dhe punoja tek një lokal, kam punuar dhe në Greqi me punë të ndryshme”.
AM:-këtë zanat a e kap?
Emanuel Bregu:-“Këtë zanat e kam shumë qejf dhe dija pak sa për të krijuar një qark elektrik, siç e bënim në shkollë atë që na mësohej, por e kisha edhe vetë si dëshirë dhe merresha me ndrrimet e dritave dhe prizave por m’u dha edhe këtu mundësia dhe të kem më shumë hapsira e të zhvilloj dijen time në fushën elektrike”.
AM:-Unë e di që është akoma herët, por a i keni vënë ndonjë dertyrë vetes, ndonjë premtim që mund të na e thuash edhe ne?
Emanuel Bregu:-“Po shkolla dhe gjuha pasi ato janë parësoret, pa komunikim nuk ke se si jeton këtu,pastaj besoj ndonjë shkollë elektrike me që mu dha rasti të punoj këtu”.
Viktor Gramo:-“Kam ardhur nga Tirana në 2004 këtu në Uster, kam bërë shkollën elektrike “polikumin” dhe kam punuar në “elektrotekniken”. Erdha këtu dhe prap me punë elektrike në zanatin tim. Jemi shumë shqiptar nga gjitha rrethet e na duket vetja si në Shqipëri. Unë kam qënë në Greqi më parë dhe është si “nata me ditën”, pra këtu në amerikë”.
Vjollca Malo Zaimi:-“Jam 62 vjeç, punoj në këtë moshë dhe jam gjyshe, e kam plotësuar detyrën time në Shqipëri pasi kam dalë në pension, por është vullneti për të punuar, gjithë jetën kam punuar shumë dhe nuk mund të rrija “duar-kryq” këtu në amerikë. Për mua është në sfidë se kërkoj shumë nga vetja dhe ja arrita qëllimit, duke kërkuar më rekomanduan tek Bersani që është një sipërmmarrës i shkëlqyer, i suksesshëm dhe ta imponon respektin dhe jam brenda profesionit tim. Edhe në Shqipëri këtë punë kam bërë, në ndërrmarrjen elektroteknike ka përa fërsi dhe ja kam idenë sepse kam mbaruar shkollën e Mesme Politeknike-dega elektrike. Dia nis duke u ngritur në 5:45, makinës dhe vijmë në punë deri në 15:30 dhe e bëj me kënaqësi”.
AM:- si e sheh bashkësinë shqiptare në Uster?
Vjollca Malo Zaimi:-“Shumë të mirë. Po të mos ishin shqiptarët këtu do të isha kthyer mbrapsht. Kemi pasur ndihmë nga çdo njeri që kemi takuar, qe në ditët e para për të ditur se ku janë institucionet, punët e fillimit e deri tani që nga pronari që është shqiptar edhe kolektivi dhe për fat të mirë kam edhe njerëz që kam punuar në ndërrmarrjen elektroteknike”.
AM:-Edhe unë e quaj një gjë me fat për ju dhe ju uroj mbarësi…
Vjollca Malo Zaimi:-“P me fat. E kisha ëndërr të vija në amerikë, edhe gjyshrit e mi kanë punuar për amerikën, kam dhe njerëz të tjerë, njerzit e burrit, vëllain tim dhe jam shumë e lumtur edhe pse nuk i kam fëmijët këtu dhe tani teknologjia na e mundëson të shihemi çdo ditë në “skype” , kështu që nuk më mungon asgjë”.
AM:-Ju faleminderit për kohën dhe mundësinë për të biseduar me disa nga punëtorët tuaj sot, Juve çdo shprehnit në këtë intervistë, njohja me ju?
Bersan Shqina:-“Ka shumë gjëra për të thënë për emigracionin shqiptar në amerikë, për komunitetin shqiptar në Uster. Në rradhë të parë dua të përshëndes të gjithë bashkëatdhetarët kudo që janë. Uroj të jenë mirë dhe të kenë mbarësi. Uroj TV shqiptar që po mundëson njohjen MEM connection në mjediset shqiptare. MEM është një kompani familjare e krijuar 18 vjet më parë në Uster Masaçusets(Nëntor 2000). Si një punishte elektrike për porosi të kompanive të tjera me teknologji më të lartë për prodhimin e mikroprocesorëve, çipeve dhe komponenteve të tjerë. Kjo ka qënë një inisiativë individuale dhe është shpërndarë dhe zgjeruar biznesin nëpërmjet komunitetit shqiptar. Kemi filluar vetëm me 6 vetë në vitin 2000 dhe arritëm në 47 në 2007 dhe pas krizës që kaluam 2008-2009, arritëm të mbijetojmë në saj të teknikave financiare bile vazhduam të rritemi nga 2009 e këtej. MEM-Conection është një kompani me bazë shqiptare që punon me emigrantët shqiptarë të ardhur në amerikë të cilët gjejnë strehën e parë të ngrohtë ku arrijnë të mëkëmben dhe të kalojnë në procesin e përshtatjes me sistemin e jetës amerikane. Jemi rreth 35 vetë në ekip prej të cilëve70% janë shqiptar. Janë punëtorë që punojnë prej 15 vitesh, por edhe të rinj. Unë si pronar dhe themelues i kompanisë e ndjej veten të lumtur dhe krenarqë punoj me njerzit tanë dhe që arrijmë të ndihmojmë dhe të bëjmë maksimumin për t’i përshtatur ata në jetën amerikane dhe gjithmonë i uroj sukses dhe mbarësi kudo që ata janë. Shumë nga ata që kanë punuar këtu, di që kanë hapur bizneset e tyre në sfera të ndryshme të ushqimit, pastrimit kimik, shërbime elektrike, mirëpo këta njerëz nisën duke marë shprehitë e punës dhe të jetës amerikane tek MEM dhe pastaj duke i shtrirë dhe duke krijuar lidhjet e reja në fushat ku punojnë”.
AM:-Më kujtohet kur u shprehët se kam edhe një nga punëtorët më të rinj dhe çekun e merr pasnesër?
Bersan Shqina:-“Kjo është më se e vërtetë. Muajt e fundit kemi pasur një rritje në biznes, kemi marrë shumë porosi dhe për këtë kemi marrë në punë 7 punëtorë. Dhe një puntor që juve e keni intervistuar merr çekun e parë. Pra pas një jave e gjysëm”.
AM:-Është një rastësi e bukur përsa i përket pritshmërisë dhe ndihmesës që ne si shqiptarë i japim njëri-tjetrit.Me jetën tonë në Uster kam vënë re që disa biznese e japin ndihmesën e tyre për veprimtari të ndryshme artistike, kulturore, sportive dhe juve jeni një prej tyre?
Bersan Shqina:-“Kompania ime ka dhënë një ndihmë të madhe në aktivitete të ndryshme, edhe ato sportive por edhe ato që ka bërë Kisha me grupin e të rinjve me anë të festivaleve. Si një nga bizneset më të vjetra dhe të ardhura rishtaz në amerikë, ne kemi gjetur strehën e parë tek Kisha Shqiptare e Usterit ku na dhanë mendimet e para mbi jetën, mënyra se si të kërkojmë për punë, si të kontaktojmë njerëz të ndryshëm dhe se çfarë do të bëjmë për të ecur e për të qënë të sukseshëm. Dhe pas kësaj kuptohet që ne u bëmë këmbëngulës në dhe më të qartë në kërkesat tona.Ndihma në drejtim të festivalit është dhënë si kompani dhe si familje. Fëmijët e mi kanë qënë në grupin e valleve, të tre fëmijët që kam në tre breza të ndryshëm dhe kanë ndjerë atë kënaqësi të mësimit të valleve shqiptare, të alegrisë dhe harmonisë që vallet shqiptare japin me rritmin e tyre dhe gjithashtu kanë krijuar shoqëri dhe e kanë mbajtur edhe jashtë aktiviteteve që kanë pasur dhe atë e kanë akoma në jetën e tyre të përditshme”.
AM:-Diçka për të shtuar, megjithëse e di që sërish do të na jepet mundësia për t’u takuar e biseduar për ecuritë tuaja?
Bersan Shqina:-“Patjetër, është një kënaqësi që jemi kaq mbështetës për komunitetin në Uster dhe veprimtaritë që organizon Kisha, apo grupe të vogla të biznesit që po bëhen edhe më aktiv në jetën e Usterit”.
Një biznes dhe ku numuri i madh i shqiptarëve janë punësuar në Uster, është “Dunkin Donuts“.
Alma Manxhari:-“Kam dhjetë dyqane me rreth 200 punëtorë.
AM:-Prej tyre sa shqiptarë?
Alma Manxhari:-“…80%!Unë i pres të gjithë me krah hapur, mundohem dhe është fat i madh që kam shqiptare dhe mësojnë edhe në shqip dhe anglisht, pra punën, gjuhën, komunikimin me klientët, proceset që ka puna dhe fati tjetër i madh është se dyqanet janë rreth e rrotull dhe ato shkojnë aty ku janë më afër me shtëpinë. Pra ka disa pozicione si fillim që nuk është nevoja që të flasësh shumë anglisht dhe ato që nuk e flasin gjuhën të vendosen aty. Ato do ta mësojnë me kalimin e kohës.
AM:-Pas dy muajsh do të shpërnguleni në njv njësi të re, gjenerata e re e DD si e përshkruani ju angazhimin tuaj?
Alma Manxhari:-“Ky dyqan ku jemi ka mbi 70 vite në shërbim, ne do shpërngulemi në një ndërtesë të re dhe është e para që bëhet edhe në amerikë. Am shumë e gëzuar sepse këto janë vajza që punojnë shumë, vajza të zgjuara, janë intelektuale dhe me shkolla, kemi ardhur nga Shqipëria me shkolla të larta dhe me edukatë dhe ato e meritojnë që të kenë një dyqan të ri dhe të paraqitshëm për punën që bëjnëdhe gjthshka që bëjnë ato. Kompania jonë ka një moto amerika vrapon drejt dunkin, ndërsa shqiptarët e drejtojnë atë (!)”.
AM:-Dimë ndihmën modeste të bizneseve duke përfshirë edhe tuajin në drejtim të festivalit si e ndjeni vehten të përfshirë dhe si e përshkruani juve atë?
Alma Manxhari:-“E kam ndihmuar festivalin prej 20 vitesh, që në fillim. Unë nuk kam vënë re se ku punoj, pastrim tavolinash, regjistër, petullat, jam gati kudo. Por para festivalit unë punoj me vullnetarët sëbashku me Dajana Stefon të ngarkuara për drejtimin e vullnetarëve. Është kënqësi të ndihmosh festivalin dhe vajzat e mia që të gjitha janë gati dhe punojnë gjatë ditëve të festivalit. Ja këtu kam Lidën, punon edhe këtu edhe në festival në regjistër.
AM:-Unë di edhe një lidhje më tepër tuajën me Kishën. Juve keni pagëzuar fëmijët tuaj dhe vajz juaj ka qëne pak vite më parë bukuroshja e Masaçusetsit dhe konkuroi më gjerë. Si janë këto hapa në aspektin personal pasi keni filluar edhe ju vetë me punë të vështirë dhe më pas keni prekur dhe ndier gëzimin e familjes të bashkëatdhetarëve?
