Voal-Një Ligj i të Drejtave është diçka të cilin njerëzit ia kërkojnë çdo qeveri dhe të cilin asnjë qeveri nuk duhet ta refuzojë ose ta vonojë.
Një burracak është shumë më tepër i prirur të grindet se çdo njeri shpirtmirë.
Një trup i fuqishëm e bën mendjen të fuqishme.
Një qeveri e zgjuar dhe kursimtare, e cila do t’i lerë njerëzit të lirë që t’i rregullojnë vetë prodhimet dhe vlerat, dhe të mos ua marrë nga goja bukën që kanë fituar – ky është përkufizimi i një qeverie të mirë.
E gjitha për çfarë tiranitë kanë nevojë për të mbijetuar është që njerëzit me të vetëdijë të lartë të heshin.
Gjithashtu duhet ta ngulitim në mendje parimin e shenjtë se, ndonëse vullneti i shumicës në të gjitha rastet merr rëndësi, për të qenë i drejtë, duhet të jetë i arsyeshëm; se të gjitha pakicat zotërojnë të drejtat e tyre të barbarta, të cilat ligji i barbartë duhet t’i mbrojë, dhe shkelja e tij do të ishte shtypje.
Gjithmonë mbaji gjërat nga doreza e lëmuar.
Një shoqëri njerëzish të cilët nuk grinden me njëri tjetrin është një gjë e cila nuk ka ekzistuar kurrë, që nga perandoria më e madhe tek mëhalla më e vogël e katundit.
Armiku përgjithësisht thotë dhe beson çfarë dëshiron ai.
Një mik i lënduar është më i hidhur se të gjithë armiqtë.
Ashtu si thonë armiqtë tanë, ne mund të arsyetojmë si njerëz, prandaj le t’iu tregojmë atyre se mund të luftojmë gjithashtu si njerëz.
Ji i sjellshëm me të gjithë, por hape zemrën vetëm me pak prej tyre.
Trupi i sëmurë është i padurueshëm, por më i padurueshmi nga të gjitha gjërat njerëzore është trupi pa mendje.
Librat përbëjnë kapital. Një bibliotekë është jetëgjatë sa edhe një shtëpi, me qindra vjet. Pra librat nuk janë një artikull konsumi, por një kapital. Dhe shpesh, në rastin e njerëzve profesionistë, është i vetmi kapital.
Miqësia është e çmueshme, jo vetëm në hije, por edhe në dritën e jetës, dhe falë qeverisjes së mirë të miqësisë pjesa më e madhe e jetës sonë është dritë.
Bëj tregti me të gjitha vendet, aleancë me asnjërin, kjo duhet të jetë motoja jonë.
Pushtimi nuk është në parimet tona. Është i papajtueshëm me qeverinë tonë.
Shtyrja për më vonë është më e pëlqyeshme se gabimi.
Ndryshimi i opinionit është i dobishëm në religjion. Disa sekte kanë zyrën e Censorit – ndaj njër tjetrit.
Mos e kafsho karremin e kënaqësisë, gjersa ti e di se përtej ti është grepi.
A do ta dish se kush je? Mos pyet. Veprimet do ta përvijojnë dhe përkufizojnë se kush je.
Mos fol për çfarë ke bërë apo për çfarë ke ndërmend të bësh.
Arsimoje dhe informoje krejt masën e popullit…Ata janë e vetmja mbështetje e sigurt e ruajtjes së lirisë sonë.
Ndriçoi njerëzit përgjithësisht, dhe tirania e shtypja e trupit dhe mendjes do të shuhen sikurse shpirtërat e ligj në agimin e ditës.
Gabimet e opinionit mund të tolerohen atje ku arsyeja lihet e lirë t’i luftojë ato.
Secili qytetar duhet të jetë një ushtar. Kështu bënin grekët dhe romakët, dhe duhet të bëhet kështu në çdo shtet të lirë.
Cdo qeveri degjeneron kur iu besohet vetëm sundimtarëve të popullit. Populli është i vetmi rrëzues i tyre.
Përvoja ka treguar se njeriu është e vetmja kafshë që e ha dikë të llojit të vet, sepse unë nuk mund të gjej një term më të butë për të përkufizuar sjelljen e të pasurit ndaj të varfërit.
Përvoja ka treguar se madje edhe format më të mira të qeverive të cilave iu është besuar pushteti, me kohë dhe ngadalë janë shndërruar në tirani.
Për një popull që është i lirë dhe dëshiron të jetë i tillë, një polici e armatosur mirë dhe e organizuar mirë do të ishte siguria e tij më e mirë.
Forca është parimi vital dhe prindi i afërt i despotizimit.
Miqësia është një tjetër emër për aleancën me marrëzitë dhe fatkeqësitë e të tjerëve. Pjesa jonë e halleve është e mjaftueshme: pse atëherë vullnetarisht hyjmë në ato të të tjerëve?
Ai që di më së shumti, e di sa pak ai di.
