VOAL – Miku është një vetvete e dytë.
Një shtëpi pa libra është një trup pa shpirt.
Njeriu guximtar është plot gjithashtu plot besim.
Aftësia pa nder është e padobishme.
Sipas ligjit të natyrës është e ndershme vetëm nëse askush nuk pasurohet nëpërmjet dëmeve dhe lëndimeve që i vuan dikush tjetër.
Këshillat në pleqëri janë marrëzi; e çka mund të jetë më absurde se të bëjmë parashikimet tona për rrugën që na ka mbetur pranë mbarimit të udhëtimit tonë.
Dhimbja është e rëndë ose e lehtë, nëse është e lehtë, durohet me kollaj; nëse është e rëndë, pa dyshim do të jetë e shkurtër.
Një paqe e padrejtë është më e mirë se një luftë e padrejtë.
Çdo njeri mund të gabojë, por vetëm një idiot këmbëngul në gabimin e tij.
Ashtu si zjarri i hedhur në ujë shuhet dhe mbaron, ashtu edhe akuza e rreme kur bëhet kundër një karakteri të dlirë dhe të shenjtë, avullon dhe zhduket menjëherë…
Ashtu si miratoj një të ri që ka diçka në vete nga një plak, nuk jam më pak i kënaqur me një plak që ka në vete diçka prej të riu. Ai që ndjek këtë rregull do të jetë plak në trup, por kurrë në mendje.
Të folurit shkurt është magjia e vërtetë e elokuencës. Kjo vlen si për seantorin, ashtu edhe për oratorin.
Vdekja nuk është natyrale për një shtet si për njeriun, vdekja e të cilit është jo vetëm e nevojshme, por shpesh madje edhe dëshmirueshme.
Edhe nëse nuk ke asgjë për të shkruar, thuaj dhe shkruaj se nuk ke asgjë për të shkruar.
Frika nuk është një mësues afatgjatë e detyrës.
Loti i dhimbjes thahet shpejt, sidomos kur derdhet për fatkeqësitë e të tjerëve.
Sa e sa gjëra të cilat nuk do t’i bënim kurrë për hir të vetvetes, i bëjmë për hir të miqve tanë.
Liria është pushteti natyral i njeriut për të bërë çfarë i pëlqen, për aq sa kohë ai nuk ndalet prej forcës së ligjit.
Liria është një pronë me një vlerë të pamasë.
Miqësia e përkryen lumturinë dhe e zbeh mjerimin, nëpërmjet dyfishimit të gëzimit tonë dhe ndarjes përgjysmë të dhimbjes sonë.
Lavdia e ndjek pas virtutin sikur të ish hija e tij.
Mirënjohja nuk është vetëm virtuti më i madh, por prind i të gjithë të tjerëve.
I madh është admirimi ynë për oratorin që flet me rrjedhshmëri dhe me gjykim.
Është e madhe forca e zakonit. Ajo na mëson të përballojmë vuajtjen dhe të zbutim plagët dhe dhimbjet.
Hatërmbetjes së pashpallur dhe të papajtuar duhet t’ia kesh frikën më shumë se asaj të deklaruar haptas.
Nuk më duket i lirë ai njeri që nganjëherë nuk bën asgjë.
Mund të realizojë pasionin ai që nuk e përdor arsyen.
Nderi është shpërblim i virtutit.
Ju them se aftësia e të arsyetuarit pa qenë i shkolluar shpesh e ka çuar njeriun te lavdia dhe virtuti se shkollimi pa aftësitë natyrale.
Nuk më vjen turp të tregoj se jam injorant për gjërat që nuk i di.
Unë kritikoj duke krijuar – jo duke gjetur gabime.
Unë kurrë nuk admiroj fatin e dikujt tjetër aq shumë sa të bëhem i pakënaqur me fatin tim.
Kurrë nuk kam dëgjuar për pleq që harrojnë ku i kanë fshehur paratë! Pleqtë mbajnë mend çfarë iu intereson atyre: datat e seancave gjyqësore dhe emrat e borxhlinjve e të huadhënësve të tyre.
Parapëlqej më mirë mbajtjen e gjuhës në gojë se llafazanërinë injorante.
