VOAL – Dhe e mbaj mend duke shkuar në studion e regjistrimeve e atje ishte një park përgjatë rrugës, i shikoja fëmijët tek luan dhe unë qaja, sepse ndihesha i trishtuar ngaqë mua, në vend që të luaja si të gjithë fëmijët, më duhej të punoja.
Unë mendoj që çdo fëmijë yll vuan gjatë fëmijërisë ngaqë nuk është më fëmija i hijshëm që ishte. Ai dëshiron të rritet, ndërsa ata duan ta mbajnë atë të vogël përgjithmonë.
Doja të kisha një vend ku të krijoja çdo gjë të cilën nuk e kisha pasur kur kisha qenë fëmiijë. Kështu që ju këtu shikoni mjete të shpejta udhëtimi. Ju shihni kafshë. Edhe një kinema.
Prindërit kanë pushtet mbi fëmijët. Këta e ndjejnë se duhet të bëjnë gjithçka që prindërit iu thonë. Por dashuria për paratë është rrënja e të gjitha këqijave. Dhe kështu një fëmijë i ëmbël shndërrohen në diçka tjetër, që nuk është vetja. Nuk është ai.
Përpara se të lëndoja një fëmijë, do t’i prisja duart e mia.
Fëmijët më tregojnë mua në buzëqeshjet e tyre të plotfuqishme hyjninë tek secili prej tyre. Kjo mirësi e thjeshtë ndriçon nga zemrat e tyre dhe kërkon vetëm dashuri.
Elizabeth Taylor është e hatashme, e bukur, edhe sot e kësaj dite, unë dalldisem pas saj.
Kushdo që më njeh mua do të njohë të vërtetën, e cila është se fëmijët e mi janë mbi gjithçka në jetën time dhe se unë kurrë nuk mund të lëndoj ndonjë fëmijë.
Gjithçka që unë dua është prapa atyre dyerve. Ne kemi elefantë, xhirafa, krokodilë dhe të gjitha llojet e luanë e tigrave. Dhe kemi gjithfarë dëfrimesh për fëmijët. Këtu vijnë fëmijë të trishtë dhe gjejnë gëzim.
Unë kam një çrregullim të lëkurën që e shkatërron pigmentin e lëkurës sime, është diçka që nuk kam çfarë t’i bëj, kuptuar?
Do të kisha dashur ta kuptoja tim atë.
E dua famijen time pa masë. Do të kisha dashur të takohesha me njerëzit e familjes sime më shesh. Por ne i kuptojmë gjërat, sepse jemi një familje e industrisë së artit dhe të gjithëve na duhet të punojmë.
Mbaj mend dikur se po bëheshim gati të shkonim në Afrikën e Jugut dhe kishim paketuar gjithçka e vënë në një makinë të gatshme për nisje. Dhe unë u fsheha e fillova të qaj, sepse vërtetë nuk doja të shkonim, doja të luaja. Nuk doja të shkonim.
Unë isha një veteran, para se të isha një adoleshent.
Dua të them edhe një herë se unë nuk mund të lëndoj dhe nuk do ta lëndoj kurrë ndonjë fëmijë. Mua më vjen shumë rëndë që për mua kanë shkruar gjëra të pavërteta.
Unë jam një zezak amerikan, jam krenar për racën time. Jam krenar për kush unë jam. Unë kam shumë krenari dhe dinjitet.
Jam i lumtur që jetoj, jam i lumtur që jam kush jam.
Jam si të gjithë të tjerët, po të më presësh më del gjak. Dhe sikletosem lehtësisht.
Unë nuk jam kurrë i kënaqur me ndonjë gjë, unë jam një prefeksionist, kjo është pjesë e kujt jam unë.
Unë kam ndihmuar shumë e shumë fëmijë, me mijëra fëmijë, fëmijë me kancer, fëmijë me leucemi.
Nëse ti vjen në këtë botë duke e ditur se të duan dhe ik nga kjo botë duke ditur të njëjtën gjë, atëherë gjithçka që ndodh midis këtyre skajeve gjen pajtim.
Është krejtësisht rrenë, si vallë blejnë njerëzit gazeta të tilla? Nuk kam ardhur këtu për ta thënë të vërtetën, por për të thënë: Mos e gjykoni një njeri, nëse nuk keni folur me të sy për sy. Unë nuk dua t’ia di për këtë histori. Nuk e gjykoj, sepse është gënjeshtër.
Një gjë nuk mund të jetë thashethem vetëm pse është publikuar.
Le të ëndërrojmë për të nesërmen ku ne mund të gjejmë një dashuri të vërtetë të buruar nga shpirti, dhe ta njohim dashurinë se të vërtetën përfundimtare në zemrën e të gjitha krijesave.
Unë dhe Xhenet vërtet jemi dy njerëz të ndryshëm.
Nëna ime është e mrekullueshme. Për mua ajo është prefeksion.
Njerëzit shkruajnë gjëra negative, sepse mendojnë se ashtu mund t’i shesin. Lajmin e mirë ata nuk e shesin dot.
Ju lutem ki mendjen esell dhe më ler të jem i qetë në gjykatë.
The Bee Gees janë brilantë, unë e adhuroj muzikën e madhe.
Shkollimi më i madh në botë është t’i vështrosh mjeshtrat duke punuar.
Kuptimi i jetës është në çdo shprehje të vetme të jetës. Është e pranishme në pafundësinë e formave dhe fenomeneve që ekzistojnë në të gjitha krijesat.
Ka kohë kur e kaloja mrekullueshëm me vëllezërit e mi, kur bënim lojëra të ndryshme, por kryesisht isha i vetmuar dhe qaja.
Ata u përpoqën gjithmonë të më bëjnë të vogël dhe të mos ma lejojnë asnjë ndjenjë krenarie. Por unë shkova kundër gjithë sistemit të tyre. Dhe në fund doja që publiku ta dinte se gjithçka shkon mirë, edhe pse unë isha i plagosur.
Mua më ka pëlqyer gjithmone Brooke Shileds, kur isha më i ri isha me Diana Ross, vëllezërit e mi qëndruan me të shumë vite dhe kurrë nuk thashë, por gjithnjë u grinda për të.
Unë nuk bëra gjëra që bënin fëmijët, nuk kisha miq, nuk kisha lojëra e argëtime. Asnjërën nga këto nuk e pata. Të vetmi miq që kisha, ishin vëllezërit e mi.
Nuk pata fëmijëri, nuk bëra shkollë. Shkoja e regjistroja në studio me orë dhe orë derisa vinte koha të flija.
Kur shoh fëmijë, unë shoh fytyrën e Zotit. Prandaj i dua aq shumë. Prandaj rri me ata.
Nëse të gjithë njerëzit në Hollywood, të cilët kanë bërë kirugji plastike, do të shkonin me pushime, nuk do të mbetej njeri i gjallë në qytet./Elida Buçpapaj
Komentet