VOAL – Jam mësuar të fle dhe në ëndrra të imagjinoj të njëjtat gjëra që imagjinojnë të çmendurit kur janë zgjuar.
Nëse do të ishe një kërkues i vërtetë i së vërtetës, është e nevojshme që të paktën një herë në jetë të dyshosh, sa më shumë që të jetë e mundur, për të gjitha gjërat.
Kurdo që ndokush më ka fyer mua, unë jam përpjekur të ngre shpirtin tim aq lart sa që fyerja të mos e arrijë atë.
Një shtet qeveriset më mirë kur ka pak ligje, dhe ato ligje janë të mbikqyrura rreptësisht.
Unë mendoj; prandaj unë jam.
Nuk mjafton të kesh një mendje të mirë; duhet ta përdorësh mirë atë.
Sa herë që dikush më fyen mua, unë përpiqem ta ngre shpirtin tim aq lart sa që fyerjet nuk mund ta arrijnë atë.
Ndani çdo vështirësi në aq pjesë sa është e mundur dhe e nevojshme për ta zgjidhur atë.
Për të përmirësuar mendjen, ne duhet të mësojmë më pak sesa të sodisim.
Numrat perfektë si njerëzit perfektë janë shumë të rrallë.
Asgjë nuk është e shpërndarë në mënyrë më të drejtë se arsyeja e shëndoshë: askush nuk mendon se ka nevojë për më shumë se sa ka.
Nuk ka asgjë kaq të çuditshme dhe kaq të pabesueshme që të mos jetë thënë nga një filozof apo një tjetër.
Leximi i të gjithë librave të mirë është si një bisedë me mendjet më të mira të shekujve të kaluar.
Përveç mendimeve tona, nuk ka asgjë absolutisht në pushtetin tonë.
Një optimist mund të shohë një dritë aty ku nuk ka, por pse pesimisti duhet të vrapojë gjithmonë për ta shuar atë?
Dy veprimet e të kuptuarit tonë, intuita dhe deduksioni, vetëm mbi të cilat kemi thënë se duhet të mbështetemi në përvetësimin e njohurive.
Është e kujdesshme të mos kemi kurrë besim të plotë te ai me të cilin jemi mashtruar qoftë edhe një herë.
Parimi i parë ishte të mos pranoja kurrë një gjë si të vërtetë derisa ta dija si të tillë pa asnjë dyshim të vetëm.
Kur nuk është në fuqinë tonë të ndjekim atë që është e vërtetë, ne duhet të ndjekim atë që ka më shumë gjasa të jetë e vërtetë.
Shpresoj që pasardhësit do të më gjykojnë me dashamirësi, jo vetëm për gjërat që kam shpjeguar, por edhe për ato që i kam lënë qëllimisht për t’ua lënë të tjerëve kënaqësinë e zbulimit.
Mendjet më të mëdha janë të afta për veset më të mëdha si dhe për virtytet më të mëdha.
Nëse do të ishe një kërkues i vërtetë i së vërtetës, është e nevojshme që të paktën një herë në jetën tënde të dyshosh, sa të jetë e mundur, për të gjitha gjërat.
Çdo problem që zgjidhja bëhej rregull, i cili më pas shërbente për zgjidhjen e problemeve të tjera.
Unë me të vërtetë habitem kur mendoj se sa e dobët është mendja ime dhe sa e prirur për gabime.
Mendja e shëndoshë është gjëja më e përhapur në botë, sepse secili mendon se është aq i pajisur me të, saqë edhe ata që janë më të vështirë për t’u kënaqur në të gjitha çështjet e tjera, nuk e kanë zakon të dëshirojnë më shumë seç kanë tashmë.
Shqisat mashtrojnë herë pas here dhe është e kujdesshme të mos u besojmë kurrë plotësisht atyre që na kanë mashtruar qoftë edhe një herë.
Gjithçka është e vetëkuptueshme.
Gëzimi iluziv shpesh vlen më shumë se pikëllimi i vërtetë.
Të udhëtosh është pothuajse si të flasësh me ata të shekujve të tjerë./Elida Buçpapaj
Komentet