Mati del nga gryka shkembore, e ndryshon emrin ne Made,
Arrin fushen bregdetare, mes shelqesh, livadesh, argjinaturash, troje shejtoresh,
Arash te mbjella, bacesh, valet ia con era,
Vezullime diellore, lirie pafund dhe netet me hane,
Dalngadale deri sa gjene qetesine ne detin Adriatik.
Ne shumicen e diteve ujrat esaj rrjedhin te gjelberta,
Por disa dite, un’ ia shoh ujrat te turbullta,
te perziera, te merzitura.
Si njerezit kur perdorin fjale jo te Pershtatshme,
Me etiken, si spirale e jetes.
Gurezat e shtratit, rryma si nje transportier Gjigand,
I merr perpara, nuk i le te qete, i ve ne konkurence,
I bluan si nje mulli.
Ashtu si jeta njerezit i ratifikon, i ban te mire apo nervoz,
Madja i vendon ne hierarki si[pas merites,
Guret nga cakull i kthehen ne granil dhe rane.
Gjethet e pemeve shkelqejne nga shtihari brigjeve,
Plot me trumcake qe cicerijne mbramjeve deri vone,
Pyjet si ne kor mbushin luginen,
Un’ shkel mbi krande e gjethe te thata,
Zogjte nga afer i shikoj, permes drites se qiellit.
Peshkatarte arriten deri ne thellesi afer grykes,
Hodhen spirancat nga barkat, sanallat,
Kariqat treqind here here i ulen dhe i ngriten,
Nuk asht’ e thane me kap peshk cdo here,
Cdo dhjet’ here nje here ta mbushes canten nuk eshte keq,
Me qefull e levrek do te thote je me fat.
Dhe ne oret me te mira dhe me te ndritshme,
Kur pashe ujrat e tua qe shkelqenin,
E kam ndjere rrahjen e zemres sime normale,
Made, ban perpara me rrjedhen tande.
Aty ku te fshehin pyjet e kallamishtet me hije,
Dhe prap’ ujrat e tua nuk ndalen,
Te aferm e miq qe I dua,
Kane sakrifikuar mbi delten tande,
Patoku i Vjeter i Cafajve e i Gjo’Markut,
Dhe e kane ba diferencen tande te dukshme.
Me shume se kaq Made, emri yt me kujton,
Shume shoke, të gjithë te vertet dhe te provuar,
Dhe ky emer, si magji me Ta me lidh,
Ma afer, ma afer aneve te tua.
Shpesh në trishtim dhe në kohe te liga,
Un’ kam pare rreshqitjen tande aktuale,
Deri në bukurine e Mades se Qete,
Keto vargje te lira, pa rregulla,
Me vershuan si batia mbi zall.
Made e bukur, intriguese dhe funksionale,
Qe shpirti im te mbeshtetet te ti,
Ti ke qene nje dhuruese bujare jo vetem per ndricimin,
Keto aforizma ne vargje trapez, me rimen e fshehur, merri si dhurate,
Publikisht nuk t’i bani kush deri me sot,
Jasht’ kulisave .
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Ne foto, Autori para disa vitesh, kur Mati ishte fantastik, Skulpture e gjetur nga cift kur po hapnin gropen e gelqeresh per ndertimin e shtepise, ne thellesine 1, 2 m, me permasa : 12×32 cm, material gize, ne v. 1970 , e kemi pagezuar “Simboli i Pjellorise” se DELTES se lumit Mat. Gjendet ne lokalin “ADA” ne Gurez.
Simboli i Pjellorise mbi Delten e lumit Mat. Skulpture u gjend nga nje cift gurzak ne v. 1970. Cifti po hapte nje grope gelqereje, ne thellsine 1, 2 m hasen ne kete mrekulli me permasa 32×12 cm, rreth kg, materiali duket si gize. Nuk dihet preardhja e saj. Ne gurez nuk njihet asnje skulptor , as fonderi, por ne ate lagje kishte njerez qe kishin ber tregti me jashte, ishin shkolluar jashtshtetit, kishin patur mesues nga Shkodra, deri nga Pogradeci, prifterinj qe kishin drejtuar famulline apo kishin ardhur si vizitore ne Gurez, deri te Edit Durham ne nje periudhe te rende epidemie, dhe kohe te keqe me shi e permbytje. Editit i mbette peng se nuk mundi t’ua plotesonte kerkesat te gjitheve me kinina, keshtu u rikthye naten nga Gurezi, duke kaluar lumin, ne Shen Koll te Ded Coku.
Pamje e pjesshme nga Delta…
Varke e thjeshte familjare te Vau i Motorrit.