DASHI 21/3 – 20/4
Veproni me kujdes ndaj detyrave tuaja në marrëdhënien në çift. Beqarët do kenë mundësi për një njohje të re. Në planin financiar do keni luhatje.
DEMI 21/4 – 21/5
Sot do të keni mundësi që të kënaqni pritshmëritë tuaja nga partneri. Beqarët duhet të heqin nga mendja idenë e krijimit të një lidhje. Financat nuk do jenë të qëndrueshme.
BINJAKËT 22/5 – 21/6
Do të përfitoni nga ndjesia e çuditshme për t’i thënë gjithçka mendoni personit të dashur. Beqarët nuk do e bëjnë dot për vete personin që duan. Financat nuk do jenë të qëndrueshme.
GAFORRJA 22/6 – 22/7
Partneri do të përpiqet që të nënvlerësojë aftësitë tuaja, mundohuni që të zbuloni synimet e tij të vërteta. Beqarët duhet të bëjnë për vete personin që duan. Me shpenzimet mos u tregoni të pamatur.
LUANI 23/7 – 21/8
Bëhuni më të dobishëm për personin e zemrës. Beqarët do kenë shumë takime të mbushura me emocione. Buxheti do dalë jashtë kontrollit.
VIRGJËRESHΑ 22/8 – 23/9
Do të jeni shumë të zënë me problemet që keni dhe do të lini pas dore personin e zemrës. Beqarët do marrin propozime të njëpasnjëshme. Financat do jenë të mira.
PESHORJA 24/9 – 23/10
Do të keni një qëndrim konstruktiv ndaj partnerit, por dhe me plot pretendime ndaj atyre që shfrytëzojnë punën tuaj. Beqarët duhet të ndryshojnë statusin e tyre. Në planin financiar do jeni me fat.
AKREPI 24/10 – 22/11
Do të keni mundësi që të sqaroni një keqkuptim me partnerin. Beqarët do të krijojnë një lidhje të qëndrueshme. Buxheti do jetë në gjendje të mirë.
SHIGJETARI 23/11 – 22/12
Duhet të gjeni mundësinë për pak pushime me personin tuaj të zemrës. Beqarët nuk do mendohen shumë, por do i pranojnë ftesat që do ju bëhen. Me shpenzimet tregohuni të kujdesshëm.
BRICJAPI 23/12 – 20/1
Ka të ngjarë që të keqkuptoheni me partnerin dhe kjo të çojë në prishjen e marrëdhënies suaj. Beqarët do preferojnë të qëndrojnë ende vetëm. Financat janë të mira.
UJORI 21/1 – 19/2
Sot do të dyshoni rreth sinqeritetit të personit tuaj të dashur. Beqarët do marrin deklarata të forta dashurie. Në planin financiar nuk duhet të rrezikoni.
PESHQIT 20/2 – 20/3
Një keqkuptim do prishë harmoninë e marrëdhënies suaj në çift. Beqarët do kenë shumë punë dhe nuk do kenë kohë për dashurinë. Buxheti do jetë i kënaqshëm.
Komentet