Alma Manxhari:-“Jo vetëm unë ,por të gjitha nënat shqiptare japin 150-200% për fëmijët. Vajza pati fatin dhe kishte dëshirë të konkuronte dhe fitoi për miss dy herë (moshat e reja dhe Masaçusetsin) dhe mësoi nga ajo eksperiencë. Po bën përpara. Studioi në fushën e psikologjisë në North Eastern College, me miss Masaçusetsin ajo gjeti vehten dhe po vazhdon për gazetari-tv në Harvard, gjeti punë gjithashtu në një kanal tv të Vermontit (ABC-), ajo e gjeti vehten dhe unë kam edhe një djalë 12 vjeç I lidhur me sportet. Kështu ne si prindër pas punës ndjekim detyrimet e familjes.(AM:-Ju faleminderit).
Loliata Imeraj:-“Prej kaq vitesh punoj në Uster, jam menaxhere këtu për gati 10 vite”.
AM:-Si e përshkruani një ditë pune?
Loliata Imeraj:-“Herët në mëngjes, e tillë është puna. Njerzit kërkojnë kafen si në Shqipëri edhe këtu duan kafenë , bëjnë zgjimin. Jemi shumë të mobilizuar dhe vijmë në punë dhe të vendosim bëjmë udhëzimet e duhura me punëtorët me pozicionet e tyre(megjithëse i dinë se ku do të punojnë),pra një kujtesë me ta ndajmë detyrat se çfarë do të bëjmë gjatë ditës dhe përpiqemi që të shërbejmë sa më mirë dhe klientët të mbeten sa më të kënaqur, ky është qëllimi ynë”.
AM:-Përsa i përket bashkësisë shqiptare në Uster, si e njihni ju atë dhe si i shërbeni?
Loliata Imeraj:-“Nuk bëjmë ndonjë dallim. Klientët të gjithë janë për ne njësoj, ndjehemi më ngrohtë dhe mendoj se edhe ata janë të kënaqur nga shërbimi ynë”.
AM:-Në lidhje me punëtorët tuaj këtu. Sa i kanë përmirësuar ata aftësitë edhe të sapo ardhurit nga Shqipëria që fillojnë punë këtu.?
Loliata Imeraj:-“Them se duhet të ketë shumë kredi për Dunkin Donuts për shqiptarët që sapo vijnë, është fat i madh që shqiptarët kanë Almën ose të tjerë të njohur që menjëherë sapo vijnë ose sapo zbresin nga avjoni, brenda javës marrin numurin (sigurisë shoqërore) dhe të punësohesh them se është një gjë shumë e madhe, nga një vend i huaj dhe të integrohesh dhe të fillosh punë. Mendoj se ky është hapi i parë, por ne mundohemi që t’i mbajmë ngrohtë pasi e dimë që është e vështirë të lësh shëpinë atje ku ke qënë dhe të vish këtu dhe të integrohesh në një vend tjetër. Pavarësisht se amerika është vend i oportuniteteve gjisekush e gjen vehten dhe mendoj se me kalimin e kohës ata shkojnë atje ku ata duan të venë sepse është e rëndësishme që njeriu të dojë të bëj atë që do në jetë. Mendoj se kur shqiptarët vijnë këtu është një fat shumë i madh që u jepet, pra vijnë priten ngrohtë nga ne dhe dhe ne mundohemi t’i mësojmë që të lidhen mejetën dhe shumë shpejtë të hedhin hapat e para në emigracion”.
Lida Dudo:-“Jam punëtore e vjetër në Dunkin Donuts, kam punuar më shumë se 20 vjet, e pëlqej punën, më pëlqen t’u shërbej klientëve e të mbeten të kënaqur gjithashtu kam kënaqësi kur punoj me ta”.
AM:-Si e keni përcjellë rritjen e bashkësisë shqiptare në Uster, rritjen në numër sa prej kaq kohësh që jetoni dhe punoni këtu?
Lida Dudo:-“Këtu në Uster komuniteti shqiptar është shumë i madh dhe nga viti në vit ka ardhur duke u rritur”.
AM:-Shpesh shohim që ata marrin pjesë në festime të ndyshme, mbaj mend që keni qënë një vullnetare dhe ndihmuese në festival?
Lida Dudo:-“Po jam një prej tyre. Sa herë që bëhet Festivali vete dhe ndihmoj si dhe disa të tjerë prej nesh sa herë që është dashur”.
AM:-Dikça për të shtuar, veten tuaj si emigrantë dhe sa jeni përshtatur me jetën?
Lida Dudo:-“Duke kaluar vitet edhe përshtatja jonë është më e mirë. Më mungon dashuria për atdheun tim, por këtu gjithshka ka ndryshuar. Fëmijët janë shkolluar, kanë mbaruar shkollat e larta-kolegjet, jeta jonë ka ndryshuar krejtësisht, “everything is beautiful”, vitet e para ishin sakrificë, ndërsa tani është krejt ndryshe.
(AM:-Ju uroj fat dhe mbarësi.Faleminderit!)
Stina e dimrit është e vështirë në Uster. Sipërmarrja private i ka bërë edhe shqiptarët e ardhur edhe nga Kosova që të jenë të guimshëm e t’u besojnë aftësive dhe mjeshtrisë. Nazmiu punon me shërbimet e pajisjeve të ngrohjes e të ftohjes dhe për veten e tij tregon.
Nazmi Berisha:-“Jam nga Kosova, jetoj dhe punoj në SHBA prej 20 vitesh. Kam rdhur në vitin 2000. Kemi familjet këtu, kam dajën dhe ai më priti kur erdha. Kam nusen dhe çunin. Unë kam hapur një biznes të vogël që merret me shërbimet dhe instalimin e pajisjeve ngrohje dhe ajrin e kondicionuar”.
AM:-Po ju ndrëpres nga puna, por e di që keni punësuar shqiptarë?
Nazmi Berisha:-“Po, shqiptarë i kam pesë. Punëtorë dhe teknikë. Kam Ben Çikën, Xhinon nga Lushnja, Joanin, Ervinin, Hajrushi dhe Astriti nga Kosova. Pra i kam puntorë të mirë dhe faleminderit për sa punojnë”.
AM:-Jeni mes bashkësisë shqiptare ku ka edhe shumë familje nga Kosova dhe bizneset e tyre,sikurse edhe kanë arritje pra si e shihni ju ndihmën që mund të jepni për festivalin?
Nazmi Berisha:-“Festivali është diçka e mirë dhe tubohemi të gjithë shqiptarët. Shkojmë tri-katër ditë atje gjatë fundjavës ku pushojmë e takojmë familjet, shoqëritë dhe të tjerë miq të rinj. Dhe po ashtu është bukur që edhe të jesh ndihmues dhe për kombësinë tënde apo të ndikmosh Kishën e bashkëatdhetarët. Është shumë bukur dhe kam kënaqësi”.
Juxhin Haxhi:-“Jam nga Lushnja, kam dhjetë vjet këtu dhe puoj në biznesin e Nazmiut(Xhonit), prej Kosovës ku punojmë për sistemet e ngrohjes dhe ftohjes në banesa dhe mjedise më të mëdha.
AM:-Si shkon puna gjatë dimrit, sidomos kur kemi dhe një dimër të hidhur?
Juxhin Haxhi:-“Na është mësuar lëkura është bërë e përditshme… dimri është i ashpër për ata që vijnë në fillim por me kalimin e kohës mësohesh”.
AM:-Thuajse të gjithë jeni punonjës shqiptarë?
Juxhin Haxhi:-“Jemi shqiptarë e kosovarë, amerikanë”.
AM:-Si është fryma e punës, kërkesat tuaja?
Juxhin Haxhi:-“Për mua puna është e njëjtë kudo, në çdo vend të botës që të shkosh puna është dhe do ta bësh të njëjtë kudo që të shkosh si në Shqipëri apo amerikë. Një punë që të jepet atë duhet ta bësh”.
AM:-A jeni i kënaqur?
Juxhin Haxhi:-“Jam i kënaqur, them se jam! I uroj fat shqiptarëve kudo që janë”.
Jim:-“Punoj për Xhonin prej katër vitesh, drejtoj njerzit e tij në punë dhe shpesh shtatë ditët e javës pa pushim dhe një kompani e mirë për të punuar.
AM:-Dimri veçanërisht i vështirë si ja bëni?
Jim:-“Po! Jemi lidhur me të dhe nuk na bën përshtypje vazhdojmë e punojmë gjithë dimrit sa na kërkon edhe puna, edhe vera bëhete ngjeshur me punë pasi njerzit duan freskun.
AM:-A keni ndonjë përshtypje përsa punoni me shqiptarë, grup pune me shqiptarë? Ata flasin gjithashtu anglisht, por shqip gjithashtu. A ke ndonjë vështirësi në grup me ta?
Jim:-“Ata janë OK,… të shkëlqyer. Nga njëherë vështirë kur flasin mes tyre unë nuk i kuptoj se çfarë thonë, por pa shqetësim apo bezdisje.
Një tjetër mbështetës për festivalin është Olsi Gjinko, ja dhe njohja me biznesin e tij.
Olsi Gjinko:-“E punuam 3-4 vjet, fitimi nga karburanti ishte shumë i ulët dhe kompania kryesore fitonte më shumë se sa ne si ndërmjetës. Me përpjekje vazhduam dhe e mbyllëm si karburant dhe blemë vendin-tokën, pastaj e kthyem në shitblerje automjetesh dhe i japim ato me qera dhe çdo ditë përpiqemi për më mirë”.
AM:-Ju e keni dhe një pikë shërbimesh dhe riparimesh njëkohësisht.
Olsi Gjinko:-“Po, prej riparimeve kemi sjellë fitimet dhe mbështetëm zhvillimin më vonë”.
AM:-Me sa di juve keni dhe njerëz të punësuar dhe mes tyre edhe shqiptarë?
Olsi Gjinko:-“Kam pesë, kam dhe një shqiptar prej 14 vjetësh Orionin, fillimisht shiste benzinë dhe me kalimin e viteve u mor me porositë e pjesëve të këmbimit e të tjera në ndihmë të ofiçinës dhe jam shumë i kënaqur. Kam dhe një tjetër ndihmës në shitjet prej vitesh si dhe mekanikët dhe vetë”.
AM:-Ju jeni shpesh përkrahës i veprimtarive të shqiptarëve. Nga ju lind kjo ide dhe çfarë ju shtyn në këtë ndihmë dhe bashkëpunim?
Olsi Gjinko:-“Populli thotë që kur e ndan bukën të shijon më shumë. Të hash e jetosh vetëm për vete sikur nuk shkon. Pra kur ke mundësi që të ndihmosh është një kënaqësi e imja që sponsorizoj në festival dhe të tjerat, ndjehem që jam shqiptar dhe që nuk jam i vetëm. Njeriu bën si të dojë, mund të qendrojë dhe i mbyllur në shtëpinë e tij, por ai ka nevojë gjithnjë për miq të mirë e njerëz të mirë”.
AM:-Faleminderit dhe punë të mbarë, uroj ta keni sa më fitim prurës biznesin dhe shëndet.
Olsi Gjinko:-Fakeminderit.
