VOAL – Të gjithë ata që i thërrasin Zotit në besim të plotë, nga thelbi i zemrës, patjetër që do të dëgjohen, dhe do të marrin atë çfarë kanë kërkuar dhe dëshiruar.
Ata që duan ta gjejnë Krishtin, duhet më parë ta gjejnë kishën. Si mund ta dijë dikush se ku është Krishti dhe çfarë është besimi nëse ai nuk i njeh kush janë besimtarët e tij?
Ji mëkator dhe mëkato fort, por më fort ki besim dhe kënaqësi në Krishtin.
Kënaqu, pra qenush i vogël, sepse edhe ti në Ringjallje do të kesh një bisht të vogël të florinjtë.
Muzika e bukur është arti i profetëve që mund të qetësojë travajet e shpirtit; është një nga dhuratat më të mrekullueshme dhe zbavitëse që Zoti na e ka falë ne.
Vetëm gjaku i lëviz rrotat e historisë.
Edhe sikur ta dija se nesër bota do të bëhet copë e thërrime, unë prapë do të mbillja mollën time.
Secili njeri duhet t’i bëjë dy gjëra vetëm; ai duhet të besojë vetëm dhe të vdesë vetëm.
Gjithçka që është bërë në botë, është bërë nga shpresa.
Besimi është një mirëbesim i gjallë, i guximshëm në hirësinë e Zotit, kaq e sigurtë dhe e qartë sa njeriu ta japë jetën e tij një mijë herë.
Besimi është leja jonë që t’iu përkasim gjërave që nuk i shikojmë.
Besimi duhet të shkelë me këmbë krejt arsyen, ndijën dhe kuptimin.
Së pari unë tund krejt pemën e mollës, që mollët më të pjekura të bien. Pastaj unë ngjitem në pemë dhe tundi çdo degë, pastaj çdo rrem, pastaj çdo lastar, pastaj kqyr nën çdo gjethe.
Për shkak të natyrës së vërtetë të gjërave, ne me të drejtë mendojmë se çdo pemë e gjelbër është shumë më e lavdishme se po ta bënim atë prej ari dhe argjendi.
Atje ku Zoti ndërton një kishë, atje edhe Qoftë largu do të përpiqet të ndüertojë një kishëz.
Falja është urdhër i Zotit.
Zoti e shkroi Uratën jo vetëm në Bibël, por edhe në pemët, dhe në lulet dhe në retë dhe në yjet.
Ngaqë nuk mund të lutem vetëm me gojë; më ndihmo që të lutem nga thellësitë e zemrës.
Kam frikë se shkollat do t’i hapin dyert e vërteta të ferrit, nëse nuk do t’i shpjegojnë me zgjuarsi Shkrimet e Shenjta dhe t’i gdhendin ato në zemrën e të riut.
Unë kam më shumë frikë nga zemra ime se nga papa dhe të gjithë kardinalët e tij. Unë kam brenda vetes një papë të madh, Veten.
Unë nuk dua dhe nuk do të mohoj asgjë, sepse të shkosh kundër ndërgjegjës nuk është e drejtë as e shëndetëshme. Këtu qëndroj unë, nuk mund të bëjë asgjë, prandaj më ndihmo Zot. Amen.
Unë kam mbajtur shumë gjëra në duart e mia, dhe i kam humbur ato të gjitha; por çdo gjë që e kam lënë në duart e Zotit, atë e kam edhe sot nën pronësinë time.
Unë ia kam më shumë frikën asaj që është brenda meje se asaj që vjen nga jashtë meje.
Unë nuk do të jem kurrë heretik; unë mund të gaboj në mendimet e mia, por unë nuk dua të vendos për asgjë përfundimisht; nga ana tjetër, unë nuk jam i varur nga opinionet e njerëzve.
Nëse ka besim, besimtari nuk mund të pengohet. Ai e tradhton veten. Ai thyhet. Ai rrëfehet dhe ua mëson uratën e tij njerëzve që janë vetë në rrezik jete.
Mua nuk më lejohet ta përqesh qiellin, unë nuk dua të shkoj atje.
Nëse kur je i ri je i zgjuar, e keqja nuk të bën dot asgjë, por ngaqë nukje i zgjuar, atëherë
ke ndihmën e pleqve.
Drejtësia është një gjë e përkohshme e cila tek e fundit duhet të ketë një mbarim; por ndërgjegja është e përjetëshme dhe nuk do të vdesë kurrë.
Gruaja duhet ta bëjë burrin të kënaqur që të vijë në shtëpi, dhe ai ta bëjë gruan t’i vijë keq që ai po del nga shtëpia.
Zemra ime, e cila është plot deri në tepërim, shpesh është dëfryer dhe freskuar nga muzika, kur ka qenë e sikletosur dhe e dërmuar.
Përveç Fjalës së Zotit, arti fisnik i muzikës është thesari më i madh në botë.
Asgjë e mirë nuk vjen kurrë nga dhuna.
Zoti ynë e ka shkruar premtimin e ringjalljes, jo vetëm në librat, por edhe në çdo gjeth të stinës së pranverës.
Paqen nëse është e mundshme, të vërtetën me çdo kusht.
Paqja është më e rëndësishme se të gjitha drejtësitë; dhe paqja nuk është bërë për hir të drejtësisë, por për hir të paqes.
Njerëzit fillimisht mund të kenë parime të drejta, dhe pastaj ata nuk do të mungojnë së kryeri veprime virtuoze.
Lutu, dhe lerja Zotit të tjerat.
Lutja është një mur i madh dhe fortesë e kishës; është një armë Krishtere e pagabueshme.
Arsyeja është një e përdalë, armiku më i madh që ka besimi.
Arsyeja është armike e fesë.
Bibla është djepi ku është shtrirë Krishti.
Sa më të pakta fjalët, aq më e mirë lutja.
Njeriu që ka vullnetin t’ia dalë çdo pune, mund të fitojë çdo të mirë.
Riprodhimi i njerëzimit është një mrekulli e madhe dhe një mister i madh. Nëse Zoti do të më kishte pyetur mua për këtë gjë, unë do ta kisha këshilluar atë të vazhdonte t’i vazhdonte breznitë e llojeve duke i krijuar nga balta.
Nuk ka marrëdhënie, bashkim apo shoqëri më të mirë, miqësor dhe magjepsës se martesa e mirë.
Lufta është murtaja më e madhe që mund ta rrënojë njerëzimin, ajo shkatërron fenë, shkatërron shtetet, shkatërron familjet. Gjithçka tjetër është më e pranueshme se ajo.
Kur jam i uritur unë mund të lutem mirë dhe të predikoj mirë.
Kur shkollat lulëzojnë, gjithçka lulëzon.
Ti nuk je përgjegjës vetëm për atë që e thua, por gjithashtu edhe për atë që nuk e thua./Elida Buçpapaj
Komentet