VOAL – O, çfarë rrjete të ndërlikuar ne endim, kur së pari nisim të mashtrojmë!
Të kesh gjithmonë ndërmend të ndërtosh një jetë të re, por kurrë të mos gjesh kohë për ta filluar – kjo është sikur njeriu të heqë dorë nga të ngrënët dhe të pirët nga një ditë në tjetrën derisa të vdesë nga uria.
Dashuria sundon… njerëzit poshtë dhe shenjtorët lart, sepse dashuria është parajsa, dhe parajsa është dashuri.
Vullneti për të bërë, shpirti për të guxuar.
Ai që ngjit pemën e lartë ka fituar të drejtën e frutave.
Ne nuk mund të mësojmë kurrë të ndjejmë dhe të respektojmë fatin tonë të vërtetë, nëse nuk kemi mësuar veten tonë që ta konsiderojmë gjithçka si një dritë hënë, në krahasim me dëshirën e zemrës sonë.
Shikoni prapa dhe buzëqeshuni rreziqeve e kaluara.
Ne i ndërtojmë shtatoret nga bora, dhe mezi presim që ato të shkrijnë.
Fytyrat që na kanë magjepsur më shumë, na zhduken nga kujtesa më shpejt se të gjitha të tjerat.
Mësojuni poezi fëmijëve tuaj. Poezia të hap mendjen, të jep mirësi e zgjuarsi, i bën trashëguese virtuytet heroike.
Fshehtësia është përkryerja e arsyes dhe një udhëheqje për ne në të gjitha detyrat e jetës sonë./Elida Buçpapaj
Komentet