Orion Qirjako:-” kam ardhur në amerikë në vitin 2003 dhe punoj prej 14 vitesh. Biznesi është rritur dhe kur filluam kishim vetëm disa makina ndërsa tani kemi ecur mirë dhe i mirëpresim të gjithë shqiptarët që t’i ndihmojmë dhe t’ju shërbejmë me sa kemi mundësi. Riparime apo blerje të reja”.
AM:-Si e ndjenini ju gjallërimin e bashkësisë shqiptare në Uster?
Orion Qirjako:-“Ndjehet shumë, sidomos gjatë festivalit.
Vijnë nga shtetet rrotul dhe nga qytete të tjera larg si Çikago. Popullsia shqiptare këtu ndjehet. Thuajse në çdo biznes gjen shqiptarë, kanë filluar dhe amerikanët të flasin shqip”.
Sipërmarrjet e biznesit të drejtuar dhe nga shqiptaro-amerikanët e hershëm të vendosur në Uster dhe që ndihmojnë festivalin janë të shumta. Mes tyre veçuam punishten e brumit dhe të ëmbëlsirave e cila nuk mungon me ndihmën materiale dhe njerëzore kur afrojnë ditët e festivalit. Punishtja Dimitra “Delights”.
Mary Collorio:-“Dimtra Delights” është emri i biznesit tonë. Dimitra vjen nga emëri im i pagëzimit ndaj e përdorim këtë emër “Dimtra Delights” . Jemi me këtë biznes që prej vitit 1972 dhe e filluam atë duke përgatitur lakërorët (byrekët me spinaq),të cilët vazhdojmë ti bëjmë. Nga kjo piknisje ne bëmë edhe produkte të tjerë. Tani ne bëjmë më së shumti ëmbëlsira, pasta daneze e brumëra të ëmbël, pra linja e produkteve të ëmbëla. Ne jemi rritur. E nisëm nga një sipërfaqe rreth 470m2 dhe tani jemi me mbi 5500 m2. Ne kemi 70 punëtorë dhe ajo që duhet të dini është se shumica e tyre janë shqiptarë. Është një bashkësi shqiptare, ku janë burri, gruaja dhe fëmijët punojnë këtu. Ne po shkojmë mirë dhe e gëzojmë bashkësinë,janë nerëz punëtorë dhe shumë të përkushtuar dhe shpresoj se do të vazhdojmë përsa kohë që edhe shqiptarët do të vijnë, ne kemi punë për ta dhe do t’i mbajmë të zënë me punë”.
AM:-Mund të them se të gjithë shqiptar-amerikanët të vjetër e të rinj që ndihmojmë valën e re të të sapoardhurve në SHBA dhe një pjesë e tyre në Uster. Si janë këto lidhje dhe marrëdhënie që juve vini re mes brezave të vjetërve e të rinj?
Mary Collorio:-“A po flisni për shqiptaro amerikanët që ne ndihmojmë, ata që vijnë nga Shqipëria?(Po të sapoardhurit.)Unë mund t’ju them nga përvoja ime pasi lidhjet e mija janë të hershme që kur ata filluan të vijnë në vitet 90-të dhe ne i ndihmuam për, gjetjen e banesave,orenditë që ta nisnin jetën. Dikur ne dërgonim kamionë të ngarkuar me veshmbathje për në Shqipëri. Kishim një njësi në Uster ku njerzit punonin në këtë drejtim, palosnin dhe mbushnin arka me veshmbathje. Nuk besoj se kjo vazhdon përsëri, por ne ju dhamë atyre një bazë mbështetje. Ne i ndihmuam për shkollimin. Vajza ime që punonte në Komitetin e Shkollave pranë bashkisë, punonte me bashkësinë shqiptare për t’i ndihmuar ata për fëmijët dhe të tjera nevoja që ata kishin për të hyrë në shkollat e duhura. Ne u përpoqëm që të mbulonim të gjitha anët dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë. Çdo ditë këtu në punë unë përpiqem që të ndihmoj ndonjërin me problemet e sigurisë, qirasë, ose me çdo problem që ata kanë dhe nuk e kuptojnëdhe përpiqem që t’i drejtoj ata tek personat e duhur që të komunikojnë e t’i kryejnë punët”.
AM:-Është tepër bujare kjo kujdesje e juaja, në lidhje me festivalin shqiptar,ndihmën që juve jepni atje përmes biznesit dhe familjes suaj për këtë veprimtari kaq të madhe të shqiptarëve. Si e përshkruani ju këtë atmosferë ku shqiptarët mblidhen bashkë?
Mary Collorio:-“Festivalin Shqiptar po e mbajmë që prej fillimeve dhe së pari ne i furnizojmë me brumin, gratë e kishës që ato të bëjnë lakrorët. Së fundmi ne arritëm t’i bindim që një punë tre mujore që atyre u duhet të bëjnë, ne e kryejmë për dy orë. Kështu ne i bëjmë lakrorët këtu në fabrikë me ndihmën e punëtorëve shqiptarë. Madje ata kënaqen kur e bëjnë këtë,bile edhe luajnë dhe muzikë shqiptare kur i bëjnë byrekët, pra kalojnë mirë.Çdo vit sasitë janë rritur është e lehtë për t’u bërë dhe ata mund të shesin më shumë. Pra nqs më shumë do të shesin,më shumë para do të bëjnë. Ja pra për këtë përpiqemi të bëjmë para për Kishën dhe bashkësinë të bëjmë më shumë para dhe ne na pëlqen që e bëjmë këtë”.
AM:-Pyetja ime e fundit do të ishte në shqip,pra kujtime nga jeta juaj me shqiptarët qoftë edhe gjëra për të qeshur mes jush?
Mary Collorio:-“Tregojmë ngjarje për Shqipërinë, punëtorët, për jetën e tyre dhe e kemi me gëzim që flasim për këto gjëra dhe mësojmë prej njëri-tjetrit, bile dhe shqip që nuk dija më parë. Ne duam që të punojmë dhe të kemi punë që edhe njerzit ta dinë se si bëhet puna këtu në amerikë pasi nga njëherë nuk arrijnë që t’i kuptojnë punët, ligjet etj”.
Donna Collorio:-“Jam vajza e Meri Collorio unë jam sot këtu pasi punoj tek “Dimtra Delights”.
AM:-Ne e dimë që juve jeni mjaft e lidhur me bashkësinë shqiptare në Uster. Si e keni parë ju dhe çmund të na thoni rreth rritjes së saj dhe pjesëmarrjes në jetën e qytetit të Usterit, këtu në SHBA?
Donna Collorio:-“Unë kam shërbyer për dy mandate në Komitetin e Shkollave të Usterit ku kam patur mundësinë për t’u takuar me një numër shumë të madh familjesh shqiptare gjatë kohës sime të shërbimit për bashkësinë e Usterit.Një nga gjërat e hershme që kuptova ishte se disa nga familjet shqiptare, sikurse mësuesit dhe prindrit nuk dinin se si ecte këtu sistemi i shkollave, se si të gjenin mbrojten prej tij pasi ishte vështirësia e gjuhës.Një nga gjërat që unë pata mundësi dhe bëra ishte sepse pata mundësi që të punoja me prindrit dhe mësuesit për të gjetur atë se si duhet bërë se si punon sistemi. Nganjëherë merrja ndonjë thirrje prej ndonjë mësuesi se si mendonin për t’u rritur në detyrë, ngritje rroge dhe kush duhej të ishte njeriu apo zyra që duhej t’u drejtoheshin. Kështu shpesh prej telefonit në mbrëmje apo gjatë vizitave ditore të ndryshme i kam takuar dhe ndihmuar ata për ta njohur sistemin. Po ashtu kam patur mundësinë të punoj me bashkësinë shqiptare (ashtu si më parë ju intervistuat nënën time), gjatë festivalit dhe kjo ka qënë një gjë e madhe pasi kam takuar shumë e shumë prej tyre. Kam bërë si prindrit e mij që me bujarinë e tyre kanë dhënë kohën apo prodhime për ta ndihmuar bashkësinë shqiptare të rritet dhe unë mendoj se kjo është e admirueshme pasi kemi një biznes që e ndihmon popullsinë shqiptare këtu. Kam qënë e bekuar që kam punuar në bordin e Komitetit Shkollor, e nderuar që kam përfaqësuar edhe atë pjesë të bashkësisë shqiptare pasi shpesh kur edhe bisedojmë për arritjet e ndonjë grupi në qytet themi se edhe pse me një grup të madh pakicash dhe nuk kanë dikë, nuk kanë një udhëheqësi, dikë që të bëjë mbrojten për ta. Ata janë shumë punëtorë, të shohin punën dhe familjen duke bërë gjërat drejtë, por nganjëherë nuk gjejnë këshillën e duhur dhe të gjejnë rrugën se si duhen ndihmuar. Kjo është një gjë e rëndësishme do të thoshja unë për bashkësinë shqiptare që juve duhet të dini se cilin duhet të thërrisni, të bisedoni, kush duhet takuar dhe nëna ime ka bërë shumë pasi i ka ndihmuar ata se si të gjesh strehimin, kujdesin shëndetsor dhe për gjëra të tilla ju duhet të gjeni udhëheqës dhe njerz si nëna ime që t’ju ndihmojnë”.
AM:-Përsa i përket fushës së arsimit, një drejtim ku juve keni punuar dhe ndihmuar familjet shqiptare, shumica e të cilave janë përqendruar që fëmijët e tyre të marrinshkollimin më të mirë. A keni vënë re shumë ndryshime mes shqiptarëve të ardhur herët dhe të tjerëve më pas ë SHBA. Ne kemi dëgjuar shumë arritje të mira prej tyre në arritje, rezultate të mira dhe drejt profesionit dhe karrierës në jetën e tyre?
Donna Collorio:-“Përveç Komitetit të Shkollave, jap mësim në “Quinsigamont Community College” ku kam shumë studentë shumica e tyre të rritur në moshë, shqiptarë që i kthehen shkollës që duan të mësojnë. Kam gjetur se shumica e studentëve të mij shqiptarë janë tepër të përkushtuar,tepër të përqendruar, shumë punëtorë dhe të zgjuar. Ndjehem e nderuar që kam të bëj me studentë shqiptarë dhe kur i gjej ata jam e gëzuar për këtë, pasi e di që ata janë aty për të mësuar. Kam kuptuar se shumë nga shqiptarët kanë vështirësinë e gjuhës,anglishtja ndoshta nuk është përqendrimi i tyre parësor, por ata kanë zotësi në matematikë që është gjuhë universale dhe ata priren dhe shquhen në të. Pra nga brezat e mëparshëm unë dalloj se ata janë mirë në lëndët inxhinjerike dhe kanë ecur aty. Tani ka një ndryshim, ata që kanë marrë edukim më shumë janë drejtuar në profesionet shoqërore, pra vihet re ky ndryshim tek brezi më i ri. Disa nga studentët e mij tani, të rinj dhe nga brezi i ri që priren të jenë të jenë të futur ata janë të përkushtuar dhe t’i kesh në klasë ndjehesh me fat se janë shumë punëtorë dhe të përqendruar.
AM:-Kemi rreth 20.000 shqiptarë në Uster dhe ju folët për rolin e udhëheqësisë më parë dhe të përfaqësimit, ose le të themi në qeverisjen e këshillave dhe të qytetit. I vetmi shembull që kemi patur është me kryetaren e Bashkisë Konstantina Lukes. Unë mund ta quaj një arritje, por ç’mund të bëhet për më tej?
