VOAL – Ruaje dashurinë në zemrën tënde. Një jetë pa dashuri është si një kopsht pa diell ku lulet janë të vdekura.Oscar Wilde

Dashuria është përbërë nga një shpirt i vetëm që banon në dy trupa.
Aristotle

Dashuria është përgjegjëse për nëntë të dhjetat e çdo gjëje solide dhe jetëgjatë që kemi në jetët tona.
C. S. Lewis

Një zemër e dashuruar është fillimi i gjithë dijes.
Thomas Carlyle

Bëji të gjitha gjërat me dashuri.
Og Mandino

Nganjëherë zemra shikon atë që është e padukshme për sytë.
H. Jackson Brown, Jr.

Ku ka dashuri ka jetë.
Mahatma Gandhi

Ne duam jetën, jo ngaqë jemi bërë për të jetuar, por sepse jemi bërë për të dashur.
Friedrich Nietzsche

Dashuria e bën shpirtin tuaj të dalë nga guaska ku është fshehur.
Zora Neale Hurston

Detyra e parë e dashurisë është të dëgjojë.
Paul Tillich

Dashuria është një lojë, të cilën mund ta luajnë dy veta dhe ta fitojnë të dy.
Eva Gabor

Arti i dashurisë është kryesisht arti i këmbënguljes.
Albert Ellis

Dashuria është triumfi i imagjinatës ndaj zgjuarsisë.
H. L. Mencken

Sa më shumë dikush gjykon, aq më pak ai dashuron.
Honore de Balzac

Inati burgos jetën: dashuria e çliron atë.
Harry Emerson Fosdick

Dashuria nuk njeh largësi, ajo nuk ka kontinent; sytë e saj janë për yjet.
Gilbert Parker
ELIDA BUÇPAPAJ
Komentet