VOAL – Macja mund të jetë mikesha jote, por kurrë skllavja jote.
Ai njeri që nuk ka botën e tij të brendshme për ta përkthyer, nuk është artist.
Arti është bukuria, zbulimi i përjetëshëm i hollësisë, zgjedhja e fjalëve, përkujdesja e jashtëzakonshme e krijimit.
Librat pasojnë moralin, nuk i pason morali librat.
Shansi është pseudonimi i Zotit kur ai nuk dëshiron të nënshkruajë.
Sytë janë aq transparentë sa nëpërmjet tyre shihet shpirti.
Jam një njeri për të cilin bota e jashtme ekziston.
Jam një nga ata për të cilët tepria është nevojë.
Unë kam lindur për të udhëtuar dhe për të shkruar vargje.
Morrat e kritikës janë si morrat e trupit, të cilët i rrënojnë trupat që të jetojnë vetë.
Është e vështirë ta arrish miqësinë e një maceje. Ajo është një kafshë filozofike… e tillë që nuk i dhuron ndjenjat e saj me mendjelehtësi.
Fjala poet në kuptimin e parë do të thotë bërës: asnjë gjë që nuk është bërë mirë, nuk ekziston.
Të dashurosh do të thotë të admirosh me zemër; të admirosh do të thotë të dashurosh me mendje.
Ajo që unë shkruaj nuk bën për vajzat e vogla.
Po, vepra del më e bukur prej materialeve që i rezistojnë procesit, si vargu, mermeri, allçia dhe llaku./Elida Buçpapaj
Komentet