Donna Collorio:-“Gjëja e parë dhe më e duhura që duhet të shpreh është se fatkeqësisht dhe e them si përvojë timen se shqiptarët nuk votojnë(!). Nuk shkojnë në ditët e votimit dhe dihet që po nuk e bëre këtë ti nuk fiton atë udhëheqësi që ti do që të të përfaqësojë. Së pari shqiptarët duhet të bëjnë kujdes dhe të dijnë se sa e rëndësishme është që të votojnë për njerzit që do t’i përfaqësojnë ata. Ajo që ne mësojmë nga e sotmja është ajo që ne duhet të votojmë(!), pra shko në qendrën e votimit dhe jepja atij njeriu që ju doni t’ju përfaqësojë. Nqs ne do të duam përfaqësues shqiptarë në qytet ne duhet të kemi edhe njezit që duhet të jenë mështetje e kemi edhe njezit që duhet të jenë mbështetje e të votojnë për ta. Kam folur shpesh me Franklin për këtë. Nqs shqiptarët do të votonin për njerzit në drejtim të bashkisë dhe të komitetit të shkollave, do të ishte më ndryshe dhe do pasqyrohej në rezultat. Ne duhet të zgjojmë shqiptarët dhe të kemi shumicën e tyre atje që të votojnë. Këtë ende nuk e kemi arritur. Kam parë ndonjë ndryshim gjashtë vitet e fundit, por jo kthimin e duhur që ne duhet të shohim ashtu siç kanë edhe pakicat e tjera në përfaqësim.
AM:-Po me një sy optimist si do ta shihnit ju të ardhmen e shqiptarëve në Uster,integrimin e tyre dhe pjesë e jetës së qytetit?
Donna Collorio:-“Në biznes juve gjeni shumë shqiptarë që udhëheqin, në arsim shohim shumë mësues shqiptarë, por në politikë këtë nuk e shohim pasi nuk kemi akoma mbështetjen e bashkësisë shqiptare. Edhe nqs një shqiptar do të dojë të garojë për post, ai duhet të jetë i sigurt se e ka me vehte bashkësinë që do të shkojë dhe të votojë, do të ishte mirë që ata të hidhen e të garojnë, por gjithnjë do t’u duhet të merren me daljen e tyre për të votuar me pjesëmarrjen e shqiptarëve në votim.
Mary Collorio:-“Kam parë një përparim pozitiv e veças në arsim. Familjet shqiptare janë shumë të përkushtuara për shkollimin e fëmijëve të tyre. E kam parë këtu tek kompania ime tek “Dimitra Delights”. Është mjaft kënaqësi që t’i shohim ata duke bërë një përparim të mirë dhe shpresojmë që kjo të vazhdojë”.
Nuk është i rastit, por një shembull i biznesit të vogël familjar që ka përkushtimin e gjithë familjes dhe pandarë dëshirën e shkollës do ta gjesh edhe në mëngjesoren Filxhani i Kafesë. Përshtypja e klientëve gjithashtu shembullore për njerzit dhe shërbimin.
Dorine Goodrich:-“… është si të ishe në shtëpi, sikur një apo njëqind herë të kesh ardhur, Efi të trajton me respekt dhe dashuri dhe të bën pjesë të familjes së saj. Të njeh me traditën e vendit të vet, por është një restorant në qytet ku ndjen të të duan, je i mirëpritur dhe si pjesë e familjes…
Klienti 1:Unë vij për mëngjesin, Efi ma përgatit, jemi si një familje këtu. Juve sa hyni brenda njerzit përshëndeten duke u thirrur në emër, është një vend i këndshëm, ushqimi i shkëlqyer, është një mjedis i mrekullueshëm.
Sapo hyn brenda e ndjen mikpritjen.Efi nuk ngurron të na njohë me mbesën e cila do ta ndihmojë gjyshen në kuzhinë. Klientët tek na shoqërojnë, të përshëndesin dhe miqësisht të japin përshtypjet.
Klienti 2:-“Unë vij që prej 10 vitesh dhe them se është një vend i mirë të jesh këtu. Gjen njerzit më të mirë, ushqimin më të mirë dhe çmimet më të mira”.
Kamarierja:-Është si të punosh për familjen tënde,… jemi bërë një e tillë.
dhe na adreson tek kamarjerja tjetër Ruth që ka mësuar pak shqip…
Ruth:-di të them… Si jeni mirë, … ç’kemi(!)
Efi Qeleshi:-“Që ditën që kemi ardhur e kemi ndier vehten sikur të kishim qënë këtu prej vitesh. Megjithëse gjuha na ka munduar ne kemi pasur vullnetin për të punuar dhe mësuar gjuhën angleze.Që prej vitit të parë që unë kam ardhur këtu, bashkë me Mihallaqin kemi hyrë në shkollë për rreth pesë vjet, ndërkohë menduam për të bërë një biznes bashkë me fëmijët dhe ata na kanë ndihmuar shumë”.
Mihallaq Qeleshi:-” Për brezin tim të flas si jemi, pavarësisht se erdhëm ditur gjuhën, mësuam, mësuam të punojmë, me rregulla me punë të ndershme dhe duke krijuar mundësinë për fëmijët tanë që t’ju jepnim një drejtim më të mirë në të ardhmen të cilën pak a shumë brezi ynë e ka arritur. Anë marrë shtëpi, janë rregulluar me familjet e tyre. Por po ti pyesësh shqiptarët sot ata do t’ju tregojnë më të mirat e fëmijve”.
AM:-Të ndërtosh biznes do guxim. Ku e gjetët këtë?
Efi Qeleshi:-“Gjithmonë kemi ecur me parimin që ne duket të bëjmë diçka. Sepse po nuk mendove për të ardhmen dhe për veten tënde do të thotë që nuk bëre asgjë.
AM:-…kushtet disi i gjetët dhe bëtë përpjekjet tuaja, por shoh se ju keni ndihmuar shumë edhe bashkësinë shqiptare rreth kishës dhe veprimtari të tilla siç është festivali.
Efi Qeleshi:-“Një herë në dy vjet që bëhet festivali ne i kemi të gjitha gjërat e programuara. Ne si familje kemi dy pozicione. Mihallaqi bën petullat kurse unë bakllavatë. Në dy tre herët e fundit numuri i prodhimit të bakllavave është rritur (kërkohet), dhe si unë të gjithë pozicionohen në stacionet dhe detyrat e tyre dhe veç asaj jemi atje për tre ditë. Jemi shumë të kënaqur që e bëjmë këtë dhe unë herën e kaluar thirra dhe vëllanë Maksi Kulla i cili këndoi dhe ndihmoi atje gjithë javën. Unë shpresoj se do të bëjmë më të mirat në festivalet e ardhshme.
Jesica (mbesa):-Festivali shqiptar është i bukur. Atje mund të gjesh ushqim të mirë, lojra dhe të gëzohesh me muzikën e të kërcesh.
Brielle(mbesa):Jesica është kushërira ime e parë dhe ne kemi gjyshër Efin dhe Mihallaqin. Festivali është një gjë e mirë. Atje kemi petulla, këngë popullore, kërcime, lojra dhe shumë njerëz që vijnë, kemi kishën dhe jemi si një familje.
Mariola St Jean:-“Kemi pasur gjënë e madhe që Kisha na ka mbledhur gjithmonë ne shqiptarëve dhe sidomos për festivalet që janë bërë. Prindrit kanë qënë gjithnjë në ndihmë të kishës duke shkuar çdo të dielë. Ne për shkak të biznesit vemi ose jo, por kjo nuk do të thotë se nuk jemi me shpirt atje. Atë që na ka bërë Kisha është se na ka mbledhur gjithnjë. Pas meshës të gjithë mlidhen për orën e kafesë, flasim me njëri-tjetrin dhe pyesim se si ka kaluar java, punët dhe planet tona dhe është një vend që që të gjithë pyesin për njëri tjetrin. Sidomos në kohën e festivalit jemi munduar që të shpiem edhe fëmijët, ata që munden ndihmojnë nga ana vullnetare bile dhe bashkëshorti im megjithëse nuk e ka prejadhjen shqiptar. Ai vjen dhe ndihmon bashkë më ne. Vajza e madhe në festivalin e ardhëshëm do të ndihmojë me mbledhjen e tabakave, pjatave dhe pastrimet që gjithmonë ta japim ndihmën në një formë të duhur dhe ku njerzit ta ndjejnë veten sa më mirë. Ajo mund të marrë pjesë edhe në grupin e valleve, por varet nga fëmija nqs ka dëshirë apo jo, por deri tani nuk e ka shprehur.
AM:-Ishte një kënaqësi biseda me ju dhe shpresoj që në të ardhmen do të kemi mundësi më shumë për t’u njohur me familjen, prindrit, gjyshrit dhe prejardhjen tuaj.
Pasi u njohëm me disa biznese, prona,automjetet, shëpitë dhe jeta e përditshme na njeh me punën e agjensive të sigurimit. Horizon është një prej tyre.
Orjeta Kristo:- “Orjeta Kristo:-” Puna ime e përditshme është një agjenci sigurimesh. Ne hapëm dyert tek “Horizon” në Janar të 2015-ës. Jemi në vitin e katërt dhe unë kam një përvojë 10 vjeçare në këtë fushë. (Sigurimin e makinës, të shëpisë, të jetës si dhe të bizneseve)”.
AM:-Në gjuhën e shifrave, sa popullsie me origjinë shqiptare i shërbeni dhe në çfarë drejtimesh?
Orjeta Kristo:-” Klientela e jonë tek “Horizon” është e shumëllojshme, por edhe po rritemi shumë në numër prej popullsisë shqiptare. Bashkësia këtu është e madhe në numër dhe rreth 10% bëjnë pjesë tek ne. Është kënaqësi e madhe që shqiptarët punojnë me ne dhe fakti që flasim të njëjtën gjuhë, gjuhën shqipe dhe unë nuk jam e vetmja këtu që flas shqip, janë dhe tre vajza të tjera që flasin me klientët dhe e bëjnë sa më tëpër ta duke i spjeguar mbulimet për inshurencat e shtëpisë, të makinave dhe i jep atyre mundësinë të komunikojnë lirshëm me ne dhe t’i përgjigjemi pyetjeve të duhura. Shqiptarët(më bëhet shumë qefi), kanë shtëpitë e tyre dhe kanë investuar dhe blerë shtëpi të tjera dhe ne mundohemi t’i ndihmojmë sa më shumë ata për të patur mbulimet e duhura që nesër-pasnesër nqs do të jetë ndonjë lloj aksidenti le të themi ose humbje ata do të kenë mbulimet e duhura”.
AM:-Në aspektin e lidhjes më gjerë me bashkësinë unë di që “Horizon” ka qënë i lidhur me festivalin e përdyvitshëm që bëhet në Uster. Si e shihni në përfytyrimin tuaj këtë grumbullim, ndihma që ju ofroni atje qoftë puna vullnetare apo ndihma financiare që juve keni mbështeturfestivalin pasi shohim dhe një rritje në numur të sponsorve të festivalit çka e bën edhe më të gjallë zhvillimin e veprimtarive të atyre ditëve, që është një festë e vërtetë mes shqiptarëve?