Ai që di më pak është më pranë së vërtetës, se ai mendja e të cilit është e mbushur me rrena dhe gabime.
Historia në përgjithësi na informon ne vetëm sa e keqe është qeveria.
Ndershmëria është kapitulli i parë në librin e mençurisë.
Sa shumë dhimbje na kanë kushtuar ne ligësitë që nuk ndodhën kurrë.
Unë e urrej luftën dhe e shoh atë si ndëshkimin më të madh të njerëzimit.
Unë jam një epikurian. I konsideroj doktrinat burimore (jo të interpretuaraI të Epikurit si thelb të gjithçkaje racionale në filozofinë morale të cilën grekët dhe romakët na e lanë trashëgim.
Jam shokuar kur më thanë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shitja e një libri mund të bëhet temë e një hetimi, dhe e një hetimi kriminal gjithashtu.
Unë besoj se çdo mendje njerëzore ndjen kënaqësi kur i bën mirë tjetrit.
Unë nuk mund të jetoj pa librat.
Unë nuk blej asnjë gazetë dhe nuk lexoj asnjë gazetë një muaj, dhe pastaj e ndiej veten pafundësisht më të lumtur.
Mendoj se më i lumturi është ai për të cilin bota flet më pak, mirë apo keq.
Nuk kam synim të qeveris njerëz; është një detyrë e dhimbshme dhe e pagratshme.
Unë nuk druaj se rezultati i eksperimentit tonë do të jetë që njerëzve t’iu besohet ta qeverisin veten pa një padron.
Unë kam parë mjaft një luftë, sa që nuk dua më të shikoj një luftë tjetër kurrë.
Unë jam betuar në alatarin e Zotit të kem armiqësi të përjetëshme kundër çdo forme të tiranisë mbi mendjen e njeriut.
Unë shpresoj se zgjuarsia jonë do të rritet bashkë me fuqinë tonë, dhe të na mësojë ne se, sa më pak ta përdorim fuqinë tonë, aq më të mëdhenj do të jemi.
Mua më pëlqejnë më shumë ëndërrat e së ardhmes se historia e së kaluarës.
Unë kurrë nuk e konsiderova një ndryshim opinioni në politikë, në religjion, në filozofi si shkak për t’u larguar nga një mik.
Unë kurrë, me fjalë as me veprime, nuk do të përkulem përballë intolerancës as nuk do të pranoj të drejtën e hetimit ndaj opinioneve religjioze të të tjerëve.
Unë pranoj se nuk jam miqësor ndaj një qeveri shumë energjike. Ajo është gjithmonë shtypëse.
Unë parashikoj të ardhmen e lumtur të amerikanëve nëse ata mund të parandalojnë qeverinë nga shkatërrimi i sindikatave nën pretekstin se po kujdesen për to.
Unë mendoj si romakët: se gjenerali i sotëm duhet të jetë nesër një ushtar po të jetë nevoja.
Më kapin drithmat për vendin tim kur mendoj se Zoti është i drejtë; se drejtësia e tij nuk mund të flejë gjithmonë.
Jam i vendosur në kërkimin e dijes, pa u druajtur kurrë se kërkimi i së vërtetës dhe arsyes pavarësisht në çfarë rezultati mund të çojnë, dhe në rrëzimin e çdo autoriteti që iu del pengesë atyre në rrugë.
Më mirë do të pranoja të papriturat e lirive të tepërta se zvogëlimin e tyre.
Nëse një komb pret që të jetë injorant dhe i lirë, në një shtet të qytetëruar, ai pret diçka që nuk ka qenë kurrë dhe nuk do të jetë kurrë.
Nëse ka një parim më thellë të rrënjosur në mendjen e çdo amerikani, ai është që ne kurrë nuk do të bëjmë diçka nëpërmjet pushtimit.
Në çdo vend dhe në çdo kohë, kleri ka qenë armiqësor ndaj lirisë.
Nga pikëpamja e stilit, noto në drejtim të rrymës; nga pikëpamja e parimit, qëndro si shkëmb.
Injoranca është më e pranueshme se gabimi, dhe është më larg së vërtetes ai që nuk beson në asgjë se ai që beson në diçka të gabuar.
Mua nuk më lëndon fqinji im nëse thotë se janë njëzet zota apo se nuk është asnjë një Zot.
Është më mirë gjithmonë të mos kesh fare ide sesa të kesh ide të rreme; dhe të mos besosh në asgjë, sesa të besosh në mënyrë të gabuar.
As pasuria, as luksi, por qetësia dhe puna ju japin lumturinë.
Religjioni ynë duhet të lexohet në jetët tona dhe jo në fjalët tona.
Nuk duhet të ketë asnjë autoritet i cili të mos jetë përgjegjës para popullit.
Njerëzimi është më shumë i prirur të vuajë sesa të luftojë për t’i larguar format me të cilat janë mësuar.
Tregtarët nuk kanë atdhe.
Droja ime e vetme është se mund të jetoj tepër gjatë. Kjo do të ishte burim frike për mua.