Nëse gaboj në besimin se shpirtërat e njërzeve janë të pavdekshëm, unë gaboj me qejf, dhe nuk e dua atë gabim që më jep kënaqësinë e të larguarit prej vetes teksa jetoj.
Nëse nuk kem tupr ta mendojmë një gjë, nuk duhet të kemi turp ta themi atë.
Nëse ke një kopsht dhe një bibliotekë, ke gjithçka që të duhet.
Nëse nuk ke besim te vetja, je dyfish i mundur në garën e jetës. Me besim në vete e ke fituar garën para se ta fillosh.
Në një mendje të çrregulluar, si në një trup të çrregulluar, shëndeti nuk gjen vend.
Gjersa mendja është më fortë se trupi, edhe sëmundjet e mendjes janë në të rënda se sëmundjet e trupit.
Në kohën e luftës ligjet heshtin.
Gjërat e mëdha arrihen jo me muskuj, shpejtësi apo shkathtësi, por mendjen e thellë, forcën e karakterit dhe gjykimin.
Është cilësi e e posaçme e budallait t’i kapi gabimet e të tjerëve dhe t’i harrojë gabimet e veta.
Është e falshme të mos pranosh t’i mbrosh disa njerëz, por t’i mbrosh në mënyrë neglizhente është vetëm kriminale.
Tregon fisnikëri të jesh i prirur të shtosh borxhin ndaj një njeriu të cilit tashmë i detyroheni shumë.
Ashtu si shpirti e mbush trupin, ashtu Zoti mbush botën. Ashtu si shpirti e mban truoin, ashtu Zoti e mban botën. Ashtu si shpirti sheh dhe nuk shihet, ashtu Zoti sheh dhe nuk shihet. Ashtu si shpirti ushqen trupin, ashtu Zoti e mëkon botën.
Drejtësi do të thotë të mos i lëndosh njerëzit; mirësjellje do të thotë të mos i fyesh ata.
Drejtësia është mjeti dhe qëllimi konstan që ia jep çdo njeriu e drejta e tij.
Dija është ndaras drejtësisë, mund të quhet poshtërsi më shumë se mençuri.
Le të mos i dëgjojmë ata që mendojnë se duhet të jenë të zemëruar me armiqtë tanë, dhe atyre që besojnë se janë të mrekullueshëm dhe burrërorë. Nuk ka asgjë më të çmuar, nuk ka asgjë që e dëshmon madhështinë e fisnikërinë e shpirtit sa mësira dhe gatishmëria për të falur.
Liria është fuqia e të bërit atë që e lejon ligji.
Dashuria është orvajtja për të formuar një miqësi të frymëzuar nga bukuria.
Kujtesa është thesari dhe rojtari i të gjitha gjërave.
Më shumë ligje, më pak drejtësi.
Mos e tepëro kurrë, por maturia të bëhet udhërrëfyesi yt.
Kurrë mos e lëndo mikun tënd, madje as me të qeshur.
Pa Zoti nuk jemi asgjë. Me Zotin jemi Gjithçka.
Askush nuk mund t’ju këshilla më të mira se vetja.
Askush nuk mund të jetë i madh pa frymëzim hyjnor.
Nuk ka ekzistuar kurrë poet apo orator që të ketë besuar se ka më të mirë se vetja e tyre.
Jo bashkëjetesa por mirëkuptimi e përbën martesën.
Nuk ka gjë më finsike dhe më të admirueshme se besnikëria. Besnikëria e plotë dhe e vërtetë janë shkëlqimet më të shenjta dhe stoli të mendjes njerëzore.
Pleqëria është kurora e jetës, akti i fundit i dramës sonë.
Dikush shesh Supershpirtin duke shoqëruar shpirtin vetja në të gjithë trupat dhe ai që e kupton se as shpirti, as supershpirti nuk janë shkatërruar kurrë, ai në të vërtetë shikon.
Oratorët janë më të rrëmbyer kur çështja e tyre është e dobët.
Paqja është liri në qetësi.
Heshtja është një nga artet më të mëdhenj të bisedës.
Aq pranë është rrena me të vërtetën sa një njeri i zgjuar nuk duhet t’i besoj vetes me lehtësi.
Rrena nuk është gjë tjetër veçse imitim i së vërtetës.
Sytë sikurse zilet zënë pjesën më të lartë të trupit./Elida BUÇPAPAJ
Komentet