Orjeta Kristo:-“Unë mund të them që Festivali Shqiptar është shumë i bukur. Ai ndan shumë tradita të Shqipërisë dhe vitin e kaluar kishim shumë të ftuar dhe të ardhur nga shumë shtete të tjerë. Është diçka e thjeshtë për mua që edhe ta japim ndihmën për komunitetin shqiptar sepse më merr malli për vendin tim të lindjes, them se jam shumë patriote dhe një mënyrë që mund t’ja kthej është ana financiare dhe ndihma vullnetare. Njëkohësisht më pëlqen shumë edhe energjia pozitive që kur mlidhemi të gjithë bashkë mund të flasim për Shqipërinë ose të hamë ushqime të traditës sonë (byrek), të dëgjojmë muzikën të ndjekim kërcimet dhe vetë kostumet e valleve të japin atë ngrohtësinë e duhur dhe pse jo, shqiptarët janë shumë punëtorë duan të ndihmojnë komunitetin dhe ne jemi një numër goxha i madh këtu në Uster dhe kur bëjmë festivalin tonë dëgjohemi anë e mbanë”.
AM:-Po shoh shumë rreziqe që fshihen pas “ajsbergut”(një poster në murin tuaj), që të arrish sukses qënka një listë e gjatë, a është kjo moto e juaj si inshurancë dhe ajo çka doni të zbuloni tek klientët tuaj, për të dhënë ndihmën dhe këshillimin profesional në këtë sistem që ata jetojnë këtu në amerikë?
Orjeta Kristo:-” Gjithsekush është ndryshe, të paktën për mua suksesi dhe biznesi në amerikë është rreth njerzve. Nqs je mirë me njerzit dhe dëshiron të mirën për njerzit, di të komunikosh me ta, t’i respektosh atëhere është normale që edhe klienti do të punojë me ty. Nërastin tonë, për biznesin tonë ne jo vetëm që mundohemi që ta ngrejmë, por edhe ta mbajmë klientelën tonë dhe kjo bëhet duke punuar për ta, duke i ndihmuar, për t’i ndihmuar atëhere kur ne duhemi në rast aksidenti apo kur kanë pyetje të ndryshme. Suksesi është se si ne mendojmë. Po të shohim të mirën dhe do të bësh më të mirën, normalisht që edhe do të vijë e mira.
AM:-A mendoni se bashkësia shqiptare në këto 22 vjet të shkuara në sytë tuaj që kurse jeni ndeshur me ta do të ketë ecuri. Si e keni përjetuar rritjen e saj?
Orjeta Kristo:-“Është shumë e bukur. Unë kur kam ardhur në 95-ën, numuroheshim rreth 10 familje pa folur për ata që kishin ardhur shumë vite më parë, shqiptarët e vjetër. Pastaj pamë një “dyndje” pas viteve 2000 e këtej dhe më bëhet qejfi sepse kur erdhëm nuk kishim ndihmë shumë të madhe, psh makina u mor pas një viti kurse tani e shikoj tek shqiptarët që vijnë e ndihmojnë njëri-tjetrin. Sapo vijnë marrin makinë, gjejnë shtëpinë, punësohenshumë më lehtë dhe më pëlqen kjo energji që është futur mes njerzve me njëri-tjetrin për të nihmuar sado pak”.
AM:- Nuk do ta nisja si një kompliment, por vë re se pas kaq vitesh e larguar ju e ruani dhe e një shqipe të pastër. Çfarë ju shtyn dhe sa ju e përcillni në familje?
Orjeta Kristo:-“Së pari prindrit. Gjithmonë kam folur shqip me ta, ata kanë pasur një shqipe të pastër dhe në të njëjtën kohë mbaj shoqërinë me shqiptarë, kam shumë shoqëri me shqiptarë këtu përreth në Uster dhe diçka tjetër është sepse është gjuha ime dhe sa herë që kam mundësi flas shqip. Gjithë kohës mundohem ta praktikoj dhe ta flas se sa ta kthej në anglisht. Unë kam edhe dy fëmijë dhe mundohem që t’i flas shqip gjatë gjithë kohës dhe ata mund të ma kthejnë në anglisht pasi e kanë pak sa më të lehtë prej mjedisit në shkollë, por familja është këtu, mua më ka ndihmuar jashtë mase dhe klientela shqiptare tani sa më shumë kam të bëj me shqiptarët aq më shumë gjuha vjen…”.
AM:-Ju uroj suksesdhe faleminderit për kohën dhe mundësinë që na dhatë.
Orjeta Kristo:-Faleminderit.
Një tjetër sipërmarrës që mbështet festivalin është piceria e Eduartit, Boomers.
Eduart Postoli-“Jam nga Korça dhe jetoj në amerikë prej 15 vitesh, punoj dhe jam pronar i kësaj picerie për shtatë vjet. Biznesi më vete mirë”.
AM:-Ideja për ta pasur këtë biznes a kanë lidhje me shkolën apo trajnimet tuaja në kuzhinë?
Eduart Postoli:-“Po kam punuar në Itali dhe e kam patur gjithnjë në mendje që të hapja picën time këtu në amerikë siç e shikoni dhe punojmë”.
AM:-Si ju shkon puna dhe sa punëtorë keni?
Eduart Postoli:-” Falë zotit puna shkon mirë, kam rreth 14-15 punëtorë dhe më ecën mirë”.
AM:-Sa prej tyre janë shqiptarë?
Eduart Postoli:-“Pothuaj shumica e tyre dhjetë”.
AM:-Kemi vënë re që shumë nga bizneset ndihmojnë veprimtaritë kulturore, artistike dhe sportive në bashkësinë shqiptare dhe me s tyre edhe Festivalin, si e ndjeni ju dhënien e kësaj ndihme?
Eduart Postoli:-“Kjo është vërtetë një kënaqësi., mezi e presim të na vijë çdo dy vjet, ndoshta e mira do të ishte për vit pasi jemi shumë shqiptarë sidomos këto vitet e fundit këtu në Uster. Ne tregojmë kulturën tonë dhe ndjej kënaqësi që shërbej për festivalin dhe komunitetin shqiptar në amerikë. Është një nga gjërat më të mira mes nesh dhe unë jam krenar që ndihmoj Festivalin”.
AM:-A do të shtonit diçka?
Eduart Postoli:-“Po kemi edhe shqiptarë të tjerë këtu dhe mbase edhe ata duan të shprehen. Ja psh Niku që është nga Tirana e.
AM:-O po si jo. Nikun e njohim nga skena e festivalit me lojën e tij në saze. Si ndjeheni?!
Besnik Cani:-” Mirë të themi. Usteri është shumë larg vendit tonë dhe kjo ndikon. Unë punoj tek “Boomer’s” kam rreth gjashtë vjet. Usteri është një pjesë e vogël e Shqipërisë, këtu tradita vazhdon me anë të konceptit korçar-shqiptar, që mbi të gjitha është puna e para dhe e dyta shqiptaria. Merremi vesh dhe ka mirësi”.
AM:-Në biznesin e “Boomer-sit” juve jeni shpërndarës. Desha të di se me sa shqiptarë ndesheni dhe përshëndeteni pasi jeni rrugëve dhe trokisni derë më derë?
Besnik Cani:-“Unë punoj çdo ditë bile në kushte të vështira me temperatura të ulta deri minus 25 gradë (celsius). Kemi shumë klientë shqiptarë, por kjo nuk vihet re këtu pasi u shërbejmë njësoj të gjithve”.
AM:-Ju jeni vëzhgues si natyrë, pra shpërndani, trokisni nëpër dyer dhe përshëndeteni me shqiptarë rrugës, pra si e ndjen atmosferën në Uster?
Besnik Cani:-“Usteri është një pjesë e vogël e amerikës, duhet të jesh korrekt, të ulësh kokën dhe të punosh të zbztosh ligjet dhe je i lumtur”.
AM:- do të desha dhe vëmendjen e pronarit tani. Pak më parë Niku u shpreh se punon në kushte të vështira me motin dhe tani thotë duhet të jesh korrekt, pra si shkon kjo me punonjësit shqiptarë?
Eduart Postoli:-“Me punonjësit shqiptarë është pak e vështirë, por shkojmë shumë mirë”.
Ndihmesa për festivalin shprehet në mënyra të ndryshme, Elton Topi e shpreh të tillë mbështetjen e tij dhe thuasjse është i pakursyer jo vetëm për tubimet e bashkëatdhetarëve, por edhe për organizimin e mbrëmjeve që bëhen me rastin e mirënjohjes së vullnetarëve, pas festivalit.
AM:-Festivali Shqiptar ka pasur gjithnjë ndihmën e bizneseve, si e keni ndjerë ju këtë?
Elton Topi:-“Që prej 20 vjetësh kam lëvizur në SHBA me prindërit, vëllanë, tezet(që jetojnë këtu në këtë moment), jam këtu në Masaçusets. Sapo erdha shkova në fakultet. Ndoqa shkollën dhe më pas mora përvojën në restorante të ndryshme si banakier, kamarier, menaxher deri kur para nja 7 vitesh mora iniciativë dhe thash të hap lokalin tim. Si bashkëpunëtor kam shefin e kuzhinës dhe prej kohësh punoj me të dhe e kam edhe si ortak në biznes. Pra i hapur prej 7 vitesh, “Mulliri” (The Mill) është një pub-restorant, me “muzikë live” (mbrëmjeve, të Enjte-Premte-Shtunë), ndodhemi në periferi të Usterit dhe banorët përreth e frekuentojnë, po ashtu kemi dhe një sallë për festa(ditëlindje, raste familjare dhe menu të përgatitur posaçërisht për rastet e kërkuara).
AM:-Kemi vënë re se shumë biznese të shqiptarëve të rinj përfshirë dhe më të hershmit,bashkojnë forcat dhe ndihmojnë për mbarëvajtjen e festivalit. Pra dëshira e juaj, mënyra se si ju e shprehni vullnetarizmin në kohën e dhënë në vlera materiale apo mbështetjen që ju bëni. Si ju vjen kjo?
Elton Topi:-“Festivali është një ngjarje që më ka tërhequr shumë që kur kam ardhur. Mezi e presim se është njëherë në dy vjet. Për momentin unë ndihem pak i zënë se kam familjen, gruan dhe dy fëmijë dhe biznesin, por më parë kam shkuar gjithmonë dhe është një ngjarje që tërheq me ushqimin tradicional, muzikën dhe gjithshka që mezi e pres dhe ndjehem shumë i kënaqur që kam mundësi të kontribuoj sado pak, sidomos për vullnetarët që punojnë atje me orë të gjata dhe dhurojnë kohën e tyre dhe unë ndjehem shumë i kënaqur që kam edhe unë mundësi të jap diçka (mbrapsht). Festivali zhvillohet në fund javë dhe unë nuk shkëputem dot shumë, por shkëputem nganjëherë dhe kam mundësi më pas të mbledh vullnetarët (t’i ftoj për mirënjohje), për një darkë këtu dhe ndjehem shumë i kënaqur për këtë.
AM:-Duke ju falenderuar për mbështetjen ashtu edhe sikur kjo veprimtari lidhej me një promovim libri. Ju urojmë mbarësi dhe shëndet.
