VOAL – Sekreti i krijimtarisë është të dish t’i fshehësh burimet e saj.
Njëqind herë në ditë ia kujtoj vetes se jeta ime e brendshme dhe e jashtme janë bazuar mbi mundimet e njerëzve të tjerë, të gjallë e të vdekur, dhe që unë duhet të stërmundohem në maksimum për ta dhënë në të njëjtën masë atë që kam marrë.
Është arti suprem i mësuesit ai që shpalos gëzimin e krijimtarisë dhe të vetëdijës.
Një tavolinë, një karrike, një kanistër me fruta dhe një violinë; çka i duhet më shumë një njeriu për të qenë i lumtur?
Jo gjithçka që mund të numërohet llogaritet, dhe jo gjithçka që llogaritet është e numërueshme.
Fantazia është më e rëndësishme se dija.
Janë dy mënyra për ta jetuar jetën. Njëra është të mendosh se asgjë nuk është një mrekulli.
Tjetra është të mendosh se çdo gjë është një mrekulli.
Shkenca pa fenë është topalle. Feja pa shkencën është e verbër.
Shkenca është një gjë e mrekullueshme…për atë që nuk duhet të fitojë për të jetuar me anë të saj.
Cilido që e konsideron jetën e vet a të tjerëve pa kuptim është jo vetëm i palumtur, por as i denjë për të jetuar.
Edhe pse ligjet e matematikës i referohen realitetit, nuk zotërojnë një vërtetësi absolute, dhe po ta kishin, atëherë nuk do t’i referoheshin realitetit.
Gjëja me e bukur të cilën mund ta eksperimentojmë është misteri; është burimi i çdo arti të vërtetë dhe i çdo shkence të vërtetë.
Është më e lehtë ta grimcosh një atom se një paragjykim.
Dy gjëra janë të pafund: universi dhe marrëzia njerëzore, por sa i përket universit kam ende dyshime.
Çdo sistem autokratik i bazuar në dhunën gjithmonë pasohet nga dekadenca, sepse dhuna josh në mënyrë të pashmangshme. Koha ka dëshmuar se tiranët e shquar pasohen gjithmonë nga maskarenjtë.
Është më mirë të jesh optimist kot më kot se të jesh pesimist pa arsye.
Kush nuk e pranon misterin e padepërtueshëm, nuk mund të jetë as shkencëtar.
Kush është i zënë me punë, nuk ka kohë as të qajë.
Shpirtërat e mëdhenj kanë ndeshur gjithmonë kundërshtim të dhunshëm nga ana e mendjeve mediokre.
Bomba atomike…Vetëm nëse do ta kisha ditur, do të isha bërë orëndreqës.
Mos kërko të jesh njeri i suksesit, por kërko të jesh njeri i vlerave.
Nuk ka asgjë që e qetëson shpirtin sa një rim dhe feja e vërtetë.
Studimi dhe kërkimi i së vërtetës e i bukurisë përfaqësojnë një sferë të veprimtarisë në të cilën është e lejueshme të mbetesh fëmijë gjithë jetën.
Jeta është një lavjerrësh lëvizjet e të cilit, luhatur midis anarkisë dhe tiranisë, janë të ushqyera nga zhgënjime përjetësisht të ripërtërira.
Tri rregullat e punës: 1. Dil nga rrëmuja, gjeje thjeshtësinë. 2. Nga ngatërrimi gjeje harmoninë. 3. Në vështirësinë më të madhe rindërtoje rastin më të favorshëm.
Shpirti, ideja dhe dashuria nuk mund të shkatërrohen. Mund t’i fshijmë kufitjë brenda të cilëve ishin ngujuar. Por ata do të mbeten gjithmonë me ne.
Nuk është puna se jam tejet i zgjuar, por vetëm se iu kushtohem problemeve më gjatë.
Njerëzimi do të ketë fatin që do të dijë ta meritojë.
Arti është shprehje e mendimit më të thellë në mënyrë më të thjeshtë.
