VOAL – Jeta e një beqari është një mëngjes i shijshëm, një drekë bajate dhe një darkë e mjerë.
Pakëz filozofi e anon ca mendjen e njeriut tek ateizmi, por thellimi në filozofi e çon mendjen e njeriut tek religjioni.
Njeriu duhet t’i shfrytëzojë mundësitë e tij sa herë që t’i gjejë ato.
Hakmarrja e paramenduar ia mban hakmarrësit plagët të freskëta.
Një çështje e menduar mirë është një gjysmë mençurie.
Një njeri i mençur shfrytëzon më shumë mundësi sesa gjen.
Lendet e lisave ishin të mirë derisa u zbulua buka.
Mosha duket se është më e mira në katër gjëra: druri i vjetër është më i miri për t’u djegur, vera e vjetër është më e mira për t’u pirë, miqtë e vjetë janë më të mirët për t’iu besuar dhe autorët e vjetër janë më të mirët për t’i lexuar.
Zemërimi i bën torollakët të zgjuar, por i lë të varfër.
Antikuaret janë shfytyrim i historisë ose disa mbetje të historisë që i kanë shpëtuar rastësisht rrënimit të kohës.
Ashtu si lindjet e krijesave të gjalla janë fillimisht të palezetshme në dukje, ashtu janë edhe të gjitha novacionet, të cilat janë lindje të kohës.
Bukuria vetë nuk është gjë tjetër veçse përfytyrimi ndjesor i së Pakufishmes.
Por njerëzit duhet ta dinë se në këtë teatër të jetës së njeriut vetëm Zotit dhe engjejve iu është rezervuar vendi i shikuesve.
Nga mosdinjiteti njerëzit vijnë tek dinjiteti.
Natyrisht, veprat më të mira janë kryer dhe meritat më të mëdha iu përkasin burrave të pamartuar apo atyre pa fëmijë.
Fëmijët e ëmbëlsojnë jetën, por ata i bëjnë fatkeqësitë më të hidhura.
Sekreti i fjalimit është më shumë se elokuenca, dhe të flasësh pajtueshëm me atë që bisedon është më shumë se të përdorësh fjalë të mira apo në mënyrën e mirë.
Fama është si lumi, ajo i kapërdin gjërat e lehta e të buta dhe i përzë gjërat e rënda dhe solide.
Dija në vetvete është pushtet.
Fati është si tregu, ku, shumë herë, po të presësh pak, çmimi bie.
Miqtë janë vjedhësit e kohës.
Miqësia rritet duke i vizituar miqtë, por duke i vizituar rrallë.
Zoti i Gjithëfuqishëm fillimisht mbolli një kopsht. Dhe prandaj është kënaqësia më e kulluar njerëzore.
Zoti var peshat më të mëdha mbi telat më të hollë.
Zoti nuk ka vënë kufij për të ushtruar intelektin që na ka dhënë në këtë anë të varrit.
Krijesa e parë e Zotit ishte drita.
Nami i mirë është si flaka; kur e keni përgatitur mirë mund ta ruani me lehtësi, por nëse e shuan, nuk mund ta përgatitësh me lehtësi më.
Ai që jep këshilla të mira, ndërton me një dorë; ai që jep këshilla të mira dhe shembull të mirë, ndërton me të dyja; por ai që jep këshilla të mia dhe shembull të keq, ndëron me një dorë dhe prish me tjetrën.
Shpresa është një mëngjes i mirë, por një darkë e keqe.
Nuk besoj të ketë njeri që ka frikë nga vdekja, por vetëm nga mundimi i vdekjes.
Unë nuk do të jem kurrë plak. Për mua pleqëria është gjithmonë 15 vjet më e vjetër se unë.
Nëse një njeri është i hirshëm dhe i sjellshëm me të huajt, ai tregon se është qytetar i botës.
Nëse njeriu fillon me qartësi, ai do të përfundojë me dyshime, por nëse është i kënaqur t’ia fillojë me dyshime, do të përfundojë me qartësi.
Fantazia i është dhënë njeriut për të plotësuar atë çfarë ai nuk është; sensi i humorit i është dhënë që ta ngushëllojë për çfarë ai është.
Në mënyrë që drita të ndritë kaq shkëlqyeshëm, errësira duhet të jetë e pranishme.
Kur hakmerret, njeriu është barabar me armikun e tij, kur e kapërdin hakmarrjen ai është epror ndaj tij.
Është e rëndë dhe e vështirë të jesh politikan i vërtetë dhe të kesh moral të vërtetë.
Është e pamundur të dashurosh dhe të jesh i zgjuar.