Nga leximi i historisë jam bindur se qeverisja më e keqe vjen nga tepërimi i qeverisjes.
Teoria ime ka qenë gjithmonë se nëse ne ëndërrojmë, flatrat e shpresës janë shumë më të lira dhe më të kënaqshme se tmerri i dëshpërimit.
Nuk ka detyrë më të lartë për një Qeveri se të përpiqet të vendosë njeriun e duhur në vendin e duhur.
Asnjë punë nuk është më e kënaqshme për mua se kultura e punimit të tokës, dhe asnjë kulturë nuk është e krahasueshme me atë të kopshtit.
Askush në botë nuk mund të ndalë njeriun me prirjen e duhur mendore që të arrijë qëllimin e tij; asgjë në botë nuk mund ta ndihmojë njerin me prirjen e gauar mendore.
Nuk ka epërsi më të madhe ndaj të tjerëve se gjakftohtësia dhe qetësia në çfarëdo rrethane.
Asgjë tjetër nuk është e pandryshueshme përveç të drejtave të paprekshme dhe të pashtrembërueshme të njeriut.
Individi guximtar është shumicë.
Njeriut i bën më mirë të udhëtojë vetëm, sepse mediton më shumë.
Paqja dhe korrektësia ndaj ndërhyrjeve evropiane janë qëllimet tona, dhe kështu do të vazhdohet ndërkohë që rendi ekzistues në Amerikë mbetet i pandërprerë.
Paqja dhe miqësia me gjithë njerëzimin mbetet politika jonë më e zgjuar, dhe unë dëshiroj që ne të jemi të përkushtuar t’iu përmbahemi atyre.
Politika është një tronditje e tillë sa do t’ia këshilloja kujtdo që ia dua të mirën të mos përzihet me të.
Pushteti nuk është ndjellës për mendjet e varfëra.
Fjalimet që maten me orë do të vdesin brenda orës.
Shija nuk mund të kontrollohet nëpërmjet ligjit.
Qeveria më e fuqishme është ajo ku çdo njeri ndjehet pjesë e saj.
Deti zhurmëmadh i lirisë nuk është kurrë pa dallgë.
Kujdesi për jetën dhe lumturinë njerëore, dhe jo shkatërrimi i tyre, është qëllimi i parë dhe më i mirë i çdo qeverie.
Toka iu përket të gjallëve, nuk iu përket të vdekurve.
Shkëlqimi i një mendimi të ngrohtë vlen për mua më shumë se vlera e çdo paraje.
Zoti që na krijoi, na e dha njëkohësisht edhe lirinë.
Mendimi i mirë i njerëzimit, si leva e Arkimedit, sapo t’i jetë dhënë pika e mbështetjes, e lëviz botën.
Njeriu që nulk lexon asgjë është më i ditur se ai që nuk lexon asgjë tjetër veç gazetave.
Në çastin që një njeri formon një teori, përfytyrimi i tij shikon në çdo objekt vetëm të dhënat që e favorizojnë teorinë e tij.
Edhe lufta më e suksesshme rrallë paguan për humbjet e shkaktuara.
Pema e lirisë duhet njomur nga koha në kohë prej gjakut të patriotëve dhe të tiranëve.
Shpirti i rezistencës ndaj qeverisë është kaq i vlefshëm në disa raste sa do të doja ta mbaja gjithmonë të gjallë.
Ka një aristokraci natyrale tek njerëzit. Bazat e saj janë virtuti dhe talentet.
Nuk ka të vërtetë që unë i trembem … ose që do të doja të ishte e panjohur për tërë botën.
Njerëzit e druajtur parapëlqejnë më shumë qetësinë e despotizmit se detin e zhurmshëm të lirisë.
Për të depërtuar dhe për t’i davaritur retë e errësirës, mendja njerëzore duhet të forcohet nëpërmjet shkollimit.
E vërteta sigurisht që është një degë e moralit dhe tejet e rëndësishme për një shoqëri.
Ecja është ushtrimi më i mirë fizik. Bëjeni zakon të ecni shumë shpejt.
Kalimi nga depostizmi në liri nuk është shesh me lule.
Kur një njeri merr një besim publik, ai asnjeherë nuk duhet ta konsiderojë veten një pronë publike.
Nëse më lihej mua në dorë të vendos a duhej të kishim një qeveri pa gazeta apo të kemi gazeta pa një qeveri, unë do ta parapëlqeja menjëherë pa nguruar këtë të dytën.
Kur njerëzit janë të mirinformuar ata mund t’i besojnë qeverisë së tyre.
Kurdo që jeni duke bërë diçka, veproni sikur e gjithë bota është duke ju parë.
Atje ku shtypi është i lirë dhe ku çdo njeri mund ta lexojë, gjithçka është e sigurt.
Ne nuk mund të stivosemi në qytete të mëdha si në Evropë, ne do të bëhemi të korruptuar si Evropa./ Përktheu dhe përgatiti Elida Buçpapaj
Komentet