VOAL – Një ngjarje madhore e jetës është dita kur ne kemi takuar një mendje që na ka vënë në lëvizje.
Miku fare mirë mund të llogaritet kryevepër e natyrës.
Zemërimi pozitiv shpalos gjithë pushtetin e njeriut.
Njeriu i madh ka gjithnjë dëshirën të jetë i vogël.
Një pjesë e madhe e guximit është guximi t’i kesh bërë gjërat më parë.
Heroi nuk është më i zoti se një njeri i zakonshëm, por ai është më i zoti pesë minuta më gjatë.
Njeriu në borxhe është skllav.
Njeriu është një perëndi në rrënim. Kur njerëzit të jenë të pafajshëm, jeta do të jetë më e gjatë dhe do të kalojnë në përjetësi aq njerëzisht sa kur zgjohen prej ëndërrave.Njeriu është enciklopedia e tërësishme e fakteve.
Njeriu zakonisht është më i kujdeshëm për paratë e tij se për parimet e tij.
Njeriu është ai për çfarë mendon gjithë ditën e ditës.Ec me hapin e natyrës: sekreti i saj është durimi.
Të gjitha sëmundjet përmblidhen në një të vetme, pleqërinë.
Gjithçka që kam parë më mëson mua të besoj krijuesin për gjithçka që unë nuk kam parë.
E gjithë jeta është një eksperiment. Sa më shumë eksperimente të bësh aq më mirë bëni.
I gjithë njerëzimi dashuron një të dashuruar.
Bëj gjithmonë atë që ke frikë ta bësh.
Amerika është sinonim i mundësisë.
Një dërhem veprim vlen më shumë se një tonelatë teori.
Për t’u shëruar nga stresi, puna është më e mirë se pija.
Sa kohë që njeriu vazhdon rrugën e tij, gjithçka duhet se është në rrugën e tij.
Sa të ketë jetë do të ketë edhe rrezik.
Sa më shumë plakemi, aq më shumë bukuria na përvidhet.
Kohët e këqija kanë vlera shkencore. Janë raste të cilat një nxënës i mirë nuk i humb.
Bukuria është një dhuratë e jashtme, e cila rrallë është përbuzur, për nga ata të cilëve iu është refuzuar.
Bukuria pa shprehje është e mërzitshme.
Bukuria pa nur është fildispanjë pa grep.
Përpara se të fitojmë fuqi të madhe ne duhet të fitojmë mençuri për ta përdorur atë mirë.
Ndërto një çark minjsh më të mirë dhe bota do ta gjejë shtegun për tek dera juaj.
A ka gjë më elegante se të kesh pak dëshira dhe t’iu shërbesh vetë atyre?
Shkaku dhe pasoja janë dy anë të një fakti.
Karakteri është më i lartë se intelekti. Një shpirt i madh është i zoti të jetojë sa dhe të mendojë.
Fëmijët janë të gjithë të huaj.
Mirëkuptimi është gjeniu i veshur në kostumin e tij të punës.
Kureshtja është në pritë për të kapur çdo sekret.
Vdekja iu vjen të gjithve, por arritjet e mëdha ndërtojnë një monument i cili do të zgjasë derisa dielli të ftohet.
Mos shko atje ku rruga të prin, në vend të kësaj shko atje ku nuk ka shteg dhe lër një gjurmë.
Bëj gjërat që ua kemi frikën, dhe vdekja e frikës është e sigurtë. Mos u druaj e mos nguro për veprimet e tua. E gjithë jeta është një eksperiment.
Toka qesh nëpërmjet luleve.
Entusiazmi është nëna e përpjekjes, dhe pa të asgjë me rëndësi nuk është arritur ndonjëherë.
Çdo shtet aktual është i korruptuar. Njerëzit e mirë nuk duhet t’iu binden ligjeve tepër të këqija.
Çdo artist ishte në fillim amator.
Çdo libër është një citat; dhe çdo shtëpi është një citat i nxjerrë nga të gjitha pyjet dhe minierat dhe guroret; dhe çdo njeri është një citat i nxjerrë nga të parët e tij.
Çdo libër i djegur i bën dritë botës.
Çdo eksperiment, në shumës apo në njëjës, që ka qëllim qejfi ose vetja, do të dështojë.
Çdo fakt nga një anë është i lidhur me nuhatjen, dhe në anën tjetër me moralin. Loja e mendimit, në sipërfaqen e të dyja anëve, është të gjesh tjetrën: të jepet ana e sipërme që ta gjesh vetë anën e poshtëme.
Çdo fakt i njohur në shkencat e natyrës është hyjnizuar nëpërmjet paraqitjes së dikujt, përpara se të verifikohet.
Çdo njeri ka guximin e tij, dhe është tradhtuar, sepse ai kërkon në vete guximin e personave të tjerë.
Çdo njeri që e takoj është në njëfarë mënyre eprori im.
Çdo njeriu duhet gjatë jetës t’ia falënderohet gabimeve të tij.
Çdo njeri është konsumator dhe duhet të jetë prodhues. Ai në vetvete është i kushtueshëm dhe duhet të jetë i pasur.
Çdo njeri e kupton vetë se nuk është plotësisht i mirëkuptuar dhe i vlerësuar.
Çdo njeri duhet të zgjedhë midis së vërtetës dhe qetësisë. Të dyja nuk mund t’i ketë.
Çdo fakt natyror është një simbol i një fakti shpirtëror.
Çdo fjali e folur nga Napoleoni, dhe çdo rresht i shkruar prej tij, meritojnë të lexohen, teksa ata janë kuptimi i Francës.
Çdo mur është një derë.
Fati nuk është gjë tjetër veçse bëmat tona të një faze të mëparshme të ekzistencës.
Frika mund më shumë njerëz se çdo gjë tjetër në botë.
Arti shpalos të vërtetën të cilën realiteti e errëson.
Për çdo minutë që jeni i zemëruar, ju hiqni dorë nga gjashtëdhjetë sekonda të paqes së mendjes.
Për çdo gjë që humbni, ju fitoni diçka tjetër, dhe për çdo gjë që merrni, ju humbi diçka tjetër.
Miqësia, si pavdekësia e shpirtit, janë tepër të mira sa është e vështirë t’iu besosh.
Gjeniu gjithmonë e gjen veten një shekull tepër herët.
Plakja është diçka magjepsëse. Sa më shumë plakeni, aq më shumë ju dëshironi të plakeni më tej.
Zoti hyn nëpërmjet një dere private tek çdo individ.
Gjenitë më të mëdhenj kanë biografitë më të shkurtëra.
Njerëz të mëdhenj apo njerëz me dhunti të mëdha mund të gjeni lehtë, por njerëz simetrikë nuk gjeni kurrë.
I lumtur është njeriu që dëgjon; i palumtur është njeriu që flet.
Ai që nuk i frikësohet diçkaje çdo ditë, ai nuk e ka mësuar sekretin e jetës.
Unë nuk kam armiqësi ndaj natyrës, por një dashuri fëminore ndaj saj. Unë e harxhoj ngrohtësinë dhe jetoj prej saj si misri dhe si shalqinjtë.
Mendoj se një pjesë e madhe e qytetërimit është rezultat i ndikimit të grave të mira.
Mua më pëlqen kisha e heshtur përpara fillimit të shërbesës, më shumë se çdo predikim.
Nëse njerëzit do të shfaqeshin vetëm një natë në njëmijë vjet sa do të mrekullohej e çakërritej njeriu.
Në çdo shoqëri disa njerëz kanë lindur të sundojnë, dhe disa të këshillojnë.
Në rrëshqitjen në akullin e lëmuar, siguria jonë varet nga shpejtësia jonë.
Në mëngjes njeriu ec me gjithë trupin e tij; në mbrëmje vetëm me këmbët e tij.
Është një fakt shpesh i vënë re se njerëzit kanë shkruar vargje të mira nën frymëzimin e pasionit, të cilat nuk mund t’i kishin shkruar nën rrethana të tjera.
Detyra ime në rangun e klerikut të krishterë është që të mos asgjë të cilën nuk do ta bëja me gjithë zemër. Duke e thënë këtë, unë i kam thënë të gjithë.
Nuk ka rëndësi gjatësia e jetës, por thellësia e jetës.
Është cilësia e momentit, jo numri i ditëve, ngjarjeve apo protagonistëve, ajo që ka rëndësi.
Gjykoja karakterin tënd nga ato që bën në ëndërrat e tua.
Mendjet e vogla kanë shqetësime të vogla, mendjet e mëdha nuk kanë kohë për shqetësime.
Dashuria ndaj së bukurësh është shije. Krijimi i së bukurës është art.
Bëje veten të nevojshëm për dikë.
Njeriu adhuron mahnitjen, dhe kjo është fara e shkencës.
Veprimet e njerëzve janë tepër të forta për këllqet e tyre. Ma trego një njeri që ka vepruar dhe nuk ka qenë vikima dhe skllavi i veprimit të tij.
Natyra gjithmonë vesh ngjyrat e shpirtit.
Natyra dhe librat iu përkasin syve që i shikojnë ato.
Natyra është një re e ndryshueshme e cila gjithmonë është e njëjtë dhe kurrë nuk është e njëjtë.
Mos e humb kurrë mundësinë të shohësh diçka të bukur, sepse bukuria është bukurshkrim i Zotit.
Asnjë ndryshim rrethanash nuk mund ta ndreqin defektin e një karakteri.
Askush nuk mund t’ua sjellë paqen veç vetja.
Sapo ti merr një vendim, universi komploton që vendimi yt të zbatohet.
Njeriu duhet të zbulojë si të lexojë mirë. Ka një lexim krijues, ashtu siç ka një shkrim krijues.
Admirimi ynë për antikitetin nuk është admirim për të vjetrën, por për natyralen.
Njerëzit shikojnë vetëm ato gjëra për të cilat janë të përgatitur që t’i shohin.
Shkenca nuk e di sa borxh i ka imagjinatës.
Njerëzit e dobët besojnë në fat. Njerëzit e fortë besojnë në shkakun dhe pasojën.
Mosha e një gruaja nuk ka rëndësi. Interpretimet më të bukura janë luajtur nga violinat më të vjetra.
Paraardhësi i çdo veprimi është mendimi.
E vërteta më e lartë është se Zoti ndodhet në çdo njeri.
Mënyra më e mirë për të pasur miq është të jesh mik.
Fitoret më të mëdha e më jetëgjata janë fitorët e paqes, nuk janë fitoret e luftës.
Qielli është buka e përditshme e syve tanë.
Të jesh i madh do të thotë të jesh i keqkuptuar.
Të vërtetat janë të bukura pa dyshim; por edhe gënjeshtrat janë të tilla.
E vërteta nuk është pasuri individuale, por është thesari i të gjithë njerëzve.
Ne shihemi me Zotin fytyrë për fytyrë çdo orë, dhe e njohim shpëtimtarin e Natyrës.
Shkruaje në zemrën tënde se çdo ditë është dita më e bukur e vitit.
Edhe fjalët janë veprime, dhe veprimet janë një lloj fjalësh./Elida BUÇPAPAJ
Komentet