Një vajzë i thotë babait të saj se kishte ngelur shtatzënë.
Ai nevrikoset dhe i thotë vajzës se cili ishte ai që të shkonte ta vriste.
-Aty jashtë është, i thotë vajza, erdhi bashkë me mua që të të themi këtë lajm.
Del jashtë në rrugë dhe shikon një djalë të bukur përpara një makine të shtrenjtë Djali sa e pa i thotë:
-Zotëri,unë jam ai që kam lënë shtatzënë vajzën tuaj. Kam vendosur me këtë rast që t’i blej një shtëpi trekatëshe në Tiranë, në qoftë se do të lindë vajzë. Në qoftë se do të lind djalë, do t’i blej një shtëpi trekatëshe në Tiranë dhe një tjetër në Durrës. Por, në qoftë se nuk është shtatzënë…
-Në qoftë se nuk është shtatzënë, e ndërpret babai, do të flesh me të sonte, përndryshe do të të vras!……
Komentet