VOAL – Ne jemi një vend i komuniteteve… një diversitet brilant i përhapur si yjet, si një mijë pika të ndritshme yjesh në një qiell të gjerë dhe paqësor.
– Amerika nuk është kurrë vetvetja nëse nuk është e angazhuar në parim të lartë moral. Ne si popull kemi një qëllim të tillë sot. Ky qëllim është ta bëjmë më të mirë fytyrën e vendit dhe më njerëzore fytyrën e botës.
-Ne nuk duam një Amerikë të mbyllur ndaj botës. Ne duam një botë të hapur ndaj Amerikës.
-Ne e dimë çfarë funksionon. Liria funksionon. Ne e dimë çfarë është e duhura. Liria është e duhura.
-Një fllad i ri po fryn, dhe një botë e këndellur prej tij duket se po rilind, sepse në zemrën e njeriut koha e diktatorit ka marrë fund. Epoka totalitare po mbaron, idetë e saj të vjetra po shkunden si gjethet nga një lis i vjetër, i pajetë.
-Unë u betova kur u bëra President të mos flas për punën më të vështirë në botë dhe nuk e mbajta betimin.
-Unë kam opinionet e mia. Opinione të fuqishme. Por nganjëherë nuk pajtohem me opinionet e mia.
-Do të vijë dita – dhe nuk është e largët – kur trashëgimia e Linkolnit do të përmbushet më në fund në 1600 Pennsylvania Avenue kur një burrë ose grua me ngjyrë do të jetë në Zyrën Ovale. Kur ajo ditë do të vijë, gjëja më e shënuar e saj do të jetë se sa natyrshëm kjo do të ndodhë.
-Një nga gjërat e mira për mënyrën si përfundoi Lufta e Gjirit e vitit 1991 është se ne pamë veteranët e Luftës në Vietnam të marshojnë me veteranët e Luftës së Gjirit.
-Si nënpresident për tetë vite, unë mësova më shumë nga Ronald Reagan se nga të gjithë të tjerët në gjithë jetën time publike.
-Zoti ynë është Zot që fal.
-Është shumë më keq të lexosh kritika për djalin tënd se për veten.
-Debatet, unë i urrej.
-Ne mund të ndërtojmë një paqe afatgjatë dhe t’i shndërrojmë marrëdhëniet Lindje-Perëndim në një bashkëpunim të qëndrueshëm.
-Lexojini buzët e mia: jo më taksa.
-Pleqëria është e mirë, më e mirë se alternativa e saj, e cila është të mos jemi në këtë botë.
Komentet