VOAL – Ndryshojë jetën tënde sot, mos luaj kumar me të ardhmen, vepro tani, pa vonesë.
Shoqëria kujdeset për individin vetëm për sa kohë ai është fitimprurës.
Unë do të doja që çdo jetë njerëzore të jetë liri e kulluar e tejpashme.
Arti është një orvajtje për të integruar të keqen.
Ajo nuk është lindur grua, por bëhet grua.
Nëse ti jeton mjaft gjatë, do të shikosh se çdo fitore kthehet në humbje.
Askush nuk është më arrogant ndaj femrave se ai që është në ankth me mashkulloritetin e tij.
Të gjuash një burrë është art, ta mbash atë është punë.
Kënaqësia seksuale tek gruaja është një lloj magjie; kërkon braktisje të plotë; nëse fjalët ose lëvizjet kundërshtojnë magjinë e përkëdheljeve, magjia prishet.
Burri përkufizohet si qenie njerëzore dhe gruaja si femër – sa herë që ajo sillet si qenie njerëzore thuhet se imiton mashkullin.
Është mosha e vjetër, më shumë se vdekja, ajo që duhet të krahasohet me jetën. Mosha e vjetër është parodi e jetës, ndërsa vdekja e shndërron jetën në një fat: në një farë mënyre e ruan atë duke i dhënë dimensionin absolut. Vdekja e zhduk kohën.
Shoqëria, duke qenë e kodifikuar nga burri, dekreton se gruaja është inferiore; ajo mund ta heqë këtë inferioritet vetëm duke shkatërruar epërsinë e mashkullit.
Mbrojtja e së vërtetës nuk është diçka që dikush e bën nga ndjenja e detyrës ose për të qetësuar komplekset e fajit, por është një shpërblim në vetvete.
Nuk është në dhënien e jetës por në rrezikimin e jetës që njeriu lartësohet mbi kafshën.
Jeta është e përkushtuar si në përjetësimin e vetvetes ashtu edhe në tejkalimin e vetvetes; nëse gjithçka që bën është të ruajë vetveten, atëherë jeta është vetëm vdekje.
Të gjitha shtypjet krijojnë një gjendje lufte.
Më mediokri i meshkujve e ndjen veten gjysmëperëndi në krahasim me femrat./Elida Buçpapaj
Komentet