Një tjetër agjensi sigurimesh është “Catalyst”, me moshë të re, por që bart përvojën disa vjeçare të drejtueses së saj Irida Tollkuçi, e cila shpreh njohjen e saj me mirëseardhjen.
AM:-Së pari një njohje me Ju?
Irida Tollkuçi:-“E para mirëserdhët. Unë jam Irida Tollkuçi. Unë kam në amerikë që në vitin 1993. Pra 25 vjet dhe brenda këtyre viteve shumë ndryshime kanë ndodhur, qoftë personale, profesionale, qoftë ndryshime përsa i përket edukimit. Gjatë gjithë këtyre viteve mu desh të filloja shkollën sapo erdha, mbarova në “Clark University” dhe më pas nisa të punoj në një kompani sigurimesh, vazhdova me studimet e udhëheqësisë në “Nicholas College” dhe më pas u bëra nënë gjë që më krijoi mundësi që të organizoja punën në mënyrë të tillë që të kujdesesha dhe për familjen që sapo krijova. Dhe tani jam këtu, pronare e Agjencisë së Sigurimeve “Catalyst”, në Shrusberi Masaçusets( Shrewsbury MA), jetoj po këtu dhe zyrën e kam afër Usterit dhe njëkohësisht afër Bostonit dhe kështu që Shrusberi është një pikë kyçe përsa i përket klientve dhe gjeografikisht vendit ku unë desha të fokusohesha”.
AM:-Çfarë kënaqësie ju jep kjo punë duke e lidhur atë me numurin e madh të bashkëatdhetarëve shqiptarë që jetojnë në Uster?
Irida Tollkuçi:-“Ashtu është. Shumë herë shqiptarët e sapo ardhur, kur flasim, kur më kërkojnë ndonjë ide apo mendim them shumë herë që në 1993 kur unë erdha shqiptarët e rinj të sapo ardhur mund t’i numuroja me gishtat e një dore. Tani më vjen mirë që janë kaq shumë që kanë ardhur si unë dhe pas meje sepse ndjej se jemi një lloj mbështetje për ta, i bashkëatdhetarëve që sapo vijnë që mund të kërkojnë një ndihmë qoftë në edukim, qoftë në punësim, shëndet pra nuk ka rëndësi pasi këtu jeta është e larmishme dhe e re këtu për shumë nga ne. Kështu që kompania, në llojin e punës që ne bëjmë shërben në atë që ne ndihmojmë njerzit. I ndihmojmë në format nga më të ndryshmet. Inshuranca është një mënyrë që ti mbron asetet, mbron pronën sepse njerzit punojnë fort për të krijuar një jetë sa më komode, të kenë një shtëpi, të rrisin një familje dhe inshuranca është një nga ato mënyrat se si ne bëjmë të mundur se si gjithë kjo djersë që derdhet për t’i arritur këto, për të krijuar ëndrrën amerikane që e quajmë, është e mbrojtur. Për këtë më vjen mirë pasi shumë nga ne që erdhëm nga një vend tjetër inshuranca dhe konceptet për të nuk janë shumë të njohura apo shumë të qarta dhe më vjen mirë që unë të bëhem ose të jem mënyra se si tua bëj të njohur bashkëatdhetarëve të mij. Mënyra se si puna që ata bëjnë, se si prona që ata kanë, makinat që ata ngasin, janë ato gjëra të domosdoshme që ne mbrojmë”.
AM:-Kam vënë re guximin tuaj dhe këtë e tregon zhvendosja. Nga Usteri në Shrusberi jo vetëm si vendndodhje strategjike ku ndodhen zyrat por edhe ndërtesën ndoshta nga më të mëdhatë,… A ju ka shtyrë ky guxim dhe puna që bëni?
Irida Tollkuçi:-“Ka një shprehje që tek këta që thonë se fati i jepet atyre që kanë guxim. E para për mua është vërtetë dhe më pëlqen puna që bëj, të cilën do të vazhdoj ta bëj gjithë kohës pa parë afrimin e moshës së pensionit. Këtë sepse e shikoj vlerën që jap dhe se si unë kontriboj në jetën e të tjerëve. E dyta është se unë fillimisht e nisa me zyrën dhe duke dashur që mbarëvajtja e zyrës dhe e biznesit të mos ishte e lidhur me faktin që dikush tjetër të vinte dhe të blinte ndërtesën dhe mua mund të më jepte njëfarë jo sigurie në vazhdimësinë e biznesit., bëra të mundur që të marr ndërtesën dhe që “Catalyst” të jetë këtu, nesër dhe pas dhjetë vitesh dhe të mos të ketë asnjë problem apo pasiguri në të ardhmen. Lëviza në Shrusberi me shtëpi pasi kjo është në periferi me Usterin dhe qytetet e tjera më pranë Bostonit. Sistemi shkollor është një nga më të mirët në Masaçusets dhe për mua si nënë ishte diçka shumë e rëndësishme.Por përsëri jam pranë Usterit, bashkëatdhetarëve, miqve, familjes, Kishës. Kështu mora më të mirën e mundshme nga sa kërkoja. Një vend të sigurt për të rritur familjen, por edhe afër me familjen tjetër të Usterit në të cilën unë u lidha dhe kam krijuar miqësi të forta.
AM:-Duke folur për volumin e punës, sa bashkëatdhetarë ju janë afruar dhe ju i keni ofruar shërbimet?
Irida Tollkuçi:-“Kjo është një pyetje e rëndësishme pasi duke pasur një komunitet shumë të fuqishëm në këtë zonë bën atë që edhe ne si biznes të afrohemi me të dhe t’i shërbejmë komunitetit tonë, por edhe komuniteti me formën e tij mundohet të mbështesë një biznes relativisht të ri. Unë në këtë biznes kam një kohë relativisht të gjatë dhe kam shumë klientë shqiptarë që më kanë ndjekur nga viti në vit në të gjitha etapat e zhvillimit të biznesit tim dhe ndoshta do të thoshja se gati 50% e biznesit tim është me shqiptarë. Janë klientë, miq, shokë, janë familje po edhe ku ndoshta shohim edhe atë ndarje mes punës(biznesit) dhe miqësisë. Si shqiptare unë akoma e kam ndjenjën e ndihmës dhe shërbimit për njëri-tjetrin. Të ndihmojmë, të inkurajojmë dhe po qe se edhe besoj se bën biznes, kjo tregon që je e arrirrë profesionalisht dhe personalisht”.
AM:-Si e keni parë ju ndihmën personale dhe të biznesit tuaj në drejtim të festivalit dhe përfitimin e rritjes së vlerave kulturore, artistike, gjallërimin e fëmijëve, pra si e përshkruani ju këtë atmosferë duke e ditur që edhe ju vetë jeni një ndihmuese e drejtpërdrejë për festivalin bashkë me familjen tuaj?
Irida Tollkuçi:-“Jam ndier e privilegjuar që bëj pjesë në këtë masë njerzish apo me qindra vullnetarë që organizojnë një festë kaq të madhe. Kontributi im ka qënë vullnetar si edhe në kryesinë e drejtimit të festivalit dhe si biznes kam qënë dhe sponsor për festivalin. Jam e kënaqur dhe e privilegjuar që në të gjitha këto forma të jem e pranishme dhe të ndihmoj. Ka shumë vullnetarë disa mundohen të japin kohën, njohuritë, organizimin pasi festivali është një eveniment kaq i madh sa shumë herë kur ne diskutojmë për planet është si të drejtosh një kompani. Festivali bën të mundur që shumë njerëz të sapo ardhur të ndjehen të mirëpritur dhe të përqafuar nga një kulturë, nga një gjuhë, nga mënra e gatimit e të tjera që të lidhin me familjen dhe që këtu nuk i gjen kudosidomos për dikë që sapo vjen. Për mua duke folur nga përvoja personale, kur erdha dhe duke qënë se nuk kishte shumë shqipëtarë në 1993, të dëgjoja dikë që fliste shqip, të haja diçka që ishte gatuar nga duart e një amvise shqiptare, ishte vërtete një mënyre se sidukej sikur të thoshte se je në të mbarë dhe të thoshte vazhdo, sepse gjjërat do të shkojnë OK!. Festivali ishte për mua një nga këto forma sepse ndjeheshe mes njerzve, mikpritjes, mes bashkëatdhetarëve që mendonin si ty, që kishin të njëjtat përpjekje të zhvillimit, të njëjtat pyetje për jetën. Pra nuk ndjeheshe e vetme dhe të mos ndjehesh vetëm kjo është diç ka e madhe për atë që sapo vjen”.
AM:-Si e shihni lidhjen mes shqiptarëve të ardhur rishtaz me ata më të hershmit, me ata të lindur këtu që përpiqen t’i ruajnë traditat dhe ta vazhdojnë këtë rrugë?
Irida Tollkuçi:-“Unë jam e mahnitur, çuditem nganjëherë kur takoj dikë që është lindur këtu dhe që gjyshrit kanë qënë nga të parët që kanë ardhur këtu dhe me vite e vite të tëra e kanë ruajtur gjuhën, kulturën dhe befasohem sa herë që flas me ndonjë 80-90 vjeçar në kishë, që mundohet të flase me mua shqip edhe pse pa problem mund të komunikojmë në anglisht. Pra duket se e kanë si detyrë që ta mbajnë këtë gjuhë, ose gati si premtim përpara prindërve dhe gjyshërve të tyre që ata do ta flasin shqipen. Në këtë mënyrë edhe unë i bëj një premtim vehtes time qe edhe unë që të bëj ç’është e mundur me fëmijët e mij dhe mundohem për këtë. Duke qënë se edhe kemi gjyshe dhe gjyshër rrotull që gjithmonë ju flasin shqip, por edhe ne si prindër duhet ta bëjmë këtë për fëmijët tanë që kanë lindur këtu dhe t’u flasim shqip në mënyrë që ta mbajmë. Dhe evenimente si festivali janë vende që këta fëmij që kanë lindur dhe rritur këtu i bëjnë ata të kenë një pikë referimi me gjërat rreth tyre në familje. Pra se si këta prindër dhe gjyshër që janë kështu që kërkojnë përqafim dhe puthje. Këngët e të gjitha si këto, nuk janë kaq të çuditshëm, por janë pjesë e këtij komuniteti të madh që janë të gjithë njësoj, duan dhe mendojnë njësoj. Sillen dhe hanë njësoj dhe kjo më pëlqen sepse sikur më justifikon në sytë e fëmijëve të mij se kush dhe pse jam. Përse them apo i rri mbi kokë për detyrat, bëhem kërkuese për ta që të jenë të përparuar me studimet, leximet dhe të bëjnë më tepër. Kështu që mua në përvojën personale është që unë për sa kohë që do të kem mundësi. Unë me çdo mënyrë do të investoj kohën, do të jap edhe ndihmë financiare që ta mbajmë festivalin sa më të gjallë dhe të suksesshëm vit pas viti”.
AM:-Bashkësia shqiptare në Uster qendron pranë Kishës, si e shihni të ardhmen e saj?