Dija dhe fuqia njerëzor janë sinonime.
Burrat kanë frikë nga vdekja si fëmijët nga errësira; dhe ashtu si frika prej errësirës është kultivuar nga përrallat, ashtu është edhe për të parët.
Për t’u komanduar, natyra duhet bindur.
Asgjë nuk e rrënon një shtet sa njerëzit e shkathët të mbajtur si të zgjuar.
Nga të gjitha cilësitë e larta të mendjes, më e madhja është mirësia, është cilësi e karakterit Hyjnor; dhe pa mirësinë, njeriu është i mërzitshëm, bajat, një send pa vlerë.
Rasti të bën vjedhës.
Njerëzit kanë zbuluar se mund t’ia hedhin djallit, por ata nuk mund t’ua hedhin fqinjëve të tyre.
Përparimi nuk arrihet pa shumë droja dhe rrënime; rënia nuk arrihet pa shumë rehatira dhe shpresa.
Përparimi është bekuar nga Dhjata e Vjetër, rënia është bekuar nga Dhjata e Re.
Lexo jo për kundërvënie dhe ngatërrime, as për të besuar dhe për t’i marrë kallëp gjërat…por për të shoshitur dhe për të vlerësuar.
Leximi të bën të plotë; mësimet të bëjnë të gatshëm; të shkruarit të bën të saktë.
Shkenca është vetëm një përfytyrim i së vërtetës.
Heshtja është gjumi që ushqen mençurinë.
Heshtja është virtut i budallenjve.
Kërkimet e cekëta në filozofi çojnë në ateizëm, kërkimet e thellë na kthejnë ne tek Zoti.
Disa libra duhet shijuar, të tjerat duhet kapërdirë, ndërsa pak të tjerë duhet përtypur dhe hedhur.
Studimet vlejnë për kënaqësi, për dekor dhe për zotësi.
Pjesa më e bukur e një bukurie është ajo që s’ka pikturë që ta shprehë.
Fjalia përgjegjëse e duaje fqinjin si veten është urreje veten si fqinjin.
Dëshira për pushtet të tepër i çoi engjejt në dështim; dëshira për dije i çoi njerëzit në dështim.
Gjenia, zgjuarsia dhe shpirti i një kombi zbulohen në proverbat e tij.
Arritja më e madhe e jetës nuk është dija, por veprimi.
Puna e artistit është gjithmonë të thellojë misterin.
Gëzimet e prindërve janë sekrete, kështu janë edhe hidhërimet dhe drojat.
Rruga e fatit është si rruga e qumështit në qiell; e cila përbëhet nga një numër yjesh të vegjël, të cilët nuk dallohen prej njëri tjetrit, por që japin dritë së bashku: ashtu është edhe numri i virtuteteve të vogla dhe të pavlera apo i aftësive dhe i shprehive që i bëjnë njerëzit me fat.
Njerëzit më të këqinj nganjëherë japin këshillat më të mira.
Ka një ndryshim të madh midis lumturisë dhe mençurisë: ai që e mendon veten si njeriun më të lumtur është vërtetë i tillë; por ai që e mendon veten si më të mençurin, në përgjithësi është më budallai.
Ka një ligj të mençurisë përtej ligjeve të fizikës: vëzhgimet e njeriut rreth së mirës dhe së keqes janë ligjet më të mira të fizikës për ta ruajtur shëndetin.
Nuk ka krahasim midis asaj që është humbur nga mungesa e suksesit dhe asaj që nuk është arritur ngaqë nuk keni provuar.
Nuk ka bukuri të përkryer që të mos ketë ca mangësi në përpjesëtimet e saj.
E vërteta është bijë e kohës, jo e autoritetit.
Ne iu jemi shumë mirënjohës Makiavelit dhe të tjerëve, të cilët shkruajnë çfarë bëjnë njerëzit dhe nuk shkruajnë çfarë duhet të bëjnë ata.
Kush pyet shumë, do të mësojë shumë dhe do të arrijë shumë.
Ai që kënaqet me vetminë është ose një bishë e egër, ose një perëndi.
Me një njeri bujar unë jam gjithmonë një bujar e gjysmë, me një njeri të shtirur jam gjithmonë një i shtirur e gjysmë.
Gratë janë mësuese për burrat e rinj, janë shoqe për moshën e mesme dhe infermiere për pleqtë.
Virtyti është si një gur i çmuar i vënë në vendin e duhur.
Shkruaji vetëm mendimet e çastit. Ato mendime që vijnë pa i kërkuar janë zakonisht më të vlefshmet./ELIDA BUÇPAPAJ
Komentet