Nuk mund të parandalohetn dhe të përgatitet një luftë në të njëjtën kohë.
Nuk ekzistojnë shpikje të mëdha as përparim real gjërsa mbi tokë ekziston qoftë edhe një fëmijë i palumtur.
Nuk kam bërë kurrë gabim nëse nuk kam tentuar diçka të re.
Nuk janë frutet e kërkimit shkencor ato që e lartësojnë një njeri dhe e pasurojnë natyrën e tij, por nevoja për të kuütuar dhe puna intelektuale..
Çdo gjë që mund ta përfytyrosht, tashmë natyra e ka krijuar.
Nuk mund të shpresojmë në njerëzoren, nga momenti që ne vetë jemi qenie njerëzore.
Nuk mendoj kurrë për të ardhmen. Ajo arrin tepër shpejt.
Mos u shqetëso për vështirësitë që ndesh në matematikë, mund të të siguroj vështirësitë e mia janë shumë më të mëdha.
Nuk kam idenë se çfarë armësh do të shërbejnë për ta bërë Luftën e Tretë Botërore, por e katërta do të bëhet me shkopinj dhe me gurë.
Nuk ke kuptuar kurrë diçka përderisa nuk je në gjendje t’ia shpjegosh gjyshes sate.
Nganjëherë një mendim ma mjegullon Unin: janë të çmendur të tjerët apo unë?
Nëse do të rilindja, do të punoja hidraulik.
Kur një burrë qëndron një orë në shoqërinë e një vajze të bukur, duket sikur ka kaluar vetëm një minutë. Por detyrojeni të rrijë mbi një stufë një minutë dhe do t’i duket më e gjatë se çdo orë. Ky është relativiteti.
Nëse A është e barbartë me sukses, atëherë formula është: A është e barabartë me X plus Y plus Z, ku X është puna, Y është loja, Z është ta mbash gojën mbyllur.
Merita e përjetëshme e shkencës është se e ka çliruar njeriun nga pasiguritë ndaj vetvetes dhe ndaj natyrës duke vepruar mbi mendjen.
Nganjëherë njeriu i paguan më shtrenjtë gjërat që i ka pasur falas.
Janë të pakët ata që shikojnë me sytë e vet dhe që i provojnë ndjenjat me zemrat e veta.
Për të humbur mendjen, nevojitet ta kesh!
Nëse faktet nuk pajtohen me teorinë, ndryshoji faktet.
Nëse dëshiron të përshkruash atë që është e vërtetë, lerja elegancën rrobaqepësit.
Jetoj në atë vetmi që është e dhimbshme në rini, por e çmuar në vitet e pjekurisë.
Një ditë makinat do të arrijnë t’i zgjidhin të gjitha problemet, por asnjëra prej tyre nuk do të mund të shtrojë ndonjë problem.
Një teori mund të provohet nëpërmjet eksperimentit. Por asnjë rrjedhë nuk udhëheq nga ekperimenti tek lindja e një teorie.
Një stomak bosh nuk është një këshilltar i mirë politik.
Të gjithë e dinë se diçka është e pamundur të realizohet, gjersa arrin një i papërvojë që nuk e di dhe e shpik.
Dija është e kufizuar, imagjinata e përqafon botën.
Gjithçka që ka vlerë në shoqërinë njerëzore varet nga mundësitë për të përparuar të cilat i janë dhënë çdo individi.
Asgjë nuk do të na e japë mundësinë e të mbijetuarit në tokë sa zhvillimi drejt një diete vegjeteriane.
Gjithçka është relative. Merr një mbiqindvjeçar që thyen një pasqyrë: do të ishte mjaft mirënjohës nëse do ta dinte se do të ketë edhe shtatë vjet vuajtje.
Kushdo që këmbëngul të zgjedhë veten si gjykues të së vërtetës e të dijes, fundoset nga qeshjet e perëndive./ELIDA BUÇPAPAJ
Komentet