VOAL – Procesi i të mësuarit vazhdon deri në ditën që ti vdes.
Unë mendoj se isha një djalë i keq… Po, po, unë pata shumë femra në jetën time.
Unë erdha nga një varfëri e skajshme, nuk kishte mundësi tjetër veç ngjitjes.
Kur më duhet të flas në publik, unë ndihem i tmerruar.
Dashuria është më e thellë kur ti moshohesh.
Kur ti bëhesh yll, mos ndrysho; janë të gjithë të tjerët ata që ndryshojnë.
Fama ka të bëjë me fatin aq sa me talentin, ndoshta më shumë ka të bëjë me fatin.
Frika është një gjë e tmerrëshme, ajo të detyron ty të bësh gjëra të përbindshme.
Duhet të kesh një filozofi tënden për t’u përballur me kundërshtimin.
Unë kurrë nuk kisha dashur të bëhem aktor. Mendoja se nuk jam një tip aq i bukur sa për të luajtur në filma.
Unë nuk kam nevojë që një kritik të më thotë mua se jam aktor. Unë kam rrugën time. Askush nuk është bosi im. Askush nuk ka qenë ndonjëherë bosi im.
Kam studiuar religjon dhe mendoj se ka pushtet. Ne nuk e kuptojmë atë.
E studiova hebraizmin shumë. E kam studiuar religjionin në përgjithësi dhe kurrë nuk ua kam imponuar fëmijëve të mi hebraizmin. Ata janë çfarë duan të jenë. Unë mendoj se… njeriu duhet të kujdeset për të tjerët. Ky është religjioni i duhur, mendoj unë.
Nëse dikush nuk ka bërë asnjë mëkat në jetën time, unë nuk kam dëshirë të bisedoj me të. Unë mendoj se mëkatarët janë më interesantë.
Pesëmbëdhjetë vjet më parë pësova një damblla dhe e humba të folurit. Po si mund të jesh aktor, nëse nuk flet? Të presësh ndonjë film, ku personazhi nuk flet? Unë punoj me një terapist të të folurit dy herë në javë./Elida Buçpapaj
Komentet