VOAL – Të jesh i fuqishëm është si të jesh grua. Nëse të duhet ta tregosh se je, atëherë nuk je.
Nuk kam qënë me fat. E kam merituar gjithçka.
Ta disiplinosh veten për të bërë atë që ti e di se është e drejtë dhe e rëndësishme, edhe pse e vështirë, është rruga e lehtë e krenarisë, vetërespektit dhe kënaqësi personale.
Unë gjithmonë mbushem me gëzim jashtëzakonisht në qoftë se një sulm është veçanërisht lëndues, sepse unë mendoj, mirë, në qoftë se ata sulmojnë dikë personalisht, kjo do të thotë se nuk kanë asnjë një argument të vetëm politik kundër tij.
Nëse ju thjesht doni të jeni i pëlqyer, ju duhet të jeni i përgatitur për kompromis në çdo gjë, në çdo kohë, dhe nuk do të arrini asgjë.
Nëse ju doni të thoni diçka, pyetni një burrë, në qoftë se doni të bëni diçka, pyetni një grua.
Unë jam jashtëzakonisht e durueshme, me kusht që të arrij qëllimin tim në fund.
Çdo grua që i kupton problemet e drejtimit të një shtëpie do të jetë më e mundshme për të kuptuar problemet e drejtimit të një vendi.
Mua më duket se konsensusi është procesi i braktisjes së të gjitha besimeve, parimeve, vlerave dhe politikave. Pra, kjo është diçka në të cilën askush nuk beson dhe për të cilat askush nuk kundërshton.
Vendet demokratike duhet të përpiqen të gjejnë mënyra për të refuzuar terroristin dhe rrëmbyesin e oksigjenit të publicitetit nga të cilët ata varen.
Unë nuk di dikë që ka dalë në krye pa punë e vështirësi. Kjo është recetë.
Europa u krijua nga historia. Amerika është krijuar nga filozofia.
Të kurosh sëmundjen britanike me socializëm është si të përpiqesh ta shërosh leuçeminë me shushunja.
Të vësh zemrën në mëngën tënde, nuk është një plan shumë të mirë; duhet ta lësh atë brenda, ku funksionon mirë.
Nuk mund të ketë liri pa liri ekonomike.
Zakonisht e krijoj mendimin tim për një burrë në dhjetë sekonda, dhe shumë rrallë e ndryshoj atë.
Unë dua argument, unë dua debat. Unë nuk pres askënd vetëm të ulet atje dhe të bjerë dakord me mua, kjo nuk është puna e tyre.
Nuk është krijimi i pasurisë diçka e gabuar, por është e gabuar dashuria e parave për hir të saj.
Ju duhet ta bëni shumë herë një betejë, për ta fituar atë një herë.
Unë thjesht i detyrohem në pothuajse çdo gjë ndaj atit tim dhe kjo është tejet interesante për mua se gjërat që kam mësuar në një qytet të vogël, në një shtëpi shumë modeste, janë bash gjërat të cilat unë besoj se i kanë fituar zgjedhjet.
Më duket se po nuhasim në ajër erën e keqe të paqësimit.
Unë kam fituar aftësinë e gruas që ngulet në një punë dhe merret më me të kur të gjithë të tjerët e kanë braktisur atë punë.
Një botë pa armë bërthamore do të jetë më pak e qëndrueshme dhe më e rrezikshme për të gjithë ne.
Unë jam në politikë për shkak të konfliktit midis të mirës dhe të keqes, dhe unë besoj se në fund triumfon vullneti i mirë.
Shoqëria nuk ekziston: ka burra, gra, individë, dhe ka familje.
Votat nuk bien nga drurët si kumbulla të pjekura. Ato duhen fituar.
Në politikë, nëse do një të thënë kërkoja një burri, nëse do një të bërë, kërkoja një gruaje.
Të qëndrosh në mes të rrugës është shumë e rrezikshme, ju do të shkeleni prej trafikut nga të dyja anët.
Paratë nuk vijnë nga qielli. Ato kanë për t’u fituar këtu në tokë.
Unë e kundërshtoj socializmin në Britaninë e Madhe, sepse të varfërit i varfëron edhe më tepër.
Ia vlen ta njohësh armikun – edhe për shkak se një kohë ju do të keni mundësi për ta kthyer atë në mik.
Sigurisht është e njëjta histori e vjetër. E vërteta zakonisht është e njëjta histori e vjetër.
Planifikoni punën tuaj për sot dhe çdo ditë, pastaj punoni në planin tuaj.
Të jesh kryeministër është një punë e vetmuar … ju nuk mund të udhëhiqeni nga turma.
Ju nuk thoni gënjeshtra të qëllimshme, por ndonjëherë ju duhet të jeni i paqartë.
Nëse ju doni të preni fytin tuaj, mos më vini mua fashë.
Askush nuk do të mbahej mend si Samaritan i mirë nëse do të kishte vetëm qëllime të mira; ai do të kishte edhe të holla.
Gjeli edhe mund të këndojë, por është pula ajo që bën vezë.
Një nga gjërat që politika më ka mësuar mua është se burrat nuk janë të një seksi të arsyetuar apo të arsyeshëm.
Nëse kritikët e mi më shohin duke ecur mbi Tamiz ata do të thonë se kjo ndodhi për shkak se unë nuk mund të notoj.
Ajo për çfarë ka nevojë Britania është një grua e hekurt. Kjo grua nuk duhet refuzuar.
Asgjë nuk është më kokëfortë se një konsensus në modë.
Unë nuk dua t’ia di sa flasin ministrat e mi, për aq kohë sa ata e bëjnë atë që unë them.
Nëse ju udhëhiqni një vend si Britania, një vend i fortë, shtet i cili ka udhëhequr çështjet botërore në kohë të mira dhe të këqija, një vend që është gjithmonë i besueshëm, atëherë duhet të keni diçka prej hekuri në ju.
Njerëzit mendojnë se në krye të vendit nuk ka shumë hapësirë. Ata priren ta mendojnë atë si një Everest. Mesazhi im është se ka hapësirë pa fund në krye të vendit.
Një njeri mund ta ngjitë Everestin për veten e tij, por në majë do të ngulë flamurin e vendit prej nga është.
Ka ende njerëz në partinë time që besojnë në politikë konsensusi. Unë konsideroj ata kuislingë, tradhtarë … Pikërisht kështu.
Ne nuk duhet të kërkojë që mediat të bien dakord mes tyre për një kod vullnetar të sjelljes, sipas të cilës ata nuk do të thonë ose të tregojnë çdo gjë që mund të ndihmojë moralin e terroristëve apo kauzën e tyre, ndërsa rrëmbimi zgjat.
Beteja për të drejtat e grave është fituar në masë të madhe. Më pëlqen Zoti Gorbaçov, ne mund të bëjmë biznes së bashku. „Unë jam aleate e SHBA. Ne besojmë tek të njëjtat gjëra, ne besojmë me pasion për të njëjta beteja idesh dhe ne do t’i mbrojmë idetë tona deri në fund. Asnjëherë mos u përpiq të më ndash prej tyre”.
Është një botë e vjetër qesharake.
Asnjë grua në kohën time nuk do të jetë kryeministre apo kancelare ose sekretare e jashtme – jo në postet kryesore. Gjithsesi, unë nuk do të doja që të isha kryeministre; ju duhet të jepni 100 për qind të vetvetes.
Humbje, nuk e njoh kuptimin e kësaj fjale.
Ti dhe unë vijmë nëpër rrugë ose hekurudhë, por ekonomistët udhëtojnë nëpër infrastrukturë.ELIDA BUÇPAPAJ
Komentet