1. «Kur ju nuk visheni si të gjithë të tjerët as nuk duhet të mendoni si gjithë të tjerët».
2. «Nëse nuk e njeh vetveten nuk mundesh kurrë të krijosh stilin tënd. Kjo do të thotë që të mos jesh kurrë e gjallë. Për mua hapi më i gabuar i atyre që merren me modë është kur ato shihen në pasqyrë dhe nuk e njohin veten».
3. «Unë nuk shoh ndonjë gjë në mënyrë të gabuar tek një rrudhë. Kjo është një lloj simbol i guximit».
4. «Nuk jam e bukur dhe nuk do të jem kurrë, dhe nuk çaj krye aspak sepse por posedoj diçka shumë më të mirë: stilin».
5. «Për të jetuar si newyorkese dy gjërat më të rëndësishme për një grua janë: të ngasë makinën dhe të ketë një pallto të ngrohtë të foderuar me peliçe».
6. «Mund të blesh rroba të modës të fundit, por stili është diçka që e ke gjithnjë me vete».
7. «Nëse je e krehur mirë dhe mban veshur një palë këpucë të mira, mund t’ia dalësh mbanë në çdo situatë».
8. «Nuk ka libër rregullash për stilin, duhet të shprehësh vetveten dhe mbi të gjitha të mbash një qendrim personal».
9. «Nuk vishem që të ndihem e vëzhguar, vishem për veten time».
10. «Nëse nuk je e interesuar, nuk je as interesante».
11. «Në jetë gjithmonë duhet të provosh, sepse ke një udhëtim të vetëm, që duhet të mbahet mend».
12. «Të heqësh dorë nga zbavitja duke u marrë me modë, do të thotë të vdesësh, gjithmonë duhet të kënaqësh fantazinë tënde».
13. «Në Downtown (Downtown Manhattan, New York,) njerëzit besojnë se janë Moda. Vishen të gjithë me të zeza. Kjo do të thotë që ata nuk kanë stil, mbajnë një uniformë».
14. «Sekreti për të pasur stilin tënd, është të kuptosh se kush je. Dhe për të arritur në përfundim të duhen vite e vite pune».
15. «Jam e frymëzuar nga të gjithë ata që kam rrotull meje, frymëzohem nga fakti që jam ende në jetë dhe jetoj, që frymëmarr dhe takohem me njerëz, që flas me njerëz dhe thith dhe kuptoj se çfarë ndodh rrotull meje. ».
16. «Nuk kam asnjë rregull, edhe sepse do t’i ngatërroja të gjitha».
17. «Nëse do të duhet të zgjedhësh për të harxhuar shumë para, midis një fustani apo aksesorëve, natyrisht që do të zgjidhja aksesorët, gurët e çmuar të ndryshojnë pamjen, më tepër se çdo gjë tjetër».
18. «Gjithçka është e lidhur. Politika, ekonomia, shkenca dhe moda, të gjitha janë të lidhura. Nëse sheh një veshje do të shohësh se ajo është e ndikuar nga të gjitha ato që përmenda më sipës, bile mund të arrish të kuptosh se çfarë ka ndodhur në periudhën kur ajo veshje është krijuar».
19. «Nuk më intereson se çfarë ke ngrënë dhe se me kë e ke kaluar natën. Nuk duhet t’i interesojë askujt se çfarë bëhet në jetën private të gjithë seicilit».
20. «Jeto dhe leri edhe të tjerët të jetojnë’, kjo është motoja e jetës time. Nuk gjykoj të tjerët dhe më e rëndësishme është të jesh i lumtur se të vishesh mirë».
21.«Stili im nuk është stili jot, dhe unë nuk kam si ta përcaktoj këtë, sepse atë ti e e shpreh vetë, se kush je ti, në mënyrën tënde».
Komentet