At Timothy Lowe:-“Le të nis me njohjen time si prift këtu prej 4 vitesh nuk kam prejardhje shqiptare aspak, ose thënë drejtpërdrejt nuk dija asgjë për Shqipërinë, kulturën, pak nga historia por jo gjëra të veçanta në data dhe vite. Për mua ishte një kthesë e bukur për të mësuarin, praë kam At Markun që ka lindur këtu, rritur në këtë mjedis dhe dhe është një ndër priftrinjtë e emëruar nga peshkopi.pra e parë në këtë ne kemi përfytyrime nga kënde të ndryshme. Ja se sa di unë rreth bashkësisë shqiptare që nisi para më shumë se 100 vjet dhe u formua nga emigrantët e ardhur si dhe e ngjashme me shumë të tjerë të ardhur këtu në Uster. Ata erdhën këtu dhe sollën besimin, prunë kuturën kur për kohën kultura dhe besimi ishin ngushtësiht të lidhur (sepse ishte periudhë para komuniste), kështu kjo bashkëjetesë ishte e ngjashme në shumë vende me besim orthodoks (Rumani, Greqi, Rusi etj), por besimi në amerikë ka një gjendje krize dhe kjo është pasqyruar edhe në kishën tonë. Psh At Marku është mbi mesin e të dyzetave dhe i martuar dhe ju gjeni se njerëz në moshë sa ai ose më të re janë larguar nga kisha pavarësisht se janë lindur dhe rritur këtu (janë larguar), pra po ju them disa shenja të krizës në fushën e besimit në amerikë pavarësisht nga përcaktimi (katolik, orthodoks, hebrej, musliman etj). Me emigracionin e ri ajo që është e rëndsishme është se juve keni mijra njerëz që vijnë ju them për këtu në Uster (lëreni me një anë gjithë amerikën). Veçanërisht këtu në Uster shqiptarët e ardhur pas periudhës së shoqërisë komuniste me një kujtesë se ishte besimi, por jo i lejuar për t’u ushtruar. Ndoshta ata mbajnë mend gjyshet apo pasjen e ndonjë ikone dhe çfarë do qoftë një vend që kishte një tjetër lloj lirie dhe jo lirinë për ta ushtruar besimin… Ja se çfarë gjej unë tek kjo bashkësi. Së pari pa këtë valë emigracioni Kisha jonë nuk do të ishte në një pozitë të mirë, duke folur e rritur në numër, mosha e re dhe ajo që më ka bërë mua më shumë përshtypje rreth kulturës shqiptare (dhe këtë di ta shpreh pasi jam pak i familjarizuar me kulturën e vendeve të lindjes së mesme pasi kam qënë atje për disa kohë), është fortësia e familjes. Familja është më e fortë se sa në kulturën amerikane, pasi është më e shpërndarë. Psh unë mund ta shoh vëllezrit e mij një herë në gjashtë vjet pasi njëri jeton në perëndim, tjetri në qendër dhe unë në lindje të kontinentit. Nuk kam patur rastin të takohem me babanë pasi ai jeton larg dhe unë jam i ngarkuar me detyrat dhe përgjegjësitë e mija si prift. Pra familja i ka humbur disi lidhjet, por me emigrantët ndodh ajo që ata sjellin fortësinë e familjes, jetojnë sëbashku dhe vërtetë kam “zili”, pra familje, miq, kushërinjtë të cilët unë vet nuk i kam parë e njohur nga ana ime. Por kuptimi i saj është se ju keni njerëz me moshë të re që vijnë në Kishë, gjithnjë për të pagëzuar fëmijët, ata nuk dijnë shumë rreth Kishës pasi nuk janë rritur me të, ndoshta ju kanë folur për të apo ju ka tërhequr vemendjen, apo e njohin si zakon. Dhe duan të martohen, edhe pse ndoshta jo të krishterë ata janë të lirë të pagëzohen, por në këtë rast atë që do të thoshja unë në lidhje me besimin orthodoks është mungesa e njohjes nga ana e tyre dhe natyrisht puna e jonë është që t’i edukojmë ata, por përsëri di të them se amerika është edhe një vend i vështirë ku garojnë shumë forca interesi, shumë kultura, biznese dhe shkolla, sporte e shumë lloje gjërash që njerzit në Shqipëri ndoshta nuk do të arrinin t’i kuptonin se çfarë këtu ndodh në të vërtetë. E parë kështu pa njerzit e rinj e vlen të përmend se ne kemi disa familje të reja të mrekullueshme të tërë të ardhur nga emigracioni e natyrisht ata do të bëhen edhe drejtuesit e rinj të Kishës dhe kjo është magjepëse pasi unë gjithashtu do të thoshja se ne kishim një boshllëk në bashkësi dhe pa praninë e tyre ndoshta nuk do të kishim atë gjallëri që kemi dhe ne jemi të interesuar të mbedhim të tjerët, ata që ndoshta vijnë për pagëzime, vijnë pak herë dhe humbasin për një kohë të gjatë apo vijnë për kurorën e një dasme. Flas për bashkësinë në përgjithësi. Do t’ju sillja një shembull. Unë jap shërbesën në një ceremoni funerale dhe nuk njoh asnjë prej tyre, bëj përsëri një tjetër dhe nuk i njoh, nuk i kam parë. Pra janë ca boshllëqe të më mëdha mes besimtarëve orthodoks në bashkësi që rrallë shkelin në pragun dhe shkallët e Kishës, pra kjo ndodh dhe është një raalitet, kështu është flasim për mirë apo për keq. Po i lë rradhën At Markut pasi ai i përket kësaj bashkësie”.
At Mark Doku:-” At Timothy përmendi ato përvoja që edhe unë i kam kaluar. Pjesa e veçantë e imja e rritjes këtu në këtë qytet, në grixhën e shtëpisë time, është se me çdo shqiptar që jeton në këtë qytet ne njiheshim. Pra ishte një bashkësi disi e vogël dhe të gjithë ata shqiptarë që ishin, ishn orthodoks dhe përgjithsisht të ardhur nga e njëjta zonë. Pra njihnim njëri-tjetrin dhe të rritesh në në mjedis të tillë për mua ishte se të jesh shqiptar dhe të jesh orthodoks ishte një, të lidhura bashkë, nuk kishte ndonjë ndarje dhe unë as që mendoja tjetër gjë. Madje kur isha shumë i ri mendoja se i gjithë vendi ishte i tillë, (të krishterë orthodoks), pra kështu u rrita. Por me emigracionin dhe me periudhën pas komunizmit e gjithë ajo traditë thuajse ishte fshirë siç përmendi At Timothy, pra një boshllëk në breza atë që ne e ndeshim sot dhe ashtu siç e paraqiti në anën pozitive se shumë njerëz të rinj vijnë dhe po përpiqen ta kuptojnë se çfarë është kjo(?). A i kanë folur dikur gjyshërit, a e kanë ndeshur disi, apo janë larguar dhe e kanë ushtruar diku tjetër si besim,( në Greqi apo vende të tjera), ose ta njohin si një gjë që bëhej në qytetin apo fshatin e tyre dhe tani e shohin këtu, pra ata po vijnë po afrohen. Por ka edhe ngurim, njerzit nuk vijnë masivisht, por vijnë dhe kjo ashtu siç shkrimi i shenjtë shprehet “ata duhet të vijnë e të shohin”. Përse bëhet fjalë, përse më përket dhe është e lidhur me mua apo me preardhjen time dhe se si unë mund të bëhem pjesë e kësaj bashkësie. Këto pyetje mund të na i drejtojnë lirisht dhe mund të takohen me mua apo At Timothy, apo edhe me të tjerë priftërinj për të kuptuar se si ata përsëri do ta kapin atë. Atë që unë di të them është se ajo atje ka qënë, e tyrja. Shqipëria e krishterë ka qënë prej fillimit. Është një ftesë që ta kapësh përëri se çfarë është e jotja pra shumë përpara se sa ta mendosh atë. Kjo mendoj se do të bëj të mundur dhe t’i nxisë njerzit që të vijnë e të flasin për këtë”.
At Timothy Lowe:-“Kur flasim psh për Festivalin që është më shumë një festë, është identiteti juaj, kushjeni(?), nga vini(?), se si bëhen të qendrueshme tek ju me të cilat ju dalloni. Këtu unë mund t’ju tregoj edhe për dikë(mua), që nga protestant u bë i besimit orthodoks. Kështu lidhja ime me shqiptarët orthodoksë është thjeshtë besimi dhe jo kultura, etj. Megjithë se unë ju thashë se kam jetuar jashtë dhe kam njohje me besimin dhe kulturat e ndryshme që i shoh me shumë përmbajtje ndryshe nga sa shoh atë amerikane (kur e gjej nganjëherë të zbrazët, ose me mungesë të përmbajtjes në histori), por duke folur për Kishën këtu në Uster që është pikë pjekje e organizimit të të gjithë shqiptarëve me besim ose jo, dallime etnike, kulturore, të krishterë, muslimanë, katolikë kjo nuk bën ndonjë dallim përsa i përket festimit të një kulture, por që në përmbajtje është rreth këtij besimi të dikujt që si unë që merr pjesë, feston dhe e ndan atë. Pra është gjithnjë e rëndësishme të dimë sidomos të atyre me prejardhje orthodokse se duhet të mos e humbasim anën e besimit dhe kultura ta mbulojë (mbingarkojë) atë të besimit. Pra dikush që mendon vetëm në një drejtim, psh filani atje ai ka jetuar këtu më shumë se sa në Shqipëri dhe mendon vetëm për Shqipërinë, por mua do më duhet t’i spjegoj(filanit), se feja orthodokse është më e madhe, pra aq e madhe sa na përfshin të dyve. Pra ne ndajmë të njëjtin besim edhe pse nuk kemi lindur në të një vend me kulturë të njëjtë. Ja pra pse edhe kjo është një gjë e mirë e kulturës në amerikë dhe e festimit të saj, mirënjohjes dhe e pasurimit mes saj. Kjo besoj unë se është edhe ana se si vepron dhe funksionon Festivali Shqiptar”.
AM:-Këtu në Kishë jemi në gjendje të shohim vazhdimsinë jo vetëm të besimit, por edhe breznive më të hershme. Si jetojnë këto lidhje tani dhe si shqiptaro-amerikanët dhe vala e re e shqiptarëve të ardhur pas viteve ’90? Ndoshta mund të përmendim edhe shembuj me njerëz dhe familjet.
At Mark Doku:-“Qartësisht jeta ndryshon. Jeta ndryshon, gjendjet, politika, qeveritë ndryshojnë, pra gjërat zhillohen dhe ndryshojnë. Traditat nganjëherë humbasin ose marrin një tjetër kuptim. Përsëri duke folur nga largpamja ime, kultura dhe traditat shqiptare në shumë anë janë të lidhura me kishën. Psh gjëra si festimi i ditëve të emrit, festat kishtare, festivalet dhe piknikët që lidhen me festat kishtare si Pashka dhe ku të gjithë e dinë mirë se Pashka dhe mishi i qingjit shkojnë sëbashku, pra kështu është bërë,pra këto tradita janë aty, pra përsëri për shqiptarët e rinj që ndoshta nuk e kanë pasur përjetimin e këtyre gjërave të lidhura me Kishën, pra janë ca gjëra që u nevoitet të rimësohen, të kapen sërish dhe deri dikuunë shpresoj se disa nga ne që e kanë përvojën mund ta përcjellin atë. Është e qartë se shumë shqiptarë të ardhur në këtë vend e kanë pasur besimin në zemrën e tyre. Është treguar dhe At Timothy e përmendi se prindrit apo gjyshrit e kanë ushtruar në mënyrë të fshehtë dhe ata i njohin këto gjëra dhe tani me liritë që kemi në këtë vend atyre ju jepet mundësia ta shprehin atë.Unë kam qënë me fat të shkoj në shtëpitë e nerzve(besimtarëve) për ditën e emrit. E mbaj mend me rritjen time këtë. Emri i babait tim ishte Josif dhe dita e emrit të tij festohej të djelën pas krishtlindjes. Kishim një shtëpi të vogël ku u rrita dhe do të mlidheshin rreth 150 vetë atë ditë, pra hynin e dilnin, uronin… gjatë gjithë ditës. Njerzit ishin plot gëzim dhe nqs ju kishit një emër shumë të përdorur si Thoma, do të ndodhte që do të bënim vizita në 4-5 shtëpi gjatë asaj dite.Unë mendoj se nuk është diçka që lidhet vetëm me ruajtjen e kulturës shqiptare dhe tathem ndershmërisht e besoj se At Timothy do të jetë në një mendje me mua, në këtë botë që sot jetojmë mes elektronikës dhe teknologjisë do të kishte kuptim që të kishim një bashkëbisedim me njëri-tjetrin. Njerzit shkonin për vizitë, pyesnin dhe flisnin ballpërballë për familjen, miqtë, të afërmit dhe kjo është për mua “ARKA e HUMBUR”, por me gjëra të tilla dhe përmes tyre ne mund ta rigjejmë e ta rikapim veten”.
At Timothy Lowe:-“Folëm për ditët e emrit, por unë shkoj dhe për bekimin e shtëpive në familje. Ndoshta edhe tek dikush që nuk e kam njohur. Më bie të takoj nga ata besimtarë të krishterë orthodoks që nuk do të ma kishte marrë mendja. Por ata nuk i shoh kurrë në Kishë. Unë kam kaq vite këtu dhe më lind pyetja që përse ndodh kjo, mbase dhe ja gjej justifikimin që shqiptarët vijnë në këtë vend dhe punojnë shumë, (është e vërtetë se kjo i ka bërë ata të sukseshëm si grup mes emigrantëve), shmë prej tyre bëjnë edhe nga dy punë, plot nga këto që ata vërtetë i dallon dhe duan t’ja dalin mbanë për vete dhe fëmijët, por tjetra është se në Shqipëri gjatë asaj kohe ata nuk mundeshin ta shprehnin besimin e tyre hapur mes njerzve. Pra ata e mbajtën fshehur, brenda shtëpisë. Dhe unë nganjëherë e shoh që ajo mbahet aty dhe ju them se ejani në Kishë, s’ka për t’ju ngrënë njeri (!), ne jemi një grup I këndshëm njerzish,. Pra e shihni që ju mirëpresim dhe duam që të bëheni pjesë e të zgjerohemi si familje dhe ishoh nganjëherë se ata përpiqen endoshta me pak dyshim tek unë apo mosbesim, jo për ndonjë gjë por dallohet që diçka të tillë e mbajnë si barrë nga historia e shkuar. Këto janë gjëra që unë vë re dhe ju them, ejani. Nuk pyes nëse jeni nga Korça apo të sillem ndryshe me një tjetër nga Tirana, Vithkuqi apo çfarë do. Vetëm ejani, dhe në këtë mënyrë përpiqem të ftoj grupe të reja që të bëhen pjesë në vend të asaj që gjithmonë mbeten të tërhequr në grupe të vogla. Kur erdha para katër viteve nxorra përfundimin se të gjithë e njohin njëri-tjetrin siç u përmend tim dhe kjo ishte shumë larg së vërtetës. Gjithsekush kishte grupin e tij të vogël, familjen, zgjerimet me njohjet e njëri-tjetrit dhe mundoheshin të qendronin mes tyre dhe kjo ka të bëjë me ndonjë trashigim të së kaluarës në kuptimin historik gjatë atyre viteve të vështirë. Atë që unë dua të them është dilni prej andej, ejani dhe hapuni, bisedoni dhe i arrini njerzit. Kur njerzit janë të sapo ardhurdhe vijnë në Kishë dhe askush nuk i përshëndet apo i afrohet ata sigurisht do të largohen, kemi pasur raste të tillë dhe kjo ndodh”.
AM:-A keni patur rastin të vizitoni Shqipërinë?
At Timothy Lowe:-“Po! Verën e kaluar(2017), me një grup nxënësish nga Bostoni dhe një prift misionari njohur në gjithë vendinshkuar atje qe nga 1992-1993. Ai mori një grup nxënësish dhe ne udhëtuam për dhjetë ditë. Pamë vende. Vizituam Kryepeshkopin Anastas, takuam gjithë peshkopët, rininë atje dhe dërgesa e nxënësve ishte për të parë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri veçanërisht në kishën orthodokse. Pamë disa nga shkollat, projektet e bamirësisë që bëheshin dhe ishte me ndershmëri një nga gjërat që më ngriti peshë qe nuk ekisha provuar prej vitesh Pra pash njerzit që punojnë, një vend jo i pasur dhe me burime të pakta të ofruara, por njerëz të përkushtuar në punën e tyre. Të dhënë pas bamirësisë dhe të shihje besimin e tyre dhe të punëtorëve të rinj bëhesha pak me zilipasi doja që këtë pasion ta kishim këtu në Kishat tona në amerikë që ju e dini që tani po kalojnë një gjendje të përgjumtë”.
AM:-ndoshta ndikon dimri?
At Timothy Lowe:-“…do të doja të ishte kjo, por është ndryshe. Megjithë atë ne gjatë verës shpiem përvit nxënës në Shqipëri dhe duam të vendosim marrëdhënie me Kishat atje. Ne mbështesim projekte, përpiqemi të mbledhim para për projektet, ku unë jam i interesuar të ndihmojmë rininë. Bindja që kam është se e ardhmja për ta dhe arritja jone duhet të drejtohet tek brezat e rinj, kjo është një mrekulli dhe shpresoj se do të shkoj përsëri dhëntë Zoti”.
AM:-Ndonjë përshëndetje në mbyllje pasi edhe shqip keni mësuar pak nga ceremonitë kur drejtoni?
At Timothy:-“Krishti u Ngjall! Jeta ime është pasuruar duke shërbyer mes bashkësisë shqiptare. Kam bërë një shaka kur punoja në Jeruzalem. Pas katër vitesh atje erdha në Uster. Para largimit thashë se kjo do të jetë Kisha ime e fundit. Jam në atë moshë që mund të shërbej edhe një rradhë tjetër dhe kaq pavarësisht në se do të jem një javë apo një dhjetëvjeçar. Pra po ja u them që ta dini. Ishim të drejtëpërdrejtë me njëri-tjetrin. Kjo ishte një nga ato gjërat e fundit që unë bëj si një prift. Unë dal në pension dhe largohem, por i përqendruar gjithë kohën mes bashkësisëdhe ja ku jam mes një kishe shqiptare. Kam qënë në kisha ruse, arabe, të reja dhe të sapo ndërtuara në SHBA, dhe mesa duket do ta mbyll karrjerën time me shqiptarët. Jam i gëzuar”.
At Mark Doku:-” Si përfundim, ejani dhe na shihni. Shihni se ku ndodhemi. Në se e njihni festivalin kjo është e qartë dhe po bëhet afërsisht si një tërheqje turistike kur mbahet. Por edhe kur jeni kalimthi në festival ju mund të ndaleni, mos qëndroni jashtë vizitoni dhe njihuni me kishën, më gjeni mua, kërkoni At Timothy ndoshta ne mund të jemi duke gatuar diçka jashtë. Ejani, na pyesni, pa ndrojtje, pavarësisht moshës nëse jeni i vjetër. Ejani na shihni, le të flasim, le të fillojmë një bashkëbisedim”.(Ju faleminderit për intervistën, shërbimin dhe mbështetjen Tuaj.Ju faleminderit. Zoti ju bekoftë).
I nisur fillimisht si një afrim i familjeve të hershme shqiptare rreth Kishës “Fjetja e Shën Marisë”, format e grumbullimit në festa dhe piknikë krijuan më pas festivalin si veprimtari. Kështu gjallëria e brezave në vitet 80-të solli dhe nevojën e focimit të lidhjeve, ku veç shtimit në numër shqiptaro-amerikanët e Usterit dëshironin ta shprehnin njohjen e tyre mes bashkëqytetarëve duke afruar muzikën dhe vallet, kuzhinën dhe mikpritjen, trashigiminë kulturore. Ata ndërtuan kështu një mjedis të hareshëm ku veç anglishtes dëgjohej një tjetër gjuhë(shqipja), ku zbuloheshin ngjyrat e kostumeve popullore të pa para ndonjëherë kaq masivisht dhe kështu nisi të bëhej edhe më interesante njohja me një popullsi të ardhur prej Evropës dhe të vendosur në SHBA.
(u përdorën materiale nga foto arkiva e festivaleve 2015-2017, si dhe intervista të realizuara gjatë periudhës Mars-Dhjetor 2018).
do të më pëlqente ta ndaj këtu dëshminë time. Emri im është Lizjana Cenaj Mjekaj Unë jam forma Lezh, Lezhë, jam martuar me burrin tim rreth dy vjet më parë fillojmë të kemi probleme në shtëpi, kur ai të ndalojë të flejë në të njëjtën shtrat, duke luftuar për gjëra të vogla ai gjithmonë vjen në shtëpi natën vonë, duke pirë shumë dhe duke fjetur me gra të tjera jashtë, kurrë nuk kam dashur asnjë burrë në jetën time përveç tij. ai është babai i fëmijës tim dhe unë nuk dua ta humb atë sepse ne kemi punuar kaq shumë së bashku për t’u bërë ato që jemi dhe kemi sot. Para disa javësh ai tani vendosi të jetojë mua dhe fëmijën, duke qenë një nënë beqare mund të jesh e vështirë ndonjëherë dhe kështu që nuk kam askënd t’i drejtohem dhe unë u bëra zemër e thyer.i thirra nënën time dhe t’i shpjegoja çdo gjë asaj, nëna ime më tha për Drigbinovia se si e ndihmoi të zgjidhte problemin mes saj dhe babait tim që isha i befasuar kjo sepse ata kanë qenë pa njëri-tjetrin për tre vjet e gjysmë dhe ishte si një mrekulli se si u kthyen tek njëri-tjetri. jam drejtuar në Drigbinovia dhe i shpjegoj gjithçka, kështu që ai më premton të mos shqetësohem se ai do të hedhë një magji dhe t’i bëjë gjërat të kthehen sesi ne ku aq shumë në dashuri përsëri dhe se ishte një tjetër frymë femër që po kontrollonte burri ai më tha që problemi im do të zgjidhet brenda dy ditëve nëse besoj se i thashë ok, kështu që ai hodhi një magji për mua dhe pas dy ditësh dashuria ime u kthye duke më kërkuar duke më falur ta falja tani jam shumë e lumtur. kështu që vendosa ta ndaj përvojën time me çdo organ që ka problem të tillë kontaktoni Drigbinovia casterin e shkëlqyeshëm në adresën e tij të emailit [email protected] dhe Via whatapp +2348144480786 faleminderit që ndani kohën